Komisioni Europian, “dritë jeshile” për Shqipërinë e MV për negociatat: Rezultate të prekshme, janë gati

2 Mars 2020, 10:48Politika TEMA

Komisioni Europian vlerësoi pozitivisht përparimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në procesin e reformave dhe përsëriti rekomandimin që të dy vendet të hapin negociatat e pranimit me BE.

Dokumenti, thotë se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë rritur përpjekjet e tyre dhe kanë treguar rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.

“Në përputhje me rrethanat, bazat për Rekomandimin e Komisionit 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë janë akoma të vlefshme,” thuhet në një dokument të Komisionit Evropian.

Raporti Special për Shqipërinë tregon se vendi ka treguar rezultate konkrete në zbatimin e vazhdueshëm të reformave të kërkuara nga BE-ja.

“Veçanërisht në lidhje me fushat e identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të BE-së, përparimi është bërë si më poshtë: përmirësimi i mëtutjeshëm i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti plotësimi i të gjitha dosjeve prioritare”, thuhet në dokument.(TemA)

2 komente në “Komisioni Europian, “dritë jeshile” për Shqipërinë e MV për negociatat: Rezultate të prekshme, janë gati”

  1. Tema Fake Nachrichten says:

    Ahah ahaha ha, gjirizi Tema spushon me propoganden e qeverise RAma

  2. Lymi Tutit says:

    Likes i doli ne shteg,nje parrulle tjeter per mitingun : “Poshte Komuniteti Europian”!! ?? Lymi Tutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje