Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas daljes së sotme për mediat të Etilda Gjonajt duke thënë se ajo nuk i dha shpjegim asnjë prej veprimeve që kishte kryer për botimin në Fletore Zyrtare të akteve të KED duke pranuar njëkohësisht fajin.
Blushi shprehet se tashmë kushti kryesor për hapjen e negociatave do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit kushtetues të kryer nga ‘grupi i strukturual kriminal”, duke i bërë apel Gjonajt të tregojë shokët.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kallëzuar penalisht ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me vartësit e saj, për këto vepra penale: “1.“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; 2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; 3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; 4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal”.
Shoqja Etilda me deklaratën e saj sot nuk u dha asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar, por përballë fakteve të pakundërshtueshme, vijoi avazin: retorikë me veten. Me daljen e sotme, shoqja Etilda, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar”, shkruan Blushi.
Më tej ai vijon duke theksuar se, “Shoqja Etilda nuk mundi të arsyetonte dot, se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj!
Shoqja Etilda, nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shoqja Etilda, para se të përmendë në mekje e sipër nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 78/2014 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”, bën mirë t`i lexojë më parë vetë. (Lexoji mirë nenet e mëposhtme).
Pra shoqja Etilda, vërtet ka dashur të bëjë publik sipas porosisë së shefit së saj, një akt të KED-së në Fletoren Zyrtare, po ka harruar të lexojë të gjithë ligjin, ku sanksionohen se në Fletoren Zyrtare botohen vetëm ato akte që përcakton Kushtetuta dhe ligji”.
Sipas Blushit, ky vendim i KED-së, edhe pse shoqja Etilda ka dëshirë t`i bëjë reklamë, nuk lejohet të botohet në Fletore Zyrtare.
“Shoqes Etilda, bashkë me deklaratën që i dhanë të lexonte, duhet t`i kishin dhënë edhe nenin 232, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që përcakton se ku botohen aktet e KED për renditjen e kandidatëve.
Shoqja Etilda, anashkaloi sqarimin për falsifikimin e dokumenteve shtetërore, kur vet Kuvendi i Shqipërisë, nuk i kishte kërkuar botimin në Fletore Zyrtare.
Dita e shtunë e datës 9 nëntor 2019, kur shoqja Etilda dhe celula mafioze në Ministrinë e Drejtësisë, ka dalë në punë, është një prej elementëve që provon anën subjektive të konsumimit me nxitim dhe dashje të veprave penale, ndikimit të paligjshëm, falsifikimit, dhe shpërdorimit të detyrës.
Sa për hapjen e negociatave me BE-në, duhet ta dish se Kryekushti do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit Kushtetutes që keni bërë ju si grup i strukturar kriminal.
Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë Rilindase, për të mos thënë asgjë?! Etilda, trego shokët! Me qetësi dhe drejtësi, erdhi koha për llogari!”, përfundon reagimin e tij Blushi
Ky bibilushi i leshitlikes pas largimit te Habib Burgibes nga skena politike njehere e pergjigjmone do punesohet si roje tek Haremi fashist i Nafije Fallxhores ne Jale.
Halabake presidence!
JA NXORI MENDJEN RAMA KETIJ E BERI BUDALLA FARE
NGELI NEPER INTERVISTE TV FB DHE GJIGANDI SI PERGJIGJET FARE .
PO ALIENTE NUK PO E VRETE VETEN AKOMA
More po çfare piçken e semes do ky idioti Ilirit qe fut hundet kudo?!
Me duket se kete trapin qe i duket vetja se ka kapur qellin me duket se likja do ta mari me vete tek shtepia pa qira si cerin e tij pra si rojen me besnike te tij dhe si zdhenesin e tij atje per te komunikuar me personelin e burgutdhe per ti nduar papersin.
Po nuk kupton KY idiot we eshte thjesht e perkohesisht nje nepunes zyrtar? Cfare gjuhe perdor KY bir ku… Kunder nje ministre opo kryeministri? Ore eshte ber bishti me I rende se sqepari. Ku e gjete ironine more pusht, cfare je ti? Po te ishte koha e saliut do shifje se cfare do te te benin.
Anija e Like Hajdutit po fut Uje nga te gjitha anet.keta Koqe kandaret nuk po e vejne Re ,por argalisen duke shatazhuar njerzit ne funksione te rregullta,Po u vjen SOSJA te gjithve.
Hajdutet do mbidhen ne miting se jane kunder ndeshkimit qe po ua ngushton lakun .Lukunia ngado qe kthehet po sheh fundin dhe nuk i ka ngelur gje tjeter per te bere po therret per ndihme hajdutet nga jane me moton dy duar per nje koke .Coroditje totale se sia var me asnje prej aleateve eshte i vetem dhe i damkosur lebrozi .Fundi po i vjen qe te dorxojn placken e vjedhur prandaj flet e gjestikulon si i marre.
O palle,po pse po doli ne fletore zyrtare eshte ndonje krim,po cte keqe ka,ketu cdo gje del live ne televizor,vertet ktahason ky palla krimet e Metes me nje procedure administrative sic eshte botimi ne gazete zyrtare.
Hë më ju lumtë trapi,pisa!!Keni nja 30 vjet që ja kini hipur mire këtij populli!Me duket se keni dalë të gjithë nga një mitër!!Shtetin Shqiptar e keni kthyer në bodello,shqiptarët i doni skllevër,spiuna,militant( nga veriu dhe nga jugu) se kështu jua di qejfi….dhe për të vjedhur ju kemi ju,sepse ju e dini parfumin e parasë,”kokëpalarët,,të rruajnë trapin,ne jemi gati rremujën e rradhës!Por kam një pyetje për ”kokëpalarët,,:Eshte vrare ndonjë politimut në këto 30 vjet…?????
O Blush ju keni qene e jeni si race borizane partish.c’melazem ti jurist me nene e ligje qendro borizan.