Nga Kimete Berisha
Kompleksi jetësor i Ramushit dhe Iliri i palumtur.
– Edi Rama ka ‘dasht’ me nda Kosovën (tonë).
– Ramush Haradinaj ‘pa dasht’ e ka nda Çakorrin (e tij).
Përveç Ramushit që përgjithmonë e ka ‘nda’ vendlindjen e tij, për t’u bërë kryeministër i shtetit më të varfër në Evropë, PDK-ja e ka ‘nda’ Mitrovicën, në veriore dhe jugore.
Hashim Thaçi bile tradhtar pak më ‘i mirë’, ka dasht me shkëmby’ toka me Serbinë.
Veç Edi Ramës nuk i është ‘plotësuar dëshira’ me
nda Kosovën.
Prandaj, kur njeriu e dëgjon Ramushin e ish-Çakorrit (të tij të dashur) duke e akuzu për ndarje njeriun që nuk ndau asgjë, pavarësisht çka ka në zemrën e tij, ka dashur Edi Rama ta ndajë Kosovën apo jo, të vjen me kap kryet me duar e me shku me marrë pjesë në protestën e Ilir Metës.
Iliri është Presidenti më qesharak në botë, sepse është njeriu i vetëm në botë që organizon protestë kundër vetvetes.
Nuk dëgjon këso çmendie dhe nuk ia gjen kund yrrnekun.
I duket pak që ne e dimë se as si President nuk është i aftë me respektu Kushtetutën, anipse nuk ia ndalon askush me respektu Kushtetutën, prandaj del me demonstru në shesh ultësinë e tij. Se ky nuk bëhet rehat pa e pa krejt bota që është ‘gullash’.
Kush po lyp me të ndihmu ty, kur as si President nuk i ndihmon vetes?
Qysh është e mundur me t’u duk vetja ‘kaq i vogël’, kaq kurrkushi, kur me pozitë je kaq ‘i madh’.
Çfarë kompleksi është ky!
Përveç mallkim.
Iliri pret me zbrit nga qielli shqiponjat. Nuk i thërret në ndihmë ‘kuajt’ po shqiponjat, e shqiponjat u ndihmojnë veç atyre që fluturojnë dhe atyre që flejn në këmbë, si kuajt.
Iliri i quan protestuesit ‘shqiponja’, ende ky me do shqiponja, me do dallavere klaske, ende ky në ymyd t’yne, kujton se ende shqiponja e josh dikë m’u çu në këmbë.
Premto ti naj kafe pa pare, naj party, naj dashni rasti mes protesuesve, naj vend pune t’lehtë, punë që s’lypet me çu rand, premto naj karasevdallak, premto se edhe shqiptari më i thjesht pa vjedh e pa u merr me krim mundet me ndërtu shpi magjike si Ti, se sa për shqiponja, shqiponjat s’ta bëjnë çaren, bile ruju se disa prej tyre e hanë majmunin, e shumë prej tyre i hanë edhe njerëzit ‘e vdekur’.
Para se me dal m’i pri protestës, lëshoja një sy Llajkave, në bazë të llajkave ti përnime paske probleme, njëmend paske arsye me protestu.
P.S. E Albini (se për pak harrova), Albini është ok.
Mua si tosk me duhet perkthyes qe te te lexoj e kuptoj ty Kimete. Ndaj ne gjithe boten bejne nje marrveshje e krijojne gjuhen standarde. me duket se edhe ne e kemi nje gjuhe te perbashket. Please!
Edhe pse jam tosk, te kuptova shume mire ty Kimete si geg dhe me ke kenaq pa mase.
Jam dakord me shume me Vjosanin se sa me Prindin. gjithkush ka te drejte te flase gjuhen ne dialektin e vet, ne shtepi, kafene bile edhe ne pune, por kur behet fjale per shkrimin e gjuhes standarde, ate kane per detyre ta respektojne te gjithe, sidomos gazetaret, qe jane ne marredhenie te perhereshme me nje publik te gjere, nga jugu ne veri, nga lindja ne perendim te trojeve amtare. Ne kongresin e drejtshkrimit, theksoj te DREJTSHKRIMIT, ne vitin 1972, ku dhe eshte vendos gjuha standarde shqipe, ka patur perfaqesues te nderuar nga mbare bota shqiptare, bile me shume nga Kosova. Ne te kundert do te na duhet perkthyes per te perkthyer njëri-tjetrin si shqiptare. Dialekte kane gjithe gjuhet e kombeve ne bote , por gjuhe standarde kane nje. Dhe per ne, eshte e njejta gje, sepse dhe me kushtetute eshte nje. Perderisa ne kurrikulat e shkollave tona, mesohet e studiohet shqip, brenda dhe jashte dy shteteve tona, atehere njerezit qe kane bere shkolle, e kane me te lehte ta shkruajne gjuhen standarde. Ketu ben pjese edhe Kimetja ndaj edhe kur shkruan nuk duhet te beje perjashtim. Shkrimi ishte interesant, ngaqe ishte i tille u perpoqa ta lexoja deri ne fund, por te them te drejten u lodha. Mendoni sikur neser te te jepet mundesia te lexosh nje liber te Kimetes!!…
Edhe mu me ke kenaq me kete shkrim qe ke bere.Bravo.Vertete presidenti Meta eshte presidenti me qesharak.Bene protete kundra vehtes.
Vjosani si ka mundesi se Ilir monika hajduti kete bolen
e kuptojne jashtezakonisht mire
apo te gjitha bolet e kuptojne njeri tjetrin
Shkrim me 30% te fjaleve ne turqisht . I kam numuruar nje e nga nje ; e pastaj , kjo gegenishte , eshte me te vertete te te zere dhimbja e kokes kur e lexon . Persa i perket idese se shkrimit , jam plotesisht dakord .
Drejt me thënë edhe unë kisha probleme me disa fjalë për me i kuptue
Edhe ti je Berisha më ok në botë ??!
E kendeshme dhe percelluse Kimete si gjithmone. E meritojne keta korba te zinj qe kujtojne se bejne shqiponjen…
Bravo Kimete je burrnesh . E sa për gjuhën unë jam tosk por gegnishtia është gjuha e të parëve tanë , është si gurgullima e ujit. Ndaj dhe shqipja nuk vdes kurrë.
Kimete brilante si gjithmone.
Zonja Berisha, meriton fjalët më të ngrohta, për kënaqësinë që të jep, mbasi ke përfunduar, këndimin e këtijë artikulli.
Është një shkrim ambicioz, real, kritik, injorues dhe tallës, për subjektet në fjalë dhe rrethin e tyre, politik e shoqeror, i krijuar nga interesat si hajna dhe që udhëhiqen nga motoja e hajnisë, mbi kurrizin e interesat e popullit fukara, i cili, nga kjo premisë, për inerci të botkuptimit fshataresk, hala besojne tek “kapidani heró”.
Pooor, koha, i nxorri kallajin, “heronjve kapidana”, ketej dhe andej “kufini”, dhe kanë mbetur, si guralecat në shoshë, mbasi nuk u shkon kush prapa, sepse është e vërtetë që si popull jemi shumë fukarenj, por amaaa, në anën tjetër, jemi si gén, edhe shumë të zgjuar, që për etikë dhe edukatë, jemi “pak” të urtë, duke kujtuar këta prijësit tanë, që urtësia e jonë, eshtë privilegji i tyre.
Një mrekulli, që të shtyn të lexosh e rilexosh këtë shkrim.
Të lumtë.
Kimete je me kimet,nuk te shaj si gazetare,je OK-ej,,Iliri Monkes sinqerisht eshte hajdut,ke plotesisht te drejt,por te lutemi shume shkruaj shqipe,se jam I sigurt qe di.
Kimete,je shume e sakte,per njerez te sakte.Fm
Z,Kimete, me pelqeu shkrimi yt, por e kisha te veshtire ta perktheja.
E vleresoj artikullin shume te sakte per mesazhin qe percjell. Vleresoj edhe kurajon per shkrimin duke e ditur qe dialekti gjuhesor i perdorur mund te krijoje hamendesira ne kuptimin e fjaleve. Kosova eshte Shqiperi!! Respekte!
KIMETE Berisha eshte modeling I persosmerise gazetareske pasardhese e dense e stilt te Migjenit te madh
SA PER ATA QE THONE SE NUK E KUPTOJNE GJIUHEN E SAJ MENDER NA PLASI BY….
TURP TJU VIJE QE NUK MESONI GJUHEN E PJESES ME VITALE TE KOMBIT TONE
JENI ZAGARE E PARAZITE TE NDYRE legena
Eshte gjysma turqisht, ti turk je? Per gegnisht lexojme Fishten e plot te tjere e kenaqemi, pra artistikisht…. ne gazete duam shqipen standarte te pelqen ty apo jo pak rendesi ka!
Nqs e keni kaq problem shkollohuni ju behuni gjuhetar te medhenj dhe ndrroheni standarten ne nje dialekt te vetem, ate shkodran psh meqe ata kan shume pordhe, dhe ne te tjeret do te detyrohemi qe ne gazete ta shkruajme me nje kembe.
“” Te duket vetia kaq i vogel ne nji detyre, aq te madhe”shprehje me te goditur per “Shpirtvoglin”Ilir Meta nuk mund te gjendet!Te falen edhe ato “gabime” qe te vene ne dukje keta bashkekomentusit ketu siper;je tamam ,sic thote “aleko”;e kendeshme dhe percelluse! Pershendetje;
Fatmiri
NNP dakort me komentin tend skam cti shtoj
Nuk po e kuptoj shifren e pjes marrjes neser ne Shesh,
I afrohen 0,85 %???????
Deri tash jan ba 10 vet qe kan deklarua pjes marrjen.
Një sarkazëm që bëhet therëse vetëm në dialektin Fishtjan të shqipes përdorur me mjeshtri nga një zonjë me fjalor enciklopedik
Kimete jeni burrneshe dhe e rralle! Gjuha juaj e ben gjithashtu shkrimin edhe krijim artistik!
Rrofsh moj Kimete …se na bone per vehte…analize e shkurter me shume brume,,t`lumt..
Kimete respekte,shkruaj me shpesh,por permiresoje pak gegenishten se na harxhon me teper kohe per ti lexuar.
Me eshtedashur te lexoj ne versionin english per te kuptuar cfare ke shkruar Te lutem heren tjeter shprehu ne gjuhen letrare sipas kongresit te drejtshkrimit te 1972 Ideja e mire por shume e veshtire te marresh permbajtjen e shkrimit.
Bravo Kimete ,ata qe nuk kupojne ty nuk kuptojn se jane difichent ne koke dhe Jane puro idiota hajdut kriminel.Ata Jane bere pasanik pa punua asnje dite si Shqiperi e Kosove njeri ishte roje diskosh ne Europe tjetri ishte ne Shqiperi Duke mbledhur % e drejtora qe kishte vu ne pune per ti sherbyer familjes mafioze
Te lumte pena!
Normal ka ngelur shqiperia te drejtohet nga Ramushi tjeter ilir meta, njeri me debil se tjetri por te dy trima si Mic Sokoli.
Veshtire te lexosh Mesazhin e kuptova Meso te shkruash shqip per qytetaret shqiptar te Shqiperise.Niveli yt eshte vetem per kosovaret e prapambetur dhe te rendomte.
Respekt per sarkazen qe perdor moj gazetare ,por vall a ta kuptojne Ramushi,Meta e Al Bini kete!Ata po dashkan me i ra murit me koke per nji at nder,se ndryshe jeta e tyne pa vjedhje,pa triumfe e pa pasuni nuk paskerka kuptim sikur e gjithe bota me u djeg ose sikur e gjithe beota me u nda ne tri pjese sepse perseri kan me u zie perse Al Binit i takoka ma shume se metes dhe Ramushit!Ndaj keta Shqiptarizma sorra qe mendojne se jane shqiponja duket me i ndigjue se gjithçka e kane per te miren e kafsheve te pyllit ku te tre nuk rronkan dot ma eren e gjakut te tyne!Sidomos ky i yni qi per kelyshet e vet ka vrare me 21 Janar,per kelyshet e vet ka quajtun popullin injorant koke palare kur kokat e 12 maveve te veta ,maca me e madhe ua lante perdite e jo veem kaq por u bante potere se e kishin ba ves e shurrojshin tek banjote e te tjerave e dikush prej tyne ishte kapun edhe tek banjo e ketij “maçoku” qe sot mendon se kollarrja e ka ere burre shteti!Ndaj punet nuk jane kaq te thjeshta sa medon qe u lidhkan dhe u varkan per teritore te tokes ame!Jo ashte me i gjzne problemi sepse ata po ndihen keq sepse shqypnia e kosova jane troje qi u perkasin atyne si pronare te ligjshem e qe me kanun te vrasin po ua cenove sadopak interesat ,sepse ky truall u perket kelysheve te tyre qe jo rastesisht jane çue per studime ne Angli qi te marrin leksione se si me mbrojte pronat mbretenore qe neser keto sorra kane me ua lane me dokumente falso e jo me tapi sepse njai asht prej skraparit ku çdo gja qe mbillet bahet rrush e tjetra prej origjine nga Maqellara ku çdo gja qe mbillet bahet patate,ku asnji shiqpetar nuk mund te jetoje dot pa shijen e tyne!Ndaj mos i rendo kaq shume tre musketieret sepse pastaj te vijne sorrat naten e ta djegin shtepine,te vijne sorrat naten e me trimnine e tyre te vrasin se je tue u prish rehatin,pavaresisht se kush je e per çka po i akuzon me te drejte!Ata ne fund te fundit jane shqiptarizmi e shqiptaria qe duhet te na perfaqesojne na te koke palareve,na qi kur nuk kuptuam qi oksigjenin e perfitojme prej pordheve te tyne te Ramusheve,te Meteve e perse jo edhe podhet e parfumosuna se fundemi te Al Binit!Ndaj ky komb s’ka ba hajer sepse ne çdo epoke u kane dale per zot trunguj te tille qi ose kane detyrue popullin shqipatar me i ndigjue ose krejt vendin e kane çue drejt djegjes!