Nga Ervin Qafmolla
Plot 7 media të respektuara shqiptare publikuan dje një lajm të rremë, sipas të cilit, disa gazetarë të Euronews English kishin thënë në Twitter se Shqipëria po bëhet Kore e Veriut dhe se presidenti Meta po mbron kushtetutën.
Plotësisht ‘fake news’. Në Twitter zotërinjtë kanë cituar Metën që i thotë keto gjëra, jo se i kanë pasur qëndrime vetjake.
Tani, përveç atyre mediave që e botuan këtë prozë letrare në mënyrë të telekomanduar, me porosi nga departamenti i marketingut redaksional të partisë përkatëse, një pjesë thjesht e kishin marrë copy-pase ngaqë u është dukur interesant.
Ndonjë lexim sa për procedurë i tweets që i kanë pasur të integruara si foto në artikull? “Jo.” Ndonjë shikim më i kujdesshëm i gjithë komunikimeve mes personave në Twitter? “Largqoftë!” Pak verifikim faktesh? “Mos shaj nga robt tani!”
Parime dhe standarde si “5W-të”, “Verfikimi i fakteve”, “Analizimi i burimeve” etj., janë objekt cinizmi dhe frustrimi ndër shumë gazetarë shqiptarë. Kur pastaj u plas kavanozi i kosit në dorë, në vend që të reflektojnë, lëndohen në shpirt dhe mllefosen.
Sugjerimi miqësor është që zemërimin ta drejtojnë nga vetja dhe dhimbjen ta kthejnë në mësim. Herën e fundit që kontrollova, ky profesion nuk përcaktohej si “Replikues verbatim i SMS-ve nga zyra e shtypit të institucionit X” dhe as si “Mjeshtër i lartë i copy-paste”. Vazhdon të quhet “gazetar”.
Keto Jane mediat kriminale,pas tyre fshihen mjaft te ekzekutusr fizikisht.Hetoni dhe do ti gjeni
Po çfare te hetosh ore mik, kur dhe Henrik Cili u arrestua per lazaratasit, ta merrte mendja? Keta jane bere bythe e breke me krimin dhe korrupsioni, ILIR MUTI.
…po , çmerreni me ate palo President ne shkarkim , me Ilir M… ?
Shkrim inteligjent
Sipas ligjit per gazetarine dhe mediat elektronike, lajmet e botuara prej tyre duhen verifikuar per vertetesine, perndryshe ato qe e botojne mbajne pergjegjesi para ligjit. Ne se vertetohet se nje gazete apo media elektronike boton nje lajm te rreme, ato gjobiten dhe kane detyrim ligjor te botojne pergenjeshtrim per lajmin e rreme. Ne se dicka e tille perseritet, ato rrezikojne te humbasin licensen per botim. KEto jane ligje qe I njeh dhe I praktikon e gjithe bota demokratike. Ligji ekziston, prandaj Prokuroria dhe gjykatat ta zbatojne. Vetem ne kete menyre, keta legene qe botojne lajme te rreme me qellim dezinformimin e publikut per llogari te Saliu, Metes me shoke, te marrin nje mesim te mire qe kur ta mendojne per ta bere heren tjeter tu dridhen leqet e kembeve.
undefined