Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshje 750 mijë dollarë me kompaninë amerikane për mbikëqyrjen detare

27 Shkurt 2020, 20:27Kronika TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontrate me kompaninë amerikane Lockheed Martin për pajisjen me Sistemin e Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare.

Marrëveshja është nënëshkruar në ambasadën amerikane dhe kap shumën prej 750 mijë dollarësh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada amerikane nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). 

Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij”, shkruan Ambasada.

3 komente në “Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshje 750 mijë dollarë me kompaninë amerikane për mbikëqyrjen detare”

  1. Kuq e zi says:

    Per forcat ajrore sistem i integruar me ate civil pastaj u pa sesi uleshin dallendyshet ne divjake
    Tani sistem i integruar me floten detare te tregtise
    Nje pajisje puro ushtarake do bleni apo po kurseni per fushate

  2. F.B says:

    Nuk thuhet ” Hapesira Detare” por “Ujrat Territoriale”

  3. Vari Janullen! says:

    Shtet kari! I ka dale janulla i vet, cdo ane te Shqiperise te ndare ne copa. Na mjelin si delet dhe ma mbajne per hunde me nje grusht politikanesh shkerdhata qe i kane punuar njeqind te zezat ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje