Kohët e fundit, presidenti Ilir Meta ka qenë kryefjala e mediave pas përplasjeve mes presdiencës dhe qeverisë.
Së fundmi Meta ka thirrur një manifestim për mbrojtjen e Kushtetutës, ku pjesë e të cilit pritet të bëhen edhe anëtare dhe mbështetës të PD.
Duke filluar që nga kreu i PD, Lulzim Basha, po ashtu edhe emra të njohur të kësaj partie i janë bashkuar thirrjeve për protestën e 2 marsit duke mbështetur presidentin Meta.
Por çfarë shkruante gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike në kohën kur Ilir Meta ishte kryeministër?
Në një artikull të botuar më 22 gusht 2001, është publikuar deklarat e ish kryeministrit Sali Berisha i cili shprehej se mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit.
Më tej, Berisha theksonte se nuk do të ishte e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylltë jetën e tij pas hekurave të burgjeve.
Mes të tjerash në këtë artikull të publikuar nga RD, thuhej se “Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë”.
“Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve.
Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.
Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar…
Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem.
Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij.
Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit…”, shkruhej në artikullin e botuar nga gazeta Rilindja Demokratike.
Kujtojmë se edhe Basha, kreu aktual i PD ka qenë një kritik i ashpër i Metës për të cilin ka ngritur mjaft akuza.
Ndërsa sot PD, me në krye Bashën i është bashkuar kauzës së presidentit duke e mbështetur atë në prostestën e thirrur më 2 mars.
Tani ne e dimë këtë!!Ç’kuptim ka ky kajmë….më duket se po tallni bythën,kur Edi thotë ky eshtë presidenti më i mirë që kemi patur….
Kriminelet mbrojne kriminelin e qelbur Meta.Po te dyja palet bashke kane per te marre pergjigjen e duhur nga Edi Rama.
Mafioz i poshter
Domethane jane njesoj
Ato fjale qe ka than pd per meten vlejne edhe per pd.
I njeh mir Populli Shqiptar , prandaj neser nuk shkojn ne shesh.
Eksiston 2 marsi 1444 ne histori.
Nuk ka me pas 2 mars 2020 historia.
Nga fotoja: Meta eshte nje, apo njeshi!!!
E keqia me e madhe e shqiptarit eshte se ata ………harojne shpejt ……..harojne kush qe dhe eshte Saliu , Meta , Luli , dhe mos tju vije cudi qe mund te kete dhe viktima nje dite te bukur per keta mafioze politikane , per keta kriminele dhe hajdute ordinere , keta jemi , ske ci ben , cka perendi ne qiell te na ndreqi , prandaj dhe na marin neper kembe kudo jashte Shqiperise ….
Po keta te pd per te ardhur ne pushtet jane gadi te lepijne cdo gje qe kane peshtyre. A ju kujtohet Kac Islami, Agron Duka, Xhuveli, cfare ska thene Berisha per Meten derisa e akuzoi publikisht per floririn e Krrabes dhe sot i lepihet. Per te ardhur ne pushtet pd leshelija eshte gati te beje aleance dhe me nje parti naziste, fashiste,, prandaj ka mbledhur rreth vehtes fytyra te urryera si Muli Geringu, Gent strazua me patllake, Sahit Tritol molotov dollapi hajduti i cez, Paloqja, Aurel bylykbash fashisti dhe gjithe kurvat dhe hajdutet e leshelise,
Bastarde hesapi…bejauni MUTIN O POPULL…mos votoni asnje parti nga keto…