Ligji për dividentit ka qenë në fokus të deklaratës së Metës, sipas të cilit është në shkelje të Kushtetutës prandaj do të kallëzoj në SPAK personat përgjegjës që e kanë kaluar sipas tij në fshehtësi në Kuvend.
“Me pasoja të rëndë, për buxhetin dhe financat e shtetit, për sigurinë publike për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të shqiptarëve.
Ligji për devidentit, rast flagrant se si kuvendi ka dhunuar hapur Kushtetutën për të cilën ju premtoj se do të japin llogari.
Nuk do të ketë shpëtim për ta. Kushtetuta, në nenin 18 ka përcaktuar se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, por në nënin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat, tatimet dhe detyrimet financiare, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara caktohen me ligj.
Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepen fuqi prapavepruese. Sipas këtij neni është e qartë se cdo lehtësim fiskal nuk ka efekt prapraveprues. Barazia bara ligjit është tipar thmelor i kushtetutës, parim i njohur i financave publike.
Por në datën 3 dhjetor rilindja në 2018 miratoi ligjin për disa ndryshime në ligj për tatimin mbi të ardhurat në dëm të sipërmarrësve të ndershëm. Në këtë nen marvi kuvendi u vends nga 18% u bë 8% me efekt prapaveprues. Ky parashikim dhunon nenin e kushtetutës që ndalon efektin prapaveprues, se kjo do të thotë diskriminim para ligjit.
Pasojët e këtij krimi është e pabesë, goditje e rëndë pas shpine për bizneset e ndershëm që kanë paguar tatimin prej 15%, ndërsa me ligjin e ri oligarkët që kanë paguar deputetët do të favorizoheshin që të mos paguanin 15%, por 8%. përmbyset sistemi fiskal duke majmur më shumë shtresën e vogël dhe më të pasur të shoqërisë dhe duke varfëruar njerëzit e thjeshtë. Për këtë asre me dekretin e datën 20 dhjetor 2018 vendosa kthimin për rishikim, ky dekret iu përcoll kuvendit.
Cfarë ndodhi? Në të njëtën ditë ku presidenti i thotë Kuvendit “thërriti mendjes se po bëni një krim financiar”, në të njëjtën ditë kuvendi zhvilloi seancë plenare. Komisioni Ekonomik shqyrtoi në mënyrë mafioze këtë ligj, pa thirru presidencën për të dhënë sqarime, pa lajmëruar opozitën dhe brenda po të njëtës ditë, e miratuan në seancë penale. Mavri Kuvendi dhunoi hapur dhe tmershëm kushtetutën, duke futun në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit për ta futur në fletoren zyrtare. I kushton qindra mln euro buxhetit. Për këtë arsye iu bëj me dije se për këtë vendim do të paraqes në ditët e ardhme kallëzimin penal në SPAK për të zbardhur këtë skemë dhe vendosjen para drejtësisë autorëve të saj”, tha Meta.
O sa te kane rene ne qafe ty… opopopo.! CA po heq ti per kte popull opopopo! Ti je shpresa jone e vetme. Aman se Mos na marrin kushtetuten, ate kushtetuten we e ke bere lecke ti dhe ata we te vijne mbrapa. Nje hajdut ordiner mbron kushtetuten? O CA po ju Ben ju KY Edvini?? KY ju vika hakut ju…
Gjynah ka familje ky aliente i skraparit ky zhapik qe ndyri gjithe ate zone te nderuar skraparin ky i semure mendore
Lajmi i Dites:ILIR META; DO TE “Akuzoj” Ilir Floririn per Vjedhje te Thesarit te Shtetit,per Korrupsjon,dhe per Vrasjen e 4-Njerezve te Pafajshem..lol
meqe Kuvendi s’eshte vec marionete ne dore te rames gjasat jane maxhoranca ka bere shkelje te kushtetutes permes ligjvenieve anti-kushtetuese.
mire presidenti kontrollohet nese kryen shkelje se e perfaqeson nje njeri i vetem, po maxhorancen e papergjegjshme te rilindjes kur do binden votuesit e saj ta kontrollojne.
Institucionet shteterore te balances se pushtetit, egzekutiv, ligjvenie, juridik, kane humbur besueshmeri pa perjashtim.
Une nuk e dija qe spak duhet te merret me ligjet e kuvendit!!!! Nuk duhet te jete gjykata kushtetuese qe te deklaroje qe ky ligj apo ai ligj eshte antikushtetues?Une kuptoj qe ky njeri edhe mund te mendoje qe eshte gabim,por ka nje staf te tere qe paguhen nga shqiptaret,per ta keshilluar kete babaxhan te mos thote traplleqe publikisht.
Presidenti nuk ka rroba !