Ngrohja globale, temperaturat në Antarktidë arrijnë si në… Los Anxheles

28 Shkurt 2020, 12:09Bota TEMA

Shkencëtarët regjistruan ditën më të nxehtë në Antarktidë, pasi një valë nxehtësie po shkrin akullin dhe dëborën në kontinent.

Agjencia hapësinore amerikane NASA, njoftoi se më 6 shkurt, temperatura në stacionin hulumtues argjentinas “Esperanza Base”, në veri të Antarktidës, arriti në 18,3°C.

NASA shtoi se atë ditë temperaturat në bazë përputheshin me ato në qytetin amerikan të Los Anxhelesit, që njihet për motin e ngrohtë.

Gjatë gjysmës së parë të shkurtit, në Antarktidë u regjistrua një valë nxehtësie, pas dy të tjerave të mëparshme në nëntor dhe janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje