Nga Alfred Peza
Kongresi zgjedhor i PS më shumë se çdo gjë tjetër, është kuptuar në opinionin publik, si starti i Edi Ramës për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. Përtej reformës në drejtësi, projektit gjigand të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, rrogës minimale, amnistisë për të ardhurat e padeklaruara, çeljes ose jo të negociatave me BE, etj. ka një arësye tjetër thelbësore që e bën realiste në planin politik, këtë synim ambicioz të socialistëve.
Arritja e kësaj fitoreje në zgjedhjet e qershorit 2021, do të ishte një rekord absolut, i paarritur deri më sot nga asnjë forcë tjetër politike në Shqipërinë e këtyre 30 viteve të postkomunizmit. Për ta mundësuar këtë, në terma konkretë, Edi Rama deklaroi se PS i duhet të fitojë të paktën 800 mijë vota, nga 765 mijë që fitoi në zgjedhjet e 2017. Pyetja që lind është: Sa i mundshëm është ky objektiv dhe si mund të arrihet kjo, në kushtet kur duhet mbajtur parasysh edhe koeficienti i konsumizmit që pëson natyrshëm një parti politike, pas 8 vitesh në pushtet?
Më duhet ta them që në fillim që është një objektiv shumë i vështirë, por jo i pamundur, në kushtet e realiteteve të reja politike që po zhvillohen në skenën shqiptare. Garancia kryesore për këtë, është jo vetëm opozita e dobët, e paorganizuar, e hallakatur, e pafuqishme, e paqartë dhe e paaftë për të krijuar një frymë ndryshimi përmes një programi dhe ekipi, që do ta rikthente në pushtet. Por, mbi të gjitha, aseti më i vyer i Edi Ramës në këtë sfidë të re, është faktori Ilir Meta.
Projekti i tij politik i themeluar në vitin 2004, LSI tashmë ka dështuar. Pavarësisht se nuk e pranojnë, ky është tashmë një realitet. Sepse përndryshe, nuk do të kishte asnjë arësye se përse duke e patur aty partinë e tij, Ilir Meta ta shndërronte Presidencën aktualisht, në selinë e një partie të re që pritet të zyrtarizohet në vijimësi, pas protestës së tij politike të 2 marsit.
Arësyet që çuan në dështimin e LSI lidhen ngushtësisht me mënyrën e funksionimit të saj. Ajo ishte një parti thellësisht pragamtiste, që mori fillimisht vota të majta dhe njerëzish të lëkundur. Për të grumbulluar me kalimin e kohës rreth vetes, njerëz që nuk i bashkonte filozofia, ideologjia, ndonjë program politik dhe elektoral specifik.
Ilir Meta mori kurorën e “kingmaker”-it në një skenë bipolar ekstremisht të ndarë mes PS dhe PD, duke zbatuar parimin se nuk ka shumë rëndësi sa mandate ke, më e rëndësishme është se çfarë bën me to. Dhe ajo që LSI diti të bënte më mirë ishte të shkonte, andej nga shkonte pushteti. Duke u bërë pjesë herë e qeverisë me Sali Berishën, e herën tjetër me Edi Ramën.
Në momentin që PS fitoi e vetme mbi 70 mandate, LSI humbi benefitet e pushtetit qëndror dhe në 30 qershor 2019, me djegien e mandateve të deputetëve dhe bojkotimin e zgjedhjeve, humbi edhe të gjitha pozicionet e përfaqësuesve të saj në pushtetin lokal. Pas kësaj, ra edhe formula mbi të cilën qëndronte në këmbë ky projekt politik.
Në këto kushte, doli e nevojshme që Ilir Meta ose të rindërtonte nga e para LSI gjë që është gati praktikisht e pamundur, ose të krijojë nga e para një parti të re. Në mënyrë që projekti i ri të mos pësojë fundin e të parës, tani qasja nuk është më si më parë; e majtë dhe pragmatiste. Ilir Meta po mundohet që të shfrytëzoje trendet dhe tendencat e reja në politikën globale, duke i veshur vetes aureolën e re të një lideri nacionalist, sovranist dhe antisistem. Tipare këto kryesisht të partive që i përkasin të djathtës ekstremiste Europiane.
Elektorati që priret për ti ndjekur, mbështetur dhe votuar më pas këto lloj projektesh politike, vjen më së shumti nga radhët e së djathtës. Kjo bën që historia politike e Ilir Metës të jetë një film i parë tashmë. Në 2004, një vit përpara zgjedhjeve të 2005, LSI lindi si një projekt brenda PS për të përçarë të majtën, duke rikthyer në pushtet PD dhe Sali Berishën. Ndërsa sot në 2020, një vit përpara zgjedhjeve të qershorit 2021, “Besëlidhja…” e tij po lind si një projekt i ri brenda së djathtës. Çka i jep shanse dhe mundësi Edi Ramës dhe PS që të realizojnë objektivin e lançuar zyrtarisht në Kongres: Fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
Atëherë Sali Berisha përmes LSI u bë Kryeministër përmes parimit “përça e sundo” të majtën. Ndërsa sot PS dhe Edi Rama kanë shansin që të vijojnë edhe për 4 vitet e tjera ta qeverisin Shqipërinë, përmes parimit “sundo të përçarët” e së djathtës.
Këtë logjikë të analizës politike, e mbështesin edhe kalkulimet e ftohta elektorale. Aritmetika e rreth 250 mijë votave të LSI dhe LIBRA që mbesin pa sigël nga zgjedhjet e 2017, janë një minierë e jashtëzakonshme, për të amortizuar rrjedhjet e natyrshme për shkak të konsumit që mund të sjellin 8 vitet e qëndrimit të PS në pushtet. Duke e bërë në këtë mënyrë Ilir Metën, një garanci të shkëlqyer për fitoren e mandatit të tretë nga Edi Rama.
Neser do jete nje Falliment Total per ata qe duan gjakderdhjen e Shqiptarve.
Pra Falliment Total i ilir metes.
Te lumt goja. Mandati i trete i veshtire po jo i pamundur kur perpara ke beselidhesit!!!
LSI ka firuar me kohe. Nuk egziston me dhe pse fallxhorja perpiqet te bej ndonje lajm tek tuk.
Ajo ishte parti e biznesit dhe kur ske pushtet ik per lesh te bubit…
Une mendoj se neser do jete deshtimi me i madh i ilir metes ne karrieren e tij shume te gjate politike.
800 mije vota jane veshtir Peza!!!
Duke pare edhe gjendjen sot
Por do fitoni pike nese shkarkoni…. presidentin… dhe jo te bini prape dakord me te.
Po Lsi ka vdekur me koheeeeeeeeeeeeeeee. MIRE E SHKRUAN
Parti e biznesit familjar.
AMIN!
Te lumte goja gjigand edhe 1 mandat duhet me i shku punes deri ne fund.
Nuk do ishte keq. nGa keta qe jane i provuam te gjithe dhe sia pam hajrin njeriu
Ka ca ka rama nuk ka vjedh floririne shqiperise dhe nuk ka vrare 4 veta ne bulevard :)!
Eshte shkrim i vertete! LSI ka deshtuar, se ndryshe nuk do krijonte keto te rejat qe po perpiqet.
saliu basha ka me u rras e burg
presidenti do i fali nji shume marramendes noj pinjolli te PS-s
dhe do arratiset nga shqipnia me thesarin e valixhet presu me miljona
.
ka pasur krisma
edhe pse dikujt s’i pelqen
Ke te drejte peza??si zgjedhet lokale qe nuk mundi ti numeronte edhe pse numerues ishte vete??eshte e sigurte qe rama do ta mari perseri mandatin e 3 te per largimin masiv te popullit dhe per varferin ekstreme??per keto te 2 ja do mbahet mende keto 30 vjete hajde suksese ne jete??.
Mire eshte analiza po duhet thene qe faktori kryesor eshte puna e madhe dhe e pa besushme e PS ne cdo sektor qe ne 2013 kur e moren ishte e pa imagjinushme nga shume njerez dhe mos harojme FAKTORIN RAMA hudheheqes i zgjuar largpames. Mos haroni qe e mori vendin nga dora e armiqeve te vendit kur ata e kishin mbaruar cdo menu prishje qe ju ishte dhene nga vete serbet dhe greket dhe menduan qe le ta mare kush te doje nuk behet me
NESE DO KENI MUNDESINE TE MERNI VIRUSIN KINEZ
ESHTE E SIGURTE QE SALIU DO KONTAMINOJE NJEREZ .
JU MORI FLORIRIN
JU VRAU
JU DOGJI
JU DEGJENEROJE
NESER SI DHURATE PER DEBILAT NHE VIRUSE
Ate qe Ilir Meta i sanksionoj vetes ne politik dhe e pozicionoj veten ne kahun e thellimit me tej te zhvillimit e te demokratizimit te shoqerise shqiptare, po e permbys po vet me 2 Mars.C’far eshte Ilir Meta ne postin e presidentit perfaqesuesi i UNITETIT TE POPULLIT apo udheheqesi i nje formacioni politik ? Sic duket 2 Marsi verteton te dyten.
Zgjedhjet e 2021 jane te sigurta per nje fitore spektakolare te Ps dhe daljen perfundimtare te cizmepartickes se drejtoreve dhe ministrave hajdute ne gjithe shqiperine qe me vjedhjet e tenderave nga Rruga Elbasan Tirane dhe ne gjithe ndermarjet e drejtuara nga leshelija e gerryen buxhetin e shtetit gadi ne falimentim. Vetem ne Ost cdo tender eshte bere me 6_10 fishin e vleres reale per te mbushur xhepat e leshelise, nuk eshte veshtire me e provuar kur nje kompjuter eshte vene ne situacion 600 mije leke te reja kur ai ben max. 60 mije leke te reja. Nje pale rroba pune bejne max. 8000 leke te reja kurse jane blere 65000 leke te reja. Nje monitorues gazi bashke me motimin ben max 60mije euro eshte blere 360 mije euro. Kjo eshte bere per te mbushur thesin e Nafije Dybekut . Prandaj kjo force nuk vjen me kurre me ne pushtet. Dhe fitorja e ps ne 2021 eshte e padiskitueshme.
Te mos e genjejme veten.
Njerez ne shesh do te kete.Bile mund te kete shume.
Ka plot njerez militante pd je qe nuk e duan Ilir Meten,por e shohin si nje mundesi pushteti.
Ka plot te tjere te zhgenjyer qe mund te protestojne.
Ka dhe plot te paanshem qe duan ndryshim.
Gabimet ne qeverisje bejne plot te pakenaqur.E te themi te drejten gabime ka sa te duash.Te pakten ne Drejtorite e poshte ka plot.Te mos themi gabime,por faje te renda.
Kundrejt elektoratit socialist e anetareve sidomos.
Me e dukshme se kudo ne Shkoder,ku partia socialiste as qe ekziston.
Ka vetem nje grup qe uzurpon gjithçka ,pa patur asnje kontribut real.
E votat i kerkojne tek ne…
Perse duhet ta bej ?
Çjemi ne ,sherbetore ? Qe vetem te votojme e pastaj te neperkembemi ?
Kjo eshte sfida qe PS ka per 2021,karikimi i votuesve te braktisur e neperkembur prej drejtuesve te saj ne rrethe.
Ndryshe jo vetem qe nuk do te behen dot 800 mije vota ,por rrezikohen poshte 700 mijeshes.