PD reagon për ndalimin e Çilit: Show për të mbuluar drejtuesin e lartë të drejtësisë

29 Shkurt 2020, 14:43Politika TEMA

PD ka reaguar përmes sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, lidhur me arrestimin e botuesit, Henri Çili.

Në një dalje për mediat, ai akuzoi policinë dhe prokurorinë për show.

Deklarata e plotë:

Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë.

Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister.

Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik:

1- Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje?

2- Pse po mbahet i fshehtë emri i tij?

3- Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje?

Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.

Ata janë:

1. Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
2. Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.

Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë.

Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë.

7 komente në “PD reagon për ndalimin e Çilit: Show për të mbuluar drejtuesin e lartë të drejtësisë”

  1. Aleksander says:

    PD nuk eksiston ma,
    Sa deputet ka ne kuvend ? Zero.
    Sa kryetar bashkie ka? Zero.
    Sa vlejn? Zero.
    Pra eshte e kot te merreni me zero.

  2. Monitor says:

    E mer Qim Gjat! Aty e kane Qilin!
    Kur ta pyesin do e marresh vesh!
    Po s’ke faj, ti je dipllomue per Llapaqen!

  3. Ndroqi says:

    Ju ka djeg Cilja se ishte tellallalli juaj te Fevzua dhe Cani….

  4. Ladi says:

    Po mir, si ka mundsi: ky eksponenti i pd-se, kerkon emrin nga policia e narko shtetit????!!!!
    Kjo PD ka lujt menç, se nuk ka mundsi te tallet kaq trashe me ket popull!!!!
    Pra, krejt shkurt: o punon mire kjo polici, ose eshte ne sherbim te Edi Rames!!!?? – rruge te mesme nuk ka ktu…

  5. Koba says:

    SHOW i sateme.Delenxhi i Paskrupullte.Cili ka hyre per te liruar kriminelin e Lazaratit ,qe vrau Ibrahimin e Forcave Speciale.Hajde mire u pafshim ne Votime .Kokren e Palloshit do te merni .me kete shpirt qe keni ne Erresire do te mbesni ose do te hyni si çete te gjithe ne Reç te Shkodres.Letyra te haleve Publike

  6. me ?e monikes do te shkruaj historin e lsi says:

    Djali i Rrustem hetuesit me bastard te partis punes po jep moral
    demokracie
    o zot ku ka arritur kjo parti
    vetem kjo te kujton se pd eshte ne zhdukje
    ne vend qe ky demokrat kelysh komunisti
    te izolohej
    bene drejtesi tek pd

  7. Debatik says:

    Ky reagimi juaj na ben te jemi 100 per 100 te sigurt qe eshte fajtor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje