SHIFRAT: Koronavirusi përhapet në rreth 60 vende të botës

29 Shkurt 2020, 15:04Bota TEMA

Koronavirusi u përhap edhe në shtatë vende të tjera të premten duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të rrisë alarmin e rrezikut në nivelin më të lartë.

Meksika, Nigeria, Zelanda e Re, Lituania, Bjellorusia, Azerbajxhani dhe Islanda raportuan rastet e tyre të para me virus të premten.

Tashmë numri i vendeve të goditura nga COVID-19 ka shkuar rreth 60.

Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus tek një person që autoritetet thonë se nuk e dinë origjinën e infektimit të tij. Zyrtarët amerikanë të shëndetit thanë të premten se po presin për konfirmimin e rezultateve të testit.

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit.

1 komente në “SHIFRAT: Koronavirusi përhapet në rreth 60 vende të botës”

  1. luani u.s.a. says:

    Stafi i ”TEMA-s” pse beni shpifje,genjeshtra dhe panik ne popull me Coronavirus ne perhapjen ne 60 vende te botes e cila nuk eshte e vertet me kete juve familjeve te stafit ”TEMA” e marrshin Coronavirusin..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje