FAKSIMILE/ Vijon përplasja: Berisha akuza për pallatin tek stadiumi “Dinamo” ku ka aksione dhe... Aleksandër Frangajt

27 Shkurt 2020, 17:20Kronika TEMA

Teksa Sali Berisha vijon sulmin ndaj drejtorit të përgjithshëm të Top Channol Ben Blushi, sot duket se padashur ka prekur edhe pronarin e TV Klan Aleksander Frangaj.

Pallati ku akuzohet Blushi,  Aleksandër Frangaj ka 10 % të aksioneve.

Sipas dokumentacionit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, administrator i kompanisë ndërtuese “AN-NIK”, Andon Dhima, i ka shitur në prill të vitit 2009, 10 % të pallatit, Aleksandër Frangajt, pronari i TV Klan, me vlerë 10 mijë lekë të reja.

Burime për gazetën Shqip, bëjnë me dije se Frangaj është futur si aksioner pasi i ka dalë garant ndërtuesit se nuk “do ta shqetësojnë”.

Ishte fillimi i vitit 2009 kur pallati ishte drejt përfundimit. Në atë kohë Berisha kishte krahun e tij të djathtë Frangajn, të cilit i kish dhënë miliona euro reklama me fondet e shtetit.

Nga ana tjetër Frangaj, herë vinte gjoba ndaj biznesit dhe herë dilte si garantor i pushtetit.

Në rastin e pallatit të ndërtuar nga firma AN-NIK, Frangaj ka dalë si garantor, se nuk do ta prekte askush nga institucionet e kontrollit të ndërtimit. Për këtë shërbim, Sandri i TV Klan përfiton 10 % të pallatit.

E konvertuar më sipërfaqe ndërtimi, burime të gazetës Shqip bëjnë me dije se Frangaj ka përfituar rreth 800 m2. Pra, e thënë ndryshe Berisha dhe Frangaj, i kanë vënë gjobë biznesit, përgjatë kohës që ata ishin në pushtet.

Tani lind pyetja, përse këto portale dhe Berisha nuk e përfshinë Aleksandër Frangajn si sekser të ndërtimit të këtij pallati?

Më poshtë dokumentat zyrtare:

 

4 komente në “FAKSIMILE/ Vijon përplasja: Berisha akuza për pallatin tek stadiumi “Dinamo” ku ka aksione dhe… Aleksandër Frangajt”

  1. Golemi i Kavajes says:

    Edhe pa dh…ne breke realisht, jeni të gjithë një surrat si Politka dhe Media bashkëpunojnë. U bëfshi m.. dhe j’u hëngshin qentë!

  2. Farudini says:

    Ky pallat sipas maketit nuk eshte ai qe shihet sot. U nderprene punimet per te siguruar dhe shtimin e tre kateve. Me ardhjen e Pd u arrit qe te shkelet leja e pare dhe te ligjerohet abuzimi. Le te kontrollohen dokumentet dhe mbishtresat pjella te te korruptuarve flasin vete. Blushi, Frangaj jane te ketij thesi.

  3. Maqo says:

    Ta dini sa i ka dhene dhe i jep Edvin Rama Framgajt do te beje per te vjell cdo socialist te shkrete. Prisni prisni.

  4. Tura says:

    Dy kafshe te medha brutale,te neveriteshme pa din dhe iman, qe fatkeqsisht kane ndikuar dhe ndikojne,ne shkaterimin e Shqiperise.Ti lutemi Amerikes dhe Europes,ti pastroje keto dy forungula.Skemi cbejme,se Edi Rama e Groz Ruci,nuk kane Pagure,por vetem piture dhe pordhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje