Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për akuzat e Presidentit Ilir Meta se qeveria po bën grusht shteti ndaj vendit dhe institucionit që ai drejton.
Ai ka refuzuar të komentojë edhe për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga kreu i shtetit, duke shprehur se është luks i madh për të, të merret me presidentin.
Rama vijoi duke thënë se Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit.
Lidhur me manifestimin e datës 2 mars, presidenti akuzon se ndaj presidencës e vendit po bëhet grusht shteti, ju a keni një koment për këtë?
RAMA: Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në cadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve.
Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve cështjen e presidentit, është luks i madh për mua te merrem.
I forte je gjigandi edvin rama injorimi eshte arma me forte e njeriut te kulturuar dhe po jep efektet e veta budallai meta ngeli studiove tv fb per te shpetuar lekuren e tije