Ambasada ruse në Tiranë akuzon ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim se ka deformuar fjalët e thëna nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë në cilësinë e Presidentit të OSBE-së.
“Kemi vënë re se ambasadorja e SHBA-ve në faqen e saj në Twitter dhe më pas edhe një serë mediash lokale kanë shtrembëruar fjalët e Ministrit të Jashtëm Rus Sergej Lavrov në konferencën për shtyp me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Edi Rama. Pse? Shkaku mund të jetë përkthim i gabuar, ose mungesë dëshire për të verifikuar fjalët origjinale. Shpresojmë që kolegët tanë e kanë bërë pa qellim të keq”, thotë Ambasada ruse.
Përfaqësia diplomatike e Federatës Ruse në Tiranë poston një faksimile të postimit në rrjetet sociale të ambasadores amerikane në Tiranë, e cila citon fjalët e thëna nga Sergey Lavrov në konferencën e përbashkët me Ramën.
“Ne e dimë që Shqipëria synon anëtarësimin në BE. Unë besoj që Shqipëria mund të jetë një nga ato shembuj kur detyrimet e pengojnë që të zhvillojë marrëdhënie miqësore me përfitime të përbashkëta në tregti, investime dhe ekonomi”, citon Yuri Kim kryediplomatin rus.
Sipas këtij citimi, me fjalën “detyrime” Lavrov nënkuptonte angazhimin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe të procesit të integrimit europian, që në fjalët e mësipërme kuptohen si pengesë për të zhvilluar marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë.
Por, Ambasada ruse në Tiranë thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe fjalët e Lavrov janë deformuar, duke postuar edhe përkthimin në anglisht të fjalës së thënë prej tij.
“Ne jemi të hapur për të zhvilluar marrëdhënie aq intensive sa janë të lumtur kolegët shqiptarë. Kryeministri theksoi detyrimet që Shqipëria ka si anëtare e NATO-s dhe sidomos ndaj aleatëve të tyre, SHBA.
Jemi në dijeni që Shqipëria kërkon që të fillojë procesin e anëtarësimit për të hyrë ne Bashkimin Europian dhe po e shohim se kjo aktualisht po ndodh.
Por, ka shembuj të shumtë, dhe jam i sigurtë që Shqipëria mund të bëhet njëri prej tyre, ku asnjë detyrim i mësipërm nuk ndalon zhvillimin normal, të shëndetshëm të marrëdhënieve me përfitim të përbashkët në sfera si tregtia, investimet, ekonomia dhe promovimi i kontaktit të njerëzve në fushat humanitare, kulturore dhe arsimore. Nuk shoh asnjë arsye që mund të na ndalojë ne të zhvillojmë të tilla marrëdhënie”, thuhet në përkthimin e ofruar nga përfaqësia diplomatike ruse në Tiranë.
Në konferencën e përbashkët Rama-Lavrov në Moskë pati një moment kur kryediplomati rus citoi “detyrimet” që Shqipëria ka si anëtare e NATO-s dhe si kandidate për anëtarësim në BE, që u përkthyen si detyrime që pengojnë zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Rama i ktheu përgjigje Lavrovit duke deklaruar se Shqipëria nuk ishte e detyruar, por kishte zgjedhur aleancën me NATO-n, SHBA-në dhe rrugën drejt anëtarësimit me BE.
Kryeministri deklaroi se do ta shënonte në CV se kishte korrigjuar ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me shaka se duhej të korrigjonte përkthyesin.
“Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur… Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”, deklaroi Rama.
Kete konflikt e zgjidh Berat Buzhala me Pallasken,ata e njohin mire Edi Ramen qe donte te bashkonte Kosoven me Serbine,deshi zoti qe Kosova ka nje antiamerikan si Rambushi i cili na e shpetoj.
Mos u merrni me idjotin se ai akoma nuk e di cfare po ndodh.
Pyetja a , kur do ti shkoje formulari Olsjonit?
Mendoj qe Rama eshte ‘grisur, ca vete me Lavrovin. Nuk e di si ka qene klima e bisedimeve aty por mund te ishte marre me me sportivitet kjo gje. Si njohes i mire politikes ruse mund te them qe fjala’ detyrime institucionale’ perdoret gjere aty dhe ska asnje kuptim nenvleresues por vetem ligjor.Te krijohet pershtypja e nje situate te paramenduar. Duhet mbajtur gjithmone pozicioni qe te takon diplomatik sipas asaj qe perfaqson. Historia ka treguar qe me mire te kesh shtete mik sado te largeta gjeografikisht te jene, sidomos kur jane Edhe vende te fuqishme nga te gjitha aspektet
Nejse Rama ben cfare eshte e mundur te serviloset para ambasades USA. Aresyeja eshte frika e madhe qe ka nxenesi nga mesuesi me regjister ne dore.
Po, pak më shumë diplomaci duhet @ish-diplomat. Por duhet të konsiderohet në këtë fushë edhe aspekti historik 150 vjeçar. Kur Rusia ka qenë miqësore me shqiptarët? Jo Të paktën qysh nga traktati i Shen Stefanit i vitit 1878, e deri më sot. Dakord mund të mos jetë ‘armike’, por interesat e saj pansllave, a e kanë dëmtuar rëndë Shqipërinë natyrale? Kujtojmë Jalën, kur me insistimin e tyre shqiptarët u përfshi në sferën komuniste, kjo në interes të sllavëve të jugut. Dhe ndihen ende efektet negative të asaj marrëveshje. Në ditët e sotme është evident problemi i Kosovës. Këmëngulja e saj në Këshillin e Sigurimt të OKB, për mos njohjen e Kosovës dhe fushata në sinkron me Serbinë që ajo mos njihet edhe nga shtete të tjera nuk do koment. Dhe në Kosovë jetojnë 90% shqiptarë, pavarlsisht se sot ajo nuk është formalisht Shqipëri, por është një shtet i dytë i shqiptarëve. Parë në tërësinë e tyre, a mund të konsiderohet Rusia mike?! Nëse ata gjykojnë se nuk janë ‘armiq’, si është shprehur nga ata vullneti i mirë për marrëdhënie miqësore si ato në fushën tregëtare, kulturore e më gjerë. Si shtet i madh, u takon atyre të shtrijnë dorën, me akte zyrtare dhe jo me retorikë. Si shenjë e vullnetit të mirë, fillohet kjo së pari në kanale diplomatike. Vetëm atëhere lipset të shihet dhe qëndrimi i shqiptarëve në e duan apo jo bashkëpunimin. Gjithsesi në themel të çdo bashkëpunimi ka qenë dhe mbetet reciprociteti. Këto të sanksionuara edhe në Konventën e Vienës. Të tjerat janë denagogji.
E ka shkrujt dhe Ismail Kadareja kete punen e perkthimit gabim!
Dhe Enverin me Hrushovin perkthimi gabim i ngateroi!
Keshtu pretenduan Sovietiket dhe ateher
Ndodhta ceshtje perkthimi. Po mund te jete dhe ashtu si pergjigjet Rama. Nje shprehje nga pozitat e te madhit ndaj te voglit.
Edi Rama nuk ka futur sherrin midis ambasadave ruse e amerikane ne Titrane,
por zjarrin e futi Lavrovi ne Moske, kur e konsideroi vullnetin e popullit shqiptar
si “detyrim” ndaj NATOS e BE. Rusia mbetet armikja me e madhe e Shqiperise ne bote!
Turqia dhe Rusia sërrish u acaruan.
Shume i ka djegur kjo pune shefit te diplomacise Ruse. Nuk po gjen ilac qe ta laje fytyren e tije te demaskuar boterisht prej manipulatori te paskrupull.Bravo Edi keshtu i don mushka drute . Ne fytyre,flake per flake.Do kaloje shume kohe deri sa muzhiku ta harroje kete moment.