FOTOT e fundit të Nexhmije Hoxhës: Iki duke thënë të vërtetën time

27 Shkurt 2020, 11:11Kronika TEMA
FOTOT e fundit të Nexhmije Hoxhës: Iki duke thënë të

Nexhmije Hoxha pozoi në këto foto, për fotografin anglez Robert Hackman, pak kohë më parë.

Kolltuku ku është ulur në foto, ishte kolltuku ku ajo qëndronte ulur gjithë kohës në dhomën e saj dhe punonte.

Aty shkroi gjithë librat e saj, pas daljes nga burgu.

Krevati në foto, është krevati i saj, në dhomën ku jetoi për më shumë se 20 vjet pas daljes nga burgu.

Ndërsa në foton tjetër të fotografit të njohur anglez, Robert Hackman, Nexhmije Hoxha po tregon kravatat e të shoqit, Enver Hoxhës dhe kostumin e tij.

Ajo i ruante  pas vdekjes së tij, dhe pas transferimit në çdo vend ku kërkonte shtëpi, mbante rrobat dhe librat e të shoqit, njeriut të cilit i kushtoi gjithë jetën e saj.

Sot po përcillet në banesën e fundit, në muajin që lindi dhe zgjodhi të vdesë, pasi shkroi librin e fundit.

Do iki, kur të mbaroj librin“, ishte premtimi i gruas 99-vjeçare, dëshmitares së një shekulli, që me ikjen e saj, mbylli një etapë shekullore për shqiptarët.

Për të gjithë që e akuzonin se ajo nuk thoshte të vërtetën, Nexhmije Hoxha, shprehej:

Kjo është e vërteta ime. Edhe nëse nuk e besoni, mbajeni në arkiva. Një ditë do flasin historianët, jo politikanët.” (Dritare.net)

9 komente në “FOTOT e fundit të Nexhmije Hoxhës: Iki duke thënë të vërtetën time”

  1. er says:

    relike dhe mumje kriminelesh se popullit te tyre

  2. Kalec Dega says:

    Ish vejusha e diktatorit Hoxha shume reklame ne Tema!?

  3. Heroin e Popullit says:

    U prefte ne paqe!

    Lavdi jetes dhe vepres se kesaj Shqiptare te madhe, patriote, antifashiste te oreve te para, luftetare per emancipimn e popullit Shqiptar dhe sidomos per emancipimin e Gruas Shqiptare!

    U prefsh ne paqe Nexhmijen Hoxha!
    ???
    ????
    ????????

  4. Jep says:

    Te verteten e leshit, po skeni faj se beret qef se ju mbronte Sala e tosi se helbete pjedha juaj ishin

  5. MAJAKOVSKI says:

    Ju qe jeni te deshiruar per antireklame duhet te dini se pleqeria vetem i zbukuron me fisnikeri njerzit qe kontribuan ne zhvillimet shoqerore midis te cileve qendron si monument Nexhmije Hoxha Xhuglini. Njeqind vjecare dhe plote hijeshi. I perjetshem kujtimi per Nexhmijen. VFLP.

  6. andri says:

    Grua e madhe!!!

  7. Shoqja NEXHMIJE HOXHA, do te mbetet simboli Shqiperise Komuniste dhe Socialiste
    Nje grua e rralle, nje grua e Udheheqesit Tone te Dashur Enver Hoxha

    i Pavdekshem Qofte Kujtimi Saj
    Komuniste e diteve te para te themelimit te PKSH

    Heroine e Popullit

  8. Deni says:

    NEXHMIE HOXHA nje grua brilante besnike atdhetare dhe patriote e madhe , shembulli i gruas se vertet SHQIPTARE , u preft ne paqe ngushellime familjes HOXHA , te te dashurve te saj , i qoft dheu i leht , po largohet brezi patriotve te vertet.

  9. VIKTIMA says:

    Nexhmije Hoxha:Rahmet Paste..shkoni shkoni, se ne “Parajsen” e Ameshuar do tju Presin Shoqetz e tua te “Dashura”..p.sh Fiqiret Shehu….atje dhe do te “Llafoseni” per “Tradhetine e Mehmetit”….ect…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje