Meta e nis mëngjesin me kërcënime: Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve

28 Shkurt 2020, 08:02Politika TEMA

Ilir Meta nuk i ka ndalur thirrjet edhe këtë mëngjes për ngritjen e popullit në këmbë në 2 mars. Sipas Metës, është koha që sovrani të thotë fjalën e tij dhe të shpëtohet shteti nga pengmarrësit e pushtetit.

“Çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit.

Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës.

Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër.

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan Meta.

2 komente në “Meta e nis mëngjesin me kërcënime: Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve”

  1. klemi says:

    Vertete eshte koha per futjen ne qeli te pucisteve dhe hajduteve e krimineleve si ti e te sojit e sorollopit tend. Pleh.

  2. Salbeu says:

    Puçist je ti bir kurve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje