REPLIKA: Si socialist, për 2 marsin dhe Fatos Lubonjën

27 Shkurt 2020, 12:09Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Po po, Fatos Lubonja eshte ne foto, “armiku”!

I ka adresuar nje thirrje socialisteve per “Levizjen e Ilir Metes” dhe, meqe te qenit socialist eshte zgjedhje e lire, une jam nje i tille, po them ca fjale.

Fatos Lubonjen e kam lexuar nisur nga nje lloj idealizmi qe has aty ketu, por kurre per burimet e tija te informimit, te njeanshme, te qellimta te tilla, nga burojne dhe “perfundimet” e tij.

Edhe kjo eshte nje zgjedhje e lire, keshtu e njenashme dhe, kurre e vertete absolute.

Socialisteve sot, u qaset me qendrimin e tij te qarte kunder reformës në drejtesi dhe, me nje pyetje po aq te qarte, “A ka te drejte Presidenti apo jo?”

Une kam pergjigje per te dyja, si socialist patjeter;

E para, reforma e drejtesise eshte akti me i drejte qe Partia Socialiste ka ndermarre, votuar e cuar perpara, ne te gjithe historine e saj.

Ky vend nuk ka patur drejtesi ne keto 30 vite!

E sfidoj Fatos Lubonjen te me tregoje nje akt te vetem drejtesie-te drejtesise, ne keto 30 vite!

Nje te vetem, edhe kur PS ka qene ne opozite, edhe kur PS ka qene ne pushtet.

Nuk ka!

Perkundrazi, une listoj akte te renda padrejtesie qe kane tronditur themelet e shtetit te se drejtes ne kete vend;

U vrane 26 punetore te pafaj, mes tyre gra e femije ne Gerdec dhe askush nga vendimmarresit politike e kopilat e tyre nuk u hetua, gjykua apo denua per ate krim te perbindshem;

U vra deshmitari kyc i lidhjeve te vendimmarresve politike me ate krim dhe, as u hetua, gjykua e denua kush.

U pushkatuan 4 njerez te pafaj, te paarmatosur dhe paqesore ne mes te bulevardit dhe, askush nga urdherdhenesit politike e ushtarake as u hetua, gjykua e denua sic e meriton nje krim i perbidshem sic pushkatimi pa gjyq.

Jane tre ngjarje qe rrezuan perfundimisht drejtesine e vjeter, tre kulme ne nje diagrame te gjate ku rregjistrohej pulsi korruptiv i nje sistemi politik, partiak, klientelist, koorporativ i keqndertuar me prokurore e gjykates te improvizuar ne nje shkolle politike 6 mujore, qe donin te ishin edhe te tille-prokurore e gjykates, edhe partiake, edhe te tille-prokurore e gjykates, edhe biznesmene (besoj nuk i del zot ketij rastit te fundit).

Ky sistem instaloi pabarazine para drejtesise ne kete vend;

Ky sistem prodhoi te paprekshem mes politikes, biznesit e krimit dhe si kompesim, te prekshem lehtesisht mes njerezve te zakonshem;

Ky sistem ktheu drejtesine ne nje koorporate biznesi qe prodhonte e shiste vendime me tarifa te mirepercaktuara, unike, te paligjshme natyrisht, gjithnje ne kurriz te njerezve te zakonshem;

Vetem tani nga reforma e drejtesise, te gjithe po kuptojne permasen e kesaj koorporate dhe xhiron e saj te biznesit;

Vetem pasuri e paluajtshme eshte tej cdo imagjinate.

Fatos Lubonja i ben thirrje kesaj kategorie te rezistoje;

Une i bej thirrje cdo funksionari te ndershem ende ne drejtesi- ka prej tyre qe kalojne me nder e dinjitet vetingun, cdo funksionari ne organet e vetingut, t’i rezistoje ketij presioni kunder reformes edhe si ideologji e mbeshtetur tek sovranizmi, edhe si hall pas rrezimit te sistemit te vjeter ku politikani, biznesmeni e krimineli kishte prokurorin e gjykatesin e tij, vec avokatit.

Sistemi i ri qe po ngrihet mundimshem, duhet te ktheje drejtesine e barabarte per te gjithe, t’i jape fund pabarazise para ligjit, te vrase pandeshkueshmerine ne politike, biznes, krim.

Pra, tek reforman e drejtesise ndahemi!

Reforma ne drejtesi u sanksionua ne Kushtetute;

Reforma ne drejtesi u detajua ne nje seri ligjesh te egzaminuara nderkombetarisht;

Reforma ne drejtesi ka dy shtylla jetike;

Njera, pastrimi i sistemit nga prokuroret e gjyqtaret me lidhje te qarte varesie nga politika, korrupsioni e krimi.

Tjetra, clirimi i procesit te emerimeve ne drejtesine e re nga politikanet-presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, Kuvendi, Qeveria, partia politike e qeverise dhe partite politike te opozites.

Ka vendosur mekanizma çbllokues kur secili prej tyre, kerkon prokurorin e gjykatesin e tij me pahir.

Presidenti i Republikes nuk e pranon kete dhe kjo eshte antikushtetuese;

Shqip si pergjigje per pyetjen tende:

Nuk ka të drejtë;

Kryetari real i PD nuk e pranon kete, madje e thote qarte se gjyqtari ne Kushtetuese i takon opozites;

Ky dihet, eshte i njejti!

Pra te dy, refuzojne thelbin e Kushtetuetes se vitit 2016-te ne kete aspekt.

Komisioni Evropian-nje nga monitoruesit e reforma e drejtesise, e dalloi qarte dhe i beri thirrje presidentit dhe kujtdo te pranoje e zbatoje ndryshimet ne Kushtetute.

Pra presidenti dhe kryetari real i PD, nuk duan drejtesi te pavarur, ndertuar nga institucionet e reja te drejtesise, por nje drejtesi te ndare edhe nje here mes politikes, prokurore e gjyqtare te qeverise dhe opozites!

A e kuptoni qe kete duan?!

A e dini se e gjithe cfare po ndodh, perfshi “Levizjen e Ilir Metes”-sic e shquan Lubonja 2 marsin, ndodh e tille per nje gjykatese kushtetuese me lidhje te qarte varesie me politiken, Partine Demokratike, me lidhje te qarte varesie me sistemin e vjeter dhe pergjegjesi direkte per degradimin e tij sic me siper?

Mendojeni pak;

Po sikur Partia Socialiste te kishte emeruar gjyqtare ne gjykaten Kushtetuese gruan e nje sekretari te saj, partise, a nuk do na digjnin keta te gjalle?!

Po si mund te legjitimohen disa shkelje flagrante bashke, te Kushtetutes e ligjeve-shkelja e afateve, shkelja e rregullit te zgjedhjes mes tre te pareve gjykates, shkelja e mospranimit te mekanizmit çbllokues?

Mbi të gjitha, shkelja e emërimit të një gjyqtari me lidhje të qartë varësie politike e partiake?!

A e dini qe 2 marsi eshte thirrur per te legjitimuar me dhune kete praktike antikushtetuese?

Njerezit e zakonshem pyes;

Do pranoni ju te ktheheni tek gjykatesit e partise, edhe te PS po te doni, perseri e perseri?

Ai sistem deshtoi;

Sistemi me prokurore e gjykates partie, politikanesh e beri kete vend teresisht te pabarabarte para ligjit, mbaroi e nuk do kthehet me!

Nese ndodh, ky eshte deformimi me i rende i reforma e drejtesise, per kete duhet te dalin njerezit ne rruge, jo për gruan e sekretarit të partisë!

Partia nuk jep dot drejtesi, kerkund.

As ketu, u provua!

Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, qeveria, kuvendi, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe cilado tjeter, i kane punet e tyre te shkruara, le te merren me to, kurre me me caktimin e gjytareve per vete e njerezit e zakonshem.

Fatos, do jete me mire keshtu!

18 komente në “REPLIKA: Si socialist, për 2 marsin dhe Fatos Lubonjën”

  1. adashi says:

    Erjon Braçe bibilushi, bohu gati për n’stadium tu hap sumën ne leni llafet e mdhoja se jon fukatallik ene për çiuauat!

    1. Andi says:

      Do I rrush bolet si ja ke rrujt deri tani.Je bo mjeshter mas kaq vitesh prandaj mos e hiq briskun nga dore se kemi besim.E vetmja pune qe e ben mire.Rruajtje te mbare ktej e prapa.

    2. ben says:

      adashi-deri me sot i keni ngrene mune Erjonit dhe te tjereve. Keni disa vjet qe kercenoni se do beni hatane dhe perfundimi, as ata te anes tuaj nuk ju vijne me te gjithe mbrapa se e kane marre vesh me kohe e me vakt se cfare burrash jeni. E keni vendin te gjithe ne koshin e plehrave duke filluar me Saliun, Ilir floririn dhe Bashe dallkaukun.

  2. Tan Tirona says:

    Ky TOSI, emrin ka të tillë, nga veset është YLLKE. Kur I jati doli nga burgu i sistemit që kishte kontribuar vetë ta ngrinin, duke vrarë, burgosur e internuar të pafajshëm vetëm se ishin jo komuniste. Ky zotëria e thërriste akoma “shoku TODI” sepse për të jatin nuk e kishte fajin sistemi por ENVERI. pra janë komuniste te mirëfilltë dhe hiqen si të persekutuar. Tani ka gjetur dikë që e paguan për të llapur lart e poshtë medemek është në rrezik sistemi që ai nuk e ka pranuar.

  3. shqip says:

    O Erion, të dija njeri racional. Po si mor burrë harxhon kohën me të sëmurë psiqik? Ore, po keni aq shume probleme për të zgjidhur, sa nuk ja vlen tu kthesh përgjigje individëve me shkallë të lartë goditje në tru. Me mire te dalin, lërini ti shohë opinioni gjithë plerat e vendit. Kështu forcohet edhe më shumë idea që këta nuk vijnë më në pushtet. Ose, ose, mund të kthehen kur ti kene kthyer patkonjte nga dielli, Saliu, Mediu, Meta me gjithë Lazalistet.

  4. ???? says:

    AH MË TË LUMTË , MOR DJAL !
    Ata sorrat do ta marrin përgjigjen më 2-Mars .
    Një mut miting do të bëjnë.
    Populli si duron dot .

  5. Shqiptari Ilirise says:

    Pse lodhesh kot mor zotëri?!
    Fatos Lubonja jeton vetëm për të sharë Edi Ramën.
    Ka që kur u bë Rama kryetar Bashkie që rron vetëm nga urrejtja për Ramën.E ka motiv të jetës.I vjen nga kompleksi i inferioritetit me Ramën.
    Me një fjalë nuk e ka me reformën.E ka me Ramën.

  6. Erion mos pirdh kot ,ik boj keto obligime ditore says:

    ERION IK VONO DHE FUTJA LLAPEN NE BYTH FATOS LUBONJES DHE LEPI QIMET E BYTHES FATOSIT ,PASTAJ DHE LEPI QIMET E BYTHES EDHE DOKTORIT DHE ILIR METES

    1. Niku says:

      Ti do jesh I njejti qe komenton per qimet e bythes se Rudina Xhunges, Mira Kazhanit, etj. Laj-thaj ke te njejtin koment, vetem ndryshon personin.
      Dukesh qe I ke thene trurit “ik pirdhu”. Gjynah per zotin, me mire te kishte bere nje mut te madh plaku jot e te ngopeshin qente e lagjes, po vajti beri ty. Po I bie kokes me grushta tani.

    2. Andi says:

      Nuk ishte nevoja ta pershkruaje me kaq saktesi se cfar ben nje pederast si ty.Aty ku I fut to turinjte nuk I fut kerrkush prandaj lodhesh kot te gjesh shoke si vetja.Rrace barbare e zbritur nga malet lind ,nuk behesh.

  7. Flutura says:

    …paske nge o Erjon qe merresh me Lubonjen.
    Ka nje trup te helmuar, ndertuar jo prej kocke e mishi, por si akrepi, i gjithi helm.
    …pra sa here hap gojen, n xjerr vetem helm..Lereni te vetehelmohet si akrepi kur nuk pickon njeri.

  8. Bravooooooo, Erjon Braçe ! ?????

  9. toSumi says:

    Ore ky Lubonja ka bo nai universitet apo esht nga ata te vetlexumit qe nuk i ka testu njeri po ndihen te lexuar se dine te lexojne. Duket si teknik i mesem fabrike qe sfidon me citate te shkolluarit

  10. Tironsi says:

    Pse merresh me nje burgaxhi qe per urrejtjen patologjike ndaj Rames do te djegi shqiperine dhe ben pakt me vete djallin

  11. Emigranti kavajas says:

    Rro o koqe me paret e burgut,ti japesh rahmet
    atij sistemi se sot me intelektin qe ke do te ishe
    tek koshat e plehrave si pleh qe je.
    Para se te vdesesh rregullo shikimin.
    Qorr halabak.

  12. virusi says:

    O Erjon. Mos u mer me kete psikopat se ky i ka lene trute ne Spac, por shikoni mos eshte kthyer nga Italia. Merreni izolojeni zgjeben se me siguri eshte infektuar me coronavirus.

  13. Vlesh says:

    Per kete Tosin u fol para nje viti qe kish spiunu babn e vete! Se foli i fjale me e pergenjeshtru! Cfare te presesh nga ky mavri! Thone qe eshte qamet per pare!
    Nuk hiken ne shpi pa siguru 100 Euro me dite me gomarrlleqet qe shet! Ae keni pa bath bath po me nje kokerr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje