Mashtrimi i Presidentit me Kushtetutën!

1 Mars 2020, 20:15Politika TEMA
Mashtrimi i Presidentit me Kushtetutën!

Nga Brizida Gjikondi

Kushtetuta e Shqipërisë ka vetëm emrin e tillë. Ajo filloi të zhbëhej në 2008 por vdekja e saj morale dhe ligjore erdhi në 2016. Kur si pasojë e degradimit total të Drejtësisë, e cila ishte totalisht aleate e krimit dhe e politikës dhe jo e qyetarëve, u arrit që “falë” faktorit ndërkombëtar Kushtetuta të bëhej Akti Tranzitor ku zbradheshin dhe konfirmoheshin të gjitha dyshimet, frikërat dhe pasiguritë që faktori ndërkombëtar kishte ndaj klasës politike shqiptare tejet të kriminalizuar. Nuk duhet të jesh jurist që të Kuptosh që Kushtetuta aktuale e Shqipërisë është kryekëput një Akt Ligjor në shërbim të Reformës në Drejtësi me qëndrueshmëri të përkohëshme por kurrësesi një Kushtetutë morale e një shteti sovran.

Ndryshimet e 2016 u votuan si kurrë më parë unanimisht nga 140 deputetë, të cilët u çuan të votonin me një këmbë pavarësisht intrigave dhe djallëzive që përdorën të dyja palët, disa që ta pengonin totalisht dhe disa që të filtronin dhe amnistonin aty figurat e errëta të drejtësisë shqiptare.

Njoh nga afër sistemin e drejtësisë dhe di të them që Reforma në Drejtësi dhe zhbërja e Kushtetutës për shkak të kësaj Reforme ishin shpresa e vetme për të mbijetuar si popull dhe si shtet.

Cdo Gjyqtar nga shkalla e parë e gjykimit deri tek ai i Apelit, i Gjykatës së Lartë për mos folur për Gjykatën Kushtetuese ishin skllevër të bindur të emëruar dhe gjobvënës mirënjohës që i korespondonin një kaste politke dhe një politikani konkret. Njoh me emër mbiemër pa fund të tillë. Kriminilaizimi i drejtësisë dhe njëhsimi i saj kriminal me politikën bën që mos kuptohej ku fillonte njëra dhe ku mbaronte tjetra. Ekonomia, pronat, mafia, kriminelët … ishin eskluzivitet i kësaj kaste antishqiptare.

Cdo intelektual që njeh cfarë është Kushtetuta në vetvete e di shumë mirë që Kjo e tanishmja vetëm Kushtetutë nuk është, por është një Akt që garanton që nesër të ngrihet një Kushtetutë dinjitoze dhe bashkëkohore. 

Shqiptarët nuk kanë aktualisht Kushtetutë falë njerëzve si Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët kapjen e Drejtësisë e kthyen në normalitet kriminal, ndaj të njëjtin kut vlerësimi dhe ankthi kanë dhe sot, fatin e tyre e lidhin me emërimet e saj.

Kushtetuta e Shqipërisë aktualisht është një Rregullore se si reformohet drejtësia, ndryshimet e saj janë thelbësore por gjithmonë në funksion të frymës së kësaj reforme. 

Në këtë Kushtetutë kanë rënë ekuilibrat e 3 pushteteve, në këtë Kushtetutë me 183 nene (ndërkohë Italia me rreth 61 milionë banorë e ka me 139) nuk ka harmoni, nuk ka historinë e kombit, pasi dihet që Kushtetuta është Akti Suprem, Certifikata e Lindjes dhe gjallimit të një shteti, aty përmblidhen e shkuara, e tashmja e ardhmja, plagët dhe mësimet që të jep historia, çdo nen i saj është i larë me gjak shqiptari në qindra shekuj për tja arritur që të kihet një Kushtetutë dhe një shtet shqiptar.

Cdo shqiptar duhet ta hap një herë të vetmë Kushtetutën aktuale dhe do kuptojë që sdo kuptojë asgjë. 

Presidenti nuk mund të fsheh frikërat e tij mbrapa saj, ai smund të bashkojë fatin e tij politik dhe ligjor me fatin e popullit shqiptar.

Ai po fshihet mbrapa një Kushtetute që nuk ekziston, Kushtëtutën nuk e bën emri por e bëjnë shtyllat e saj. 

Kushtetuta aktuale mbart frikërat e ndërkombëtarve për Reformën në Drejtësi ajo është një manual përdorimi se si rrëzohet sistemi i vjetër i drejtësisë dhe se si ngrihet i riu.

Në këtë Kushtetutë nuk garantohet gjëja kryesore Sovraniteti, por kush ka dy gramë tru e mirëkupton këtë situatë kalimtare, po kush është si Meta pavarësisht se e votoi më një këmbë nuk e mirëkupton pasi nuk i leverdis.

Kur u bënë ndryshimet kushtetuese në Korrik të 2016 djallëzisht ashtu pa u ndjerë u hoqën nga Kushtetuta edhe disa Institucione kushtetuese në mënyrë që të kapeshin kollaj nga politika si pwr shwmbull Komisioni Wendror i Zgjedhjeve. Ka paradokse Kushtetuta aktuale, ndërkohë ke një President të zhburrëruar ligjërisht pasi zgjidhet me 71 vota, ke një Avokat Populli (totalisht institucion parazit) që zgjidhet me 84 vota, ka Nene ku territori ju jepet forcave të huaja ndërkombëtare, sic nuk ka asnjë Nen për punën dhe të drejtat thelbësore të shqiptarve.

Kushtetuta duhet të jetë një simfoni në letër, një simfoni kombëtare, ku dinjiteti, pavarësia dhe sidomos sovraniteti ekuilibrin mes tre pushteteve 1) Parlamantar 2) Gjyqësor 3) Ekzekutiv duhet ti kishin në themel të ekzistencës së vet.

Unë dhe shumë si unë kemi pranuar me vetëdije që ky akt kalimtar që garanton Reformën në Drejtësi të pseudo quhet Kushtetutë, ndaj as Presidentit nuk i ka hije të shtiret. Për më tepër që votimi që e polli atë politikisht si President ja zhbën moralin që predikon me flamuj dhe Mimoza.

Kushtetutat e shteteve evropiane garantojnë me harmoni dhe rrjedhshmëri nen pas neni një identitet kulturor kombëtar, ekonominë publike dhe private, drejtësi të paanshme, rregulla të ndershme politike, referendume dhe sidomos moral kombëtar. 

Shqipëria mbas konsolidimit të Reformës në Drejtësi, ka imediate hartimin e një Kushtetute elitare, një Kushtetute që vendos gjithëcka në vënd të vet, siaps rolit dhe rëndësisë.

Duke parë hipokrizinë e Presidentit po citoj disa rrjeshta të dy figurave ndërkombëtare Abraham Linkoln dhe Samuel Adams i pari thoshte “Ne, Populli jemi pronarët legjitimë si të Parlamentit dhe të Gjykatave, dhe jo për të përmbysur Kushtetutën, por për të përmbysur ata njerëz që poshtërojnë Kushtetutën” dhe Presidenti aktual i Shqipërisë është njëri prej atyre, kurse i dyti insistonte fortë në idenë e tij se “ “As Kushtetuta më e mënçur, as ligjet më të arrira nuk mund të garantojnë lumturinë e një populli të cilit i kanë korruptuar shpirtin”

35 komente në “Mashtrimi i Presidentit me Kushtetutën!”

  1. pranvera. says:

    Respekte Brizita, me bukur nuk behet.

    1. Revizori says:

      Shume dakord me ty Pranvera, dhe me te madhin Li Pazari me poshte.
      Brizida ka bere nje supershkrim, qe eshte muzike ne veshet dhe mendjet e te gjithë njerezve qe dine shkrim e kendim.
      Fatkeqesisht, ata qe do mblidhen neser ne shesh Jane analfabetet e Sali Berishes.
      Ketu nuk ka rendesi fare se kush eshte Edi Rama. Ilir Meta nuk kerkon te protestoje kunder Edi Ramen, por kunder Reformes ne Drejtesi, sepse i ka hyre frika. Pra kush del ne shesh neser eshte per te mbrojtur Ilir Meten..

    2. Populli says:

      No comments

  2. Li pazari says:

    Nje super shkrim,nje super analize,le ta lexoj çdo shqiptar qe ti hapen sadopak syte nga kjo kaste e korruptuar politikanesh qe kane 30 vite qe i rrejepin. Zgjohuni o shqiptare dhe mjat u bete mish per top per Ilir Meta,Sali Berisha,Lulzima,e Monika ata mbrojne vetem miliardat e tyre dhe as qe ju plas per shtet ligjor dhe per kushtetute. A ishin kta qe e degjeneruan 30 vjete rresht,cfare prisni qe kta ta rregullojne,kta tallen me mjerimin qe na kne katandisur,mallkuar qofshin o zot brez pas brezi.

    1. Shinjestra says:

      Te lumt mendja Brizita.Qenke vertete nje inteligjente qe i duhet inteligjences ne shqiperi.Respekt.Eshte e vertete,se, me konsolidimin e reformes ne drejtesi,shqiperise i duhet nje kushtetute e re dhe funksionale,qe te perfaqesoi dhe te mbroje interesat e popullit shqipetar.

  3. Li pazari says:

    Nje super shkrim,nje super analize,le ta lexoj çdo shqiptar qe ti hapen sadopak syte nga kjo kaste e korruptuar politikanesh qe kane 30 vite qe i rrejepin. Zgjohuni o shqiptare dhe mjat u bete mish per top per Ilir Meta,Sali Berisha,Lulzima,e Monika ata mbrojne vetem miliardat e tyre dhe as qe ju plas per shtet ligjor dhe per kushtetute. A ishin kta qe e degjeneruan 30 vjete rresht,cfare prisni qe kta ta rregullojne,kta tallen me mjerimin qe na kane katandisur,mallkuar qofshin o zot brez pas brezi.

  4. ben says:

    Nga gjithe sorosiano rilindasit ndoshta kjo eshte me mashtrusja.
    Sepse ne 2 ndryshimet qe ju bene kushtetutes se fatos nanos (qe nuk e permend njeri po ishte kushtetuta me e mire per shqiperine) ne 1 rast ishte protagonist sali berisha dhe edi rama, ne rastin e dyte rama dhe soros ,ilir meta ne 2 rastet ishte kunder bile ilir meta ka bere edhe greve urie kunder ndryshimeve kushtetuese.
    Kurse kjo laraska sorosiane thote kushtetuten e bene ilir meta me sali berishen.
    Eshte vertet degradim moral i shoqerise shqiptare qe te bardhes i thone te zeze dhe te zezes te bardhe ne asnje komb ne bote nuk do guxonte te bente 1 gje te tille , ndoshta ne shqiperi duhet vertet revolucion. Sepse ne gjendjen qe eshte shqiperia eshte 1 vend i mbaruar dhe karagjoz.

    1. Like koronavirusi says:

      O bole nuk na rruhet shume per gjykaten kushtetuese nuk te hyne as ty e as mua ne pune gjykata kushtetuese eshte per meten berrishen ramen bashen nuk e kupton qe eshte e turpeshme ti vesh pas nje grabitsi te thesarit nje 7% nje vjedhes qe paguan 200 mije euro ne vit per tre femije me studime ne londer nje pis fshatar qe erdhi me corape te grisura e u be miliarder pa punuar
      mos u beje talibane duhet drejtesi duhet te perfundoje pas hekurave dhe ti sekuestrohet pasuria e grabitur jo vetem ketij psikopati por te gjitheve si krimineli berrisha me shoke se po punoni po lodheni e po ju vjedhin djersen

    2. ben says:

      ben adashi-te pakten zgjidh nje emer tjeter ne se nuk je dakort me linjen time. Pastaj, pse e kni marre kaq zet kete Sorosin, nuk e marr vesh? Dikur kuir puthej me Saliun, te gjithe i thonit baba, ndersa sot e shani me liber shtepie.

  5. Kushtetuta says:

    Ky artikull i tmerrshem eshte ne kundershtim me te gjitha rregullat e logjikes dhe ka pasaktesi te pafalshme. Me fjale krejt te pergjithshme dhe paradokse te medha, autorja ne menyre anti profesionale kerkon te kundershtoje Presidentin duke djegur Kushtetuten. Ne vend qe te argumentoje ekzagjerimet e Presidentit, ajo ben efektin e kundert. Idete e ketij artikulli mund te behen te rrezikshme nese shfrytezohen nga populistet. Tung!

    1. ppa says:

      Ke shume te drejte; kjo kompetentja mund te kete te drejte ne disa raste te tjera, por me kete analize tregon se eshte nje “analiste aventuriere” qe pretendon, me budallallekun e saj, te bej dhe te katranos analizen politike me ate juridike ( per me teper si konstitucionaliste e “kallamave”, jo e plepave, keta te fundit jane me te kualifikuar.

  6. h says:

    Ne shqipëri, shteti drejtohet nga bandat mafjoze.
    Ato alternohen ne pushtet në bazë të kapacitetit qe ushtrojne per te blerë dhe vjedhur votat.
    Postet shtetërore apo drejtuese si universitete,media,ministri,drejtesi etj, janë maska për të mashtruar popullin.
    Në të vërtetë betejat mes tyre fitohen nga kush e ka bandën më të fortë me financa qe mund të korruptojë
    më lehtë në ankandin e të drejtës ku fiton kush paguan më shumë.
    Meta mbron kushtetutën ??? Ha,Ha,Ha.Rama lufton korrupsionin ???Ha,Ha,Ha.
    Basha me berishen dhe moniken i vjen keq per popullin ??? Ha,Ha,Ha.

    1. lana says:

      I ke rene pikes Hahaha
      Kujt prej tyre ju pre barku per popullin HaHaHa

  7. Dashamiresi says:

    Bravo Brixhida! Po ka ketu tek ne njerez qe jane te pagdhendur dhe vetem huri policit i gdhend, prandaj ne duhet te bejme nje kushtetute me nje nen: Polici i plotefuqishem dhe hurin ne dor edhe per president qenin qe edhe kesaj radhe e shkaterroi vendin ne pritje te negociatave. I humbt shpirti me gjitheçka!

  8. Erli says:

    Meqenëse të njoh, nuk mund të them gjë tjetër, përveçse,,,,,, këtë radhë ke superuar veten. Bravo.

  9. Monika e lsi says:

    Mos e gjykoni eshte ne nje gjendje te veshtire psiqike thuajse i cmendur eshte perballe hekurave te burgut kaq frike ka sa ne periudhe epidemie nuk i kercet fare per popullin theret metinge thirja eshte me shpetoni po nuk ka pdrendi qe e shpeton ka vjedhur erdhi me corape te grisura nga fshati skraparit u be miliardere pa punuar ky kllun karragjoze qe tallen te gjithe

  10. Shinjestra says:

    Te lumt mendja Brizita.Qenke vertete nje inteligjente qe i duhet inteligjences ne shqiperi.Respekt.Eshte e vertete,se, me konsolidimin e reformes ne drejtesi,shqiperise i duhet nje kushtetute e re dhe funksionale,qe te perfaqesoi dhe te mbroje interesat e popullit shqipetar.

  11. Lekmirakaj says:

    Nuk arrij te kuptoj se si nje njeri I pregaditur si zonja ,te beje nje aresyetim qesharak.Ndoshta zonja mendon se vetem emri I saj mjafton per ne te paftet te pertypim çfar do prralle qe del nga gjoja e saj.Argumenti qe zonja perdor ,se gjoja kjo kushtetute do ribehet pas emplimentimit te reformes ne drejtesi jo vetem nuk qendron ,po eshte qesharak.Simbas zonjen ,meqe nuk paskemi nje kushtetute,kryeministri mund te beja çfar te doje dhe asnjeri nuk ka te drejte ta kundershtoje.Zonje!edhe sikur te kemi vetem ligje kalimtare ,do duhet te respektohen,jo me kur kemi nje kushtetute qe I percakton qarte kompetencat.Pak seriozitet zonje,pak respekt per lexuesit,meqene se atyre I drejtohesh.

    1. Plugu says:

      Lekmirakaj,qenke fare koqe kandari.Brizida e ka trajtuar shume mire problemin e Kushtetutes dhe eshte e nevojsheme te behet nje e re qe t’i pergjigjet interesave te popullit shqipetar.Kjo qe eshte sot nuk i vlen shqiperise.

  12. Zgalem says:

    Shume shkrime , fjalime , dekllaratat dhe kercenime jane bere , keta dy muaj , nga Presidenti , specialiste te jurispodences dhe analiste te shtypit . Vetem ky shkrim I Z. B. Gjikondi , I dha zgjidhje problemit . Kushtetuta , nuk esht ajo , qe tund Ilir Meta , por ajo , qe kne votuar 140 deputete ne Korrik 2019 . Iliri kurre nuk eshte nisur seriozisht te mbroi kushteten , por kete here , mbron nje fantazme , sepse eshte zhbere dhe pritet te miratohet nje tjete , perse mbari . Simbas shkrimit te Z. Brizita , lufta e Presidentit , eshte lufte per shpirtra te vdekur . Ky shkrim lipset te lexohet nga te gjithe shqiptaret , per t’u orientuar tamam dhe te gjykojne nje here e mire , rebelimin absurd te Presidentit ne ikje . Zgalem

  13. Drini says:

    Megjithse ne terma shume te pergjithshme , shkrimi pohon nje gje qe kjo kushtetute me te metat e saj perben nje dokument per te bere reformen ne drejtesi.Le te jete ashtu si te jete por le te marre fund reforma ne drejtesi, mos te zgjatet jo nga shtatori i vitit te kaluar jo nga fundi i vitit , jo fillimi i vtit 2020, tani iku edhe shkurti dhe akoma ska perfunduar.Sa perqind e shqiptareve e kane te qarte se Ilir Meta i ben keto pehlivanlleqe te shpetoj lekuren e tij? Si mund ti digjet shpirti per kushtetuten ketij hajduti e madh? A ka hipokrizi me te madhe se s akjo e Ilur Metes?

    1. Dee says:

      Respekte Z, Brisida.

  14. Xhevahir sanxhaku says:

    Bravo!
    Eshte e para here qe lexoj me kaq kenaqesi nje shkrim
    Komplimentet me te mira
    Ke bere shkrimin me te perpikte qe duhej per te vene pikat aty ku duhet
    Pershendetje

  15. Vedat Shehu says:

    Ju lumte Zonja Brizida, keni paraqitur te verteten mjeshterisht ne nivel te kuptueshem dhe te larte. Te medhenjte e NATO-s, kur vendosen te rilonstruktojne Shtetin Demokratik te Shqiperise qe, pas daljes nga diktatura, u degradua nga klikat alternative sunduese, nuk e vendosi ajo Edi Ramen Kryeminister, por e gjeti te tille dhe e angazhoi, si faktorin e domosdoshem te brendshem per kohezionin e 140 deputeteve ne drejtim te rikonstrukcionit te shtetit ne ekuilibrin e vetevetidhem te tre pushteteve dhe te lidhjeve te partive politike midis tyre, brenda vetes dhe ne drejtimin e popullit e shtetit. NATO-ja e pati te qarte se euforia “poshte komunizmi” nuk mund te fsheh kortupsionin shkaterrued te shtetit dhe popullit. Rofsh Brixhida.
    Me konsiderate
    Vedat Shehu
    (Profesor Inxhinier Gjeolog, studjues i pavarur)

  16. Luto says:

    Nje shkrim i persosur.Trajton ne thelb dhe me vertetesi problemet .Bravo sinqerisht.

  17. Ylli says:

    Super Analize.Para 90 qeverisen komunistat ne demokraci drejtojne komunistat.Do ishte mire te ishin pastruar kto mbetjet komuniste njehere e pergjitmone qe akoma jane kudo ne parlament ne drejtsi,ne qeveri.

  18. Ilia says:

    Je e madhe Brisida!

  19. kolaneci says:

    Ej … o brixhida … po boll mi boll … sikur njef ligjin dhe njerezit ti ….
    po kush je ti mi …
    meqe njeh njerez me emra ti … po emri arben imami te thote gje … ?
    me siguri po

  20. Franci says:

    Brizid ja the, po kujt ja the. Presidenti e ka te shkruar ne balle se kush eshte, se si u pasurua dhe shantazhoi e poshtroi ket popull. Po ne jemi diçitura, kush te rreh te do, rasti i ketij eshte kush ta fut, prap te do. Me kete lloj soji oerfshi dhe mua, keta politikane do shqepen me pasuri, kur te na vijne mend ne, meta me shoke kane mbaruar pune. Si mundet qe ky popull, i vuri emrin like floriri, like 7%, like qe shkaterroj e vodhi pasurin kombetare gati po rrafshonte malin e tomorrit, sot ka popull qe per inat sime vjerre, shkojne ne ate palo manifestim ku i therret ky mashtrues. Ky eshte niveli, prandaj dhe kur thot ai qe, çudia me e madhe tre dit zgjat.

  21. Reforma says:

    Nderim dhe respekt per kete zonje te nderuar! Nje shkrim me se i qarte. Kushtetuta aktuale nuk eshte nje KUSHTETUTE e RSH, por nje manual perdorimi ne interes te Reformes ne Drejtesi. Mbas kesaj Reforme vjen Ligji Themeltar i Shtetit, Kushtetuta.
    Te gjithe shtetaret e institucioneve kane per detyre te tregojne vullnet dhe bashkepunim harmonik, per te kryer dhe perfunduar sa me pare Reformen ne Drejtesi, duke punuar ne harmoni mes njeritjetrit dhe jo duke futur shkopinj nen rrota.
    Liken e mundon dhe do ta mundoje tere jeten akuza e korrupsionit, akuza e etjes per pushtet dhe akuza per pasurim te pandershem. Prej kohesh i jane vene ne dukje keto akuza, por institucionet e drejtesise qene dhe jane ende nen ndikimin e politikes dhelper te instaluar nga sali berisha dhe aleati i tij, apo miku i zemres, like floriri. Nje video e gazetares Sonila Meco per vilen ne gjirin e Lalezit e fakton edhe me mire pasurine marramendese te ketij çepani. Nga student i revoltave te dhjetorit ’90 arriti, pa punuar kerrkund ne nje bordero, te jete i pasur mbi sheiket arabe.
    Sot, ne mitingun presidencial, qe i ndalohet sipas aktit kushteturs, na shfaqet si engjell dhe mbrojtes i drejtesise! Mfal, mfal, mfal, mfal, mfal!…..nderpriste gazetaret presidenti ne detyre dhe e merrte vete fjalen. Eshte nje zhurme karakteristike e njerezve muskuloze (por pa tru), qe duan te diktojne dhe te bejne zhurme ne media! Turp per kete mender president dhe per lakenjte, qe i vene pas!
    Faleminderit, Brizita Gjikondi! Te thuash te verteten ne kete kohe, duhet guxim!

  22. Plugu says:

    Lekmirakaj,qenke fare koqe kandari.Brizida e ka trajtuar shume mire problemin e Kushtetutes dhe eshte e nevojsheme te behet nje e re qe t’i pergjigjet interesave te popullit shqipetar.Kjo qe eshte sot nuk i vlen shqiperise.

    1. Lekmirakaj says:

      Bukur.Pa ofesa.Me qene se kushtetute duhet te ribehet,simbas zonjes,Tashti kush ka me teper pushtet mund te beje e te veproj si te doje..kushtetute mund te ribehet dhe ti kthehen competencat presidentit,kompetencat qe ja hoqi marreveshtja e “”nates””per te bere kryetaret e partise “mbreter”te vegjeldhe popullit I la vetem bindjen ndaj te pagubueshmeve kryetar.Tashti thuaj koqe kandari apo ç’te pelqej,po nuk kam ndermend te merresh me me ty ,jo pse nuk mendon si une,po se nuk ja vlen .

  23. Like Espinoza-La Piovra says:

    Komplimente zonja Gjikondi! Shkrimi eshte i perkryer dhe i ben nje radiografi dhe kushtetutes dhe personave qe fshijne me nder bythen me te sic eshte cifti pesidencial dhe familja Berisha e klani i tyre,te cilet e sollen kete vend ne kete pike.Halli eshte i madh per shqiptaret dhe pa nderhyrjen e amerikaneve dhe europianeve punet do shkonin dhe me keq.Pas like floririt i bie qe president,kuptohet qe me bekomin e Edi Ramew,te propozohej per president ndonje nga Habilajt apo ndonje tjeter kriminel me damke qe sot eshte ne burg,sepse do lidhej me njeren nga partite e keshtu me radhe.Dhe per te mos u zgjatur me shume,edhe une bie dakort mekomentin e ‘Francit’ me siper. Te shpresojme se me ngritjen e BKH-se gjerat te marrin rrugen e tyre e ne kohen e pershtatshme te behet kushtetuta e re,pasi te qerohet nga skena politike kjo klase qe eshte sot dhe te behet edukate qe kandidatet per deputete te kene motiv ti sherbejne vendit te tyre me devotshmeri e jo te kene motiv te mbushin xhepat me para e flori si puna e likes,Berishes,Monikes apo Lulit dhe me e keqja te kemi deputete ,kryeministra e presidente si puna e Berishes,qe sic shkruhet e thuhet ka qene agjent jo vetem i siguriimit te shtetit por dhe i UDB-se dhe jo vetem dhe megjithese ka dokomenta kompromentuese petr ta po ikin nga kjo bote biollogjikisht pa u hyre gjemb ne kembe,sepse shteti dhe sidomos drejtesia jone eshte peng i tyre.Shembull konkret eshte likja i famshem,mic Sokoli i skraparit qe pasi e ka fshire mire e mire prapanicen e qelbur me te gjthe fletet e kushtetutes dhe si kalene me asnje flete,hakerrohet me kapaket e saj dhe si Marksist( per xhepin e tij) qe eshte po na ben karshillek per nje me nder revolucion mediatik qe do e mbroje nga shkarkimi dhe nga qendrimi Euro-Amerikan .Sic thoshte i ndjeri Francesk Radi “ky fat na ra” dhe per mendimin tim “kete fat kemi zgjedhur dhe pasi e kemi zgjedhur vete,kete fat meritojme ne!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje