Tubimi për hallin personal të Ilir Metës me drejtësinë me 2 mars, me paratë e shtetit

28 Shkurt 2020, 11:20Politika TEMA

Presidenti i Republikës është në përgatitje të gjithanshme për tubimin e 2 marsit në bulevard, për të ndalur atë që ai cilëson “grusht shteti” të mazhorancës.

Gjithë “makineria” propagandistike e ligjore e presidentit, e mediave afër tij, e LSI dhe e segementeve të caktuara të opozitës janë vënë në funksion me kapacitet të plotë për të thirrur qytetarët në këtë tubim presidencial me nota të theksuara personale e politike të kreut të shtetit.

Një protestë e pazakontë dhe një rast për t’u studiuar në analet e historisë politike botërore për një kryetar shteti që organizon protestë kundër qeverisë.

Qasja për të thënë se po imitohet presidenti rumun nuk shkon, pasi kreu i shteti i Rumanisë nuk organizoi vetë protestë por ju bashkua qytetarëve si një njeri i thjeshtë, madje kundër qeverisë e cila po pengonte veprimin e drejtësisë mbi “peshqit e mëdhenj”. Meta bën të kundërtën.

Por ndërsa sheh me vëmendje se kush po merret me organizimin dhe promovimin e kësaj proteste për hallin e Metës me drejtësinë, sikurse nënvizoi dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj një ditë më parë, vihet re se janë këshilltarët dhe tërë stafi i Presidentit të Republikës.

I zgjedhur si simobol i unitetit të kombit dhe një figurë mbi palët, nuk ka lënë vend të Kushtetutës pa puthur dhe publikisht presidenti ynë, Ilir Meta ka angazhuar tërë njerëzit që paguhen me taksat tona për të qënë promotorë të këtij tubimi kundër qeverisë.

Në orarin zyrtar, këshilltari për Çështjet Ligjore në Presidencë Bledar Dervishaj shihet në çdo studio në emisionet e regjistruara që paradite, në çdo institucion dhe në çdo cep të Tiranës me dosje në dorë, në mbrojtje të shefit të tij, duke u kthyer në këtë mënyrë në një avokat personal të Ilir Metës, që bën mbrojtjen personale të kreut të shtetit me paratë tona.

Kur sheh se në krye të grupit organizator të tubimit të 2 marsit, pikërisht në ditën e parë të javës kur tërë njerëzia janë në punë, janë zyrtarisht këshilltari ushtarak Dedë Prenga, këshilltari për Emergjencat Civile Shemsi Prençi dhe ai për Pushtetin vendor Ylli Asllani, pa llogaritur dhe stafin e ngushtë presidencial “nëpër këmbë”, gjithkush në Shqipëri mëson se në Presidencë nuk punohet në shërbim të qytetarëve dhe Kushtetutës, por në shërbimin personal të Ilir Metës.

Janë taksat tona që shkojnë për hallin personal të Ilir Metës, ditën për diell, ndërkohë që organet ligjzbatuese në Shqipëri vetëm heshtin.(TemA)

6 komente në “Tubimi për hallin personal të Ilir Metës me drejtësinë me 2 mars, me paratë e shtetit”

  1. Koba says:

    Nje Pyetje :A mund te Arrestohet Like Hajduti ,ne Flagrance te Shkeljes se Kushtetutes????

  2. Prind says:

    E mbeshteti dhe Henri Cili para ca ditesh me duket.tere qelbesirat ne nje vend. Po me i lezetshem doli Limoz Dizdari, si tha? Nuk vete te Kongresi i PS se atje ka hajdute. Epo nuk do 40 hajdutet ai, dashka Ali Baben …?, Baba Likja o i nershem , lot lot o zot ku jetojme .

  3. Dashamiresi says:

    PO si duhet te veprohet me kete njeri qe kerkon perfundimisht ta shkaterroje Shqiperine dhe shqiptaret ne dy momente kyç: duke pritur hapjen e negociatave dhe ne preg te strehimit te te demtuarve nga termeti? Ka nje postbllok per kete kafshe hajdute dhe kriminele megjithe kokepalaret e tij?! Apo dhe ketu duhet te veproje populli me vetegjyqesi !

  4. Salbeu says:

    Pse nuk e fusin në burg edhe këtë hajdut. A ka shkelur kushtetutën ? Nqs do ishte njeri i thjeshtë me më pak faj do ta kishte ngrënë burgun ? Po . Atëherë pse ky zagar me një mal me faje mbi kurriz akoma është jashtë . Jepini një sapun në dorë dhe rraseni brënda hajdutin.

  5. Renato says:

    Vetem bajgat do te mblidhem, ata qe ndjejne se ju kane borxh drejtesise. Nuk ka se si, nuk mund te ndodhe qe njerezit si djathtas dhe majtas, me emerimin e tij si president, pesuan nje zhgenjim te madh ndaj politikes te dy kraheve, ku ai po ai, qe si objekt i personifikuar si i korruptuari , shantazhuesi dhe pse jo, eshte akuzuar drejt perdrejt ne studio televizive dhe per vrasje, sot kerkon qe populli ta mbeshtese, per ç’are, kurre, jo te braktiset por drejtesia te beje punen, ku ky njeri kerkon lufte me njemije veta qe ka ky dhe qe i deklaroi ne perballje me disa anal iste. Ky eshte e keqja absolute e ketij vendi, qofshin te falur nga zoti, ata qe e mbeshtesin.

  6. Hallexhiu says:

    Interesant, sa here qe ne Shqiperi , ka probleme madhore si ky i tanishmi per popullin , qeveria apo mazhoranca do “beje” dicka qe detyron “popullin” te ngrihet !
    Me interesante nga te gjitha eshte se kete rradhe , popullin po e udheheq Hallexhipresidenti kunder interesave te kohes te vete popullit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje