Gruaja e shëruar nga koronavirusi flet nga Italia: Histeri e madhe, kush e merr mbijeton dhe nuk vdes

29 Shkurt 2020, 16:15Shëndeti TEMA

“Paniku ka pushtuar të gjithë vendin, por unë u shërova nga koronavirusi”: Morena Colombi, 59 vjeç nga Trucazzano, ne rajonin e Milanos, ka vendosur të flasë pas pneumonisë që i shkaktoi prekja nga Covid 19.

Gruaja zgjodhi të tregojë fytyrën e të japë intervista, pavarësisht stigmës që siç thotë, rrethon personat e sëmurë nga koronavirusi I ri.

“ Unë mendoj se një alarm kaq I madh nuk justifikohet, kjo histeri masive është e ekzagjeruar.

Njerëzit duhet t’u thuhet se nëse e marrin koronavirusin do të mbijetojnë dhe do të shërohen”, është shprehur ajo. Gruaja ishte ndier keq dhe kishte shkuar tek mjeku, që I diagnostikoi një grip të zakonshëm.

E këshilloi të merrte takipirinë dhe të pushonte, por Morena e kuptoi gjatë ditëve në vijim se diçka nuk shkonte. “ Rrufa nuk po kalonte, dhe kisha një kollë të thatë që nuk ikte.

Në atë moment mendova mos është virusi I frikshëm? Sepse për shkak të punës kam edhe shumë kontakte me Azinë”, rrëfen ajo. Kishte thirrur urgjencën duke I shpjeguar simptomat, por ajo nuk erdhi, ndaj shkoi vetë në spital, ku sërish e kishin sjellë vërdallë edhe për ca kohë. Nisur nga eksperienca personale Morena thotë se strukturat sanitare në vend nuk ishin të përgatitura për t`i bërë ballë kësaj emergjence.

“ Nuk kishin dhoma të izoluara, në fillim fjeta në një barelë. Aq shumë isha lodhur sa kur më thanë që kisha koronavirusin, as nuk u tremba”, tha gruaja, që tani është më mirë.

1 komente në “Gruaja e shëruar nga koronavirusi flet nga Italia: Histeri e madhe, kush e merr mbijeton dhe nuk vdes”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Problemi eshte se ne nje zone te kontaminuar, mund te rikthehet prap ne sistem.. Mos fol dhe prit.. Prandaj po behet luft per vaksine..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje