Mes të arrestuarve, jo vetëm Çili: Policia prangos edhe nipin e Dash Alikos dhe drejtorin juridik të UET

28 Shkurt 2020, 09:42Kronika TEMA

Në operacionin ku u arrestua Henri Çili, kanë përfunduar në pranga edhe disa persona të tjerë.

Raportohet se një prej tyre është edhe Amarildo Aliko, nip i ish-kryekomunarit të Lazaratit dhe aktualisht kreu i PD-së së Gjirokastrës, Dash Aliko.

Atij i janë gjetur në banesë edhe armë e municione, gjatë momentit të arrestimit.

Ndërsa një tjetër i arrestuar, sipas Report TV, është edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET.

Ai shërben edhe si pedagog pranë këtij universiteti.

Bashkë me Korbin janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, të cilët kanë qenë në tavolinë me të.

Dyshohet se të arrestuarit kanë ndikuar tek gjyqtarët për lirimin e të arreatuarve të Lazaratit.

(TemA)

17 komente në “Mes të arrestuarve, jo vetëm Çili: Policia prangos edhe nipin e Dash Alikos dhe drejtorin juridik të UET”

  1. Alban says:

    Ky eshte lajm per tu vendosur ne faqe te pare! Keni lene Neritan Ceken aty me derbin. Arrestohet nje person teper publik dhe kjo kalon keshtu si pa u pare fare.

  2. Bureto says:

    E heqtë këmbën zvarrë me Frangajn etj. mogulë të Medias, të cilët duke flirtruar me segmentë të korruptuar të politikës dhe në pushtet, kanë afro 20 vjet që në vend që, nëpërmjet këtij mjeti të pazëvendësueshëm të komunikimit publik të edukojnë publikun e kanë çorientuar, lodhur dhe helmuar atë. Shenja të para se efekti i drejtësisë që presim po vjen. Vetëm se duhet synuar më lart, në majë fare.

  3. Lona says:

    BRAVO POLICIA PER TU PERSHENDETUR

  4. Ardi says:

    UET ME ÇILIN KOMANDANT ESHTE ÇERDHE E KORRUPSIONIT TE NIVELEVE TE LARTA. GERMONI DHE DO ZBULONI THAGMA TE TJERA. TANI DEMI ESHTE KAPUR NGA BRIRET. BRAVO DREJTESIA E RE QE PO TROKET…

  5. Lulzim says:

    Me 2 Mars 2020, presim arrestimin e Presidentit ne shkarkim nese del ne prodhereste per te rrezuar Maxhoranzen e PSocialiste me 75 deputete te saj , pra per te rrezuar Sovranin Popull ne Republiken Parlamentare ne Shquperi !!!!!

  6. Jo per gje... says:

    OFL-ja leter Naimit tani per pasurite perrallore? Apo s’ja mban bytha me Naimin?

  7. drino says:

    Lazarat ce pate fat…
    Tere jeten beribat..
    Baze e halabakeris..
    E Sali qeveris…
    Rrenjet i ke te thella
    Deri ne UET…
    Por derra mbetet gjithmone
    Dhe po more nje nje diplome..

  8. rrema says:

    E si krenohet Lulja me koken e krimit

  9. Veri says:

    Drejtore pseudo univeristetesh, avokate me arme e municione te lishur me Lazaratin, tamam lende e mire per romane me mafioze. Tani te tregoje ky kaçilja se ku i gjeti paret. Po Sala o popull.

  10. Ganiu says:

    Ky Cilja po shiste ndertesat qe i kishte lene babagjyshi. Mos kishte sinjale se bollekut te UET dhe lidhjeve me krimin po i zvogelohej rrethi?

  11. mona says:

    Po Sali shpellari dhe Ilir banditi jane njohur me kete lajm? Kemben zvarre Cili per keto dy kriminele te popullit shqiptar.

  12. Beni USA says:

    A e fusni dot Aleksander Frangajn, ai eshte kapobanda.

  13. Diktat says:

    Bravo z.lleshaj dhe prokurorve ! Goditeni dhe shkatêrroni mafjen mediatike sepse ështē më tinzare, mê e kamufluar, mê e rrezikshme pēr shoqërinē, demokracinë dhe vendin! Poshtē maskës sē njē gazetari, analisti, opininisti e lloj e soj tē vetgraduarish fshihet një keqbērës, mafioz politik apo ordiner ! Përçarës sē opininit, pengmarrës të fateve tē vendit, zjarrvënēs!

  14. Mendjelliu says:

    Tashti te mbaje leksionin, per rrendesine e kapjes te sapunit kur te bie ne banje , si i gojes qe eshte , se s’la studio mediash pa shitur mend ky mendjelliu !

  15. Franci says:

    Po gjygjtaret qe jane ndikuar nuk do te arrestohen ?

  16. tregetia e mahiuhanes qe prodhonte Lazarati

    finaconte Shkollat –por edhe Mediat e PD-se ,
    (gjasme Universitete ,ku prodhoheshin Militante te PD-s ne shkembim te Diplomave -qe Cili i shiste per te lare borxhin
    bandes se Lazaratit 3000€ Diploma ,ku dilnin Militante te Diplomuar lol )

    Pra nderhyrja e Cilit ishte ji pazar i larjes se Borxhit qe i detyrohej bandes se kanabisit ,
    per finacimin e UET –
    KY BYTHA E KATUNARIT CILI ISHTE PROFESOR DOKTOR -DREJTEOR

    apo President se nuk ´ngeli pusht ne ate vend e zagare rrugesh ,pa i vu vetes titullin President hahah !

    Ore po mee ato Tituj Kadare qe shperndante ky Cil muzllumi per Letersine “Cmimi Kakare” psh ,,

    mos eshte ktu ne Loje edhe vet shkrimtari me i madhe i Botes Zmojli Kakare ?

    Duhet qit Cilit gjithe Banda e tij

    1. Moli ishte Korieri si me than .
      Pyesi berushen ne takimeet e fshehta ber ne Franc
      me Molin qe po me paret e PD-se fituar ne Lazarat ,
      tentoj te blinte Antare te vecante te Jurise per Nobel ne Suedi.
      e h uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ,

      sa ka Historia e e bandes se Shpellarit .
      Molit perse ja bon shtepine lol nga cili buxhet shteti ?
      hehuuuuuuu kta jane te gjithe Gjarprinje Helmues
      te ktij kombi qe jetojne ne te njejten strofull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje