Qoftet e hamburgerit pa mish, për veganët tashmë janë një realitet i përhapur, por një start-up i ri në fushën e teknologjsië ushqimore thotë se bifteku i tyre pa mish, i printuar 3D, mund të gënjejë këdo, duke e bërë të mendojë se po ha një biftek të vërtetë.
“Novameat” sqaron se, metoda e saj e printimit 3D me proteina mund të prodhojë një racion me pamjen dhe shijen e një bifteku të vërtetë.
Bëhet me një printer në mënyrë që të kemi të njëjtën pamje me biftekun tradicional, shprehet Giuseppe Scionti, themelues i kompanisë në demonstrimin e parë publik të biftekut të tyre 2.0.
Printeri që printon këtë biftek përdor disa shiringa të cilat janë të mbushura me ingredientë bimorë të cilat më pas formojnë pamjen e një strukture plot me fibra, siç është mishi.
Printerit i duhen rreth 20 minita për të printuar në 3D biftekun. Për të printuar 1 kg biftek, kosto është rreth $30. Me përmirësimin e teknologjisë, ky çmim pritet të bjerë më tej.
Themeluesi i kompanisë ka një PhD në bioinxhineri dhe deklaron se këtë teknologji e zbuloi kur po përpiqej të rigjeneronte pjesë nga trupi i kafshëve për t`u trajtuar. Kompania kërkon të ofrojë një alternativë ndaj ushqimit traidicional në një kohë që rritja e popullsisë botërore po sjell gjithmonë e më pranë nesh kërcënimin e pamjaftueshmërisë ushqimore.
Ingredient!!!!!!!!!!?????? Mos duhet te shqiptojme fjalen PERBERES BIMOR!