Si reagon organizmi ndaj motit të paqëndrueshëm

27 Shkurt 2020, 11:37Lifestyle TEMA

Moti i paqëndrueshëm ndikon në shfaqjen e probleme të ndryshme në organizëm. Sipas statistikave në botë 25-35% e popullsisë shfaqin probleme me organizmin e tyre në moment që moti është i paqendrueshëm.

“Është e nevojshme të bëhet dallimi midis njerëzve të shëndetshëm, që gjithashtu mund të preken nga një sëmundje e përgjithshme e cila vjen si pasojë e ndryshimit të motit dhe njihet si “meteoropatike”, dhe atyre që, nga ana tjetër, vuajnë nga sëmundje kronike ose sezonale, të tilla si alergji ose çrregullime të sistemit gastronomik, të cilat ndihen më shumë për shkak të ndryshimit të klimës” shpjegon Cristiano Crotti, profesor i Departamentit të Shkencave të Shëndetit të Universitetit në Milano.

Nëse personat nuk vuajnë nga ndonjë patologji, ndryshimi i menjëhershëm i klimës mund të ndikojë në rënie të imunitetit dhe dhimbje të lehta të trupit: “Sëmundje e përgjithshme, lodhje, nervozizëm i lehtë, pagjumësi, ankth dhe depresion. Përkundrazi, në ata që kanë probleme me frymëmarrjen mund të ketë një përkeqësim të simptomave të shkaktuara pikërisht nga klima” – shpjegon Cristiano Crotti./Repubblica.it/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje