Rudina Hajdari: Të verifikohet nëse kandidatët për deputetë e për kryetarë bashkie kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

28 Shkurt 2020, 13:29Politika TEMA

Bashkë kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

“Ka ardhur koha që ne ta hedhim këtë hap. Mendoj se ky është hap shumë i mirë dhe u gjet një dakordësi për këtë propozim. Kjo do të pastrojë njëherë e mirë politikën nga ata persona që kanë pasur gisht në internimin dhe vrasjen e shumë shqiptarëve gjatë regjimit komunist.

Kemi bërë një hap të mirë për të pastruar politikën nga ish-komunistët. Ramë dakord për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme . Mbledhjen e ardhshme do të flasim për ndryshimin e sistemit. Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit, të evitohet manipulimi. Kërkuam përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, eviton çdo lloj kostoje”, tha Hajdari.

Hajdari ka propozuar ndryshim të kodit zgjedhor. Në propozimet e saj dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi theksohet verifikimi i figurave publike duke synuar sipas saj transparencë, besueshmëri në zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërkohë nga ana tjetër Petrit Vasili: Opozita e bashkuar është me të njëjtin vullnet, kemi punuar shumë. Jemi përballë një momenti kyç për hapjen e negociatave. Krimi zgjedhor është i pajustifikueshëm, luftimi i tij,kusht për hapjen e negociatave.

9 komente në “Rudina Hajdari: Të verifikohet nëse kandidatët për deputetë e për kryetarë bashkie kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit”

  1. Juristi says:

    Po ca ke me komunistet oj Rudin se bije dhe mbese komunistesh je. Ose specifikoi komuniste qe kane bere krime dhe kane qene afije te sigurimit.

  2. pitu says:

    jo vetem te sigurimit te enver hoxhes por dhe gjithe ata qe kane punuar dhe punojne ne sherbimin informative te cdo kohe nuk duhet te jene deputet se zbatojne vetem urdherat

  3. mona says:

    Jam dakort te verifikohen te gjithe ato kandidate per deputete dhe kryetare bashkise qe jane bij te hajduteve qe ne bashkepunim me bandat e qyteteve grabiten bankat dhe u pasuruandhe kane kryer qindra krime .Zonja Rudina nga i gjeti parate qe u arsimua ne Amerike se te gjithe duan te arsimohen por nuk paguajne dot tarifat e shkollimit.Ah harrova i la baba thaset me pare.

  4. cubi.matjan says:

    Rudina, drejt e ke. Por, kjo ceshtje nuk perkon me staturen tende politike, te cilen ti deshiron ta forcosh. Sepse sot ne rend te dites eshte, Reforma ne Drejtesi (subjektet, objektet e saj) dhe jo sigurimi banal i ishshtetit. Nje popull do nje lider qe i’a qan vertet hallet. Prandaj nje lider, kapet ose duhet te kapet pas trungut e jo pas degeve apo gjetheve tashme te thata. Kush ju keshillon ju deputetet qe, te mos mbeteni gjithmone te rinj ne detyre??!! Tung.

  5. Vlonjati says:

    Po ti kerko te hapesh dosjen e babes tend, oj Rudine.
    Se thone qe ka qene bashkepunetor edhe ai.
    Edhe baca Sali ja ka thene ne keshillin kombetar.
    “Bualli” e kishte pseudonimin sipas shokut Xhelil Gjoni qe organizoi opoziten.

  6. Azem Skizifren Psikopati ke kartel says:

    Edhe pjella e kafshes e kafshes Azem Hajdar Budall Kandar Samar Magar Kandahar Udebashar eshte me e poshter nga i ati, psikopati.
    Ik moj dhi mali tropordhe shko shit speca e presh si jotem.

  7. Klimax says:

    Mbas 35 vitesh u kujtove moj Rudina??!!
    E para, kushtetuta shqiptare lejon qe cdo shtetas qe ka mbushur moshen 18 vjec ka te drejte te zgjedhe dhe te zgjedhet (perjashtohen vetem personat e semure si te paafte menderisht me vendim gjykate).
    E dyta, keta persona i sherbyen shtetit shqiptar ne baze te ligjeve ne fuqi qe kishte sistemi i periudhes se diktatures.
    E treta, sistemi politik ka ndryshuar dhe eshte normale qe edhe ideologjite dhe botkuptimi i njerezve te ndryshojne. Le te marrim rastin e ish kryetarit te PD-se, ish kryeministrit dhe ish presidentit te Shqiperise, Sali Berishes. Ishte komunist me poste te rendesishme ne periudhen e diktatures dhe papritur u kthye ne nje anti komunist. Problemi eshte se si mund te akuzohet dhe verifikohet ne qoftese ky njeri i ka sherbyer sigurimit te shtetit dhe ne qoftese ka fakte, a mundet gjykata ta nxjerri fajtor dhe ti heqi te drejten qe te zgjidhet (dhe sa vlere ka sot ky “vendim”)?
    E katerta, kerkesa e Rudines eshte nje metode anti demokratike, nje rikthim ne luften e klasave, nje rikthim ne diktature.
    E pesta, mbas 35 vitesh, 99% e tyre ose jane ne moshen e trete, ose “jetojne ne boten tjeter”.
    E gjashta, do ishte me e moralshme dhe sigurisht teresisht ligjore qe kanditatet per deputete dhe kryetare bashkie te verifikohen per pasurite e tyre, per vjedhje, korrupsion, krime, etj dhe se bashku me ta, edhe te gjithe ju, deputetet e parlamentit dhe pushtetaret e 30 viteve te fundit! Por, a ka shtet dhe drejtesi ne Shqiperi?

  8. ben says:

    Shume drejt e ka kjo goca e Azemit.
    Le ta fillojne verifikimin nga Saliu dhe … Azem Hajdari.
    Shumica e politikaneve te pas 90-tes kane qene bashkepuntore te Sigurimit famekeq komunist. Levizja e studenteve te 90-tes u simulua nga Sigurimi, ne menyre qe Ramiz Alia te justifikonte kalimin e bute ne Demokraci. Ai ishte I frikesuar pas fundit pa lavdi te Causheskut dhe kerkonte qe te zbuste pak presionin dictatorial ndaj popullates se lodhur shqiptare. Per kete aresye u zgjodh Azem Hajdari, vellai I te cilit ishte officer i Sigurimit. Me vone ne valle u afrua nje tjeter bashkepuntor i Sigurimit, Sali Berisha. Me tej historine e mine te gjithe se si rrodhen ngjarjet, kur Sigurimit i shpetoi kontrolli i protestes, pasi Saliu e kuptoi se rrethanat e brendshme dhe situatat nderkombetare do ti jepnin mundesine per perfitim personal. Sali Berishes mund ti vesh shume epitete, si kriminel, maskara i pabese e te tjera, por budalla askush nuk mund ta quaj.

  9. Pito says:

    Shume mire e ke thene po vazhdo dhe me “heroin”e rreme Azem Rrugacin qe ishte fuks ne degen e puneve te brendshme te tropojes se e kishin kapur tu vjedh pula neper qymeza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje