Koronavirusi, Rama: Asnjë rast në vendin tonë. Mos harxhoni lekët kot për maska

2 Mars 2020, 11:45Politika TEMA

Teksa pothuajse të gjitha vendet e Rajonit kanë pasur raste me koronavirus, kryeministri Edi Rama deklaroi se në vendin tonë, nuk kemi asnjë rast zyrtar të konfirmuar me koronavirus.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Rama tha se të e dhëna e fundit zyrtare lidhur me vdekshmërinë e personave të prekurve ka rënë nga 3 në 2.3 %, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër 97.7% e ka përballuar pa pasoja për jetën këtë epidemi.

Më tej kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos harxhojnë lekë për maska pasi ato sipas tij nuk parandalojnë virusin.

“Së pari dua të ritheksoj edhe njëherë domosdoshmërinë që qytetarët të mos i referohen burimeve jo zyrtare lidhur me koronavirusin dhe të mbrohen nga infodemia që si e nënvizon OBSH dhe e theksoj edhe unë, përbën një kërcënim serioz në përpjekjen për të përballuar epideminë. 

Të mos i referohen të dhënave false e klikimeve marramendëse në burime të infektuara, prej të cilave qytetarët duhet të ruhen e të mbrohen me vetëdijen se këto burime shkaktojnë alarme krejtësisht të pakëshillueshme në kushtet kur duhet përballuar epiodemia.

Kjo është shumë e rëndësishme për ta mbajtur mirë parasysh se nëse shohim efektet e infodemisë fjala vdekje, lajmet për të vdekurit janë më shumë se fjala shërim, por realiteti është krejt ndryshe nga cfarë mund të perceptohet nëse hyn në kanalet e informimit pa maskën e vetëdijes. 

Duke folur për maskat, thirrja që bën OBSH mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë personat nga prekja, maskat janë  të dobishme për personelin, të prekurit dhe ata që u shërbejnë të prekurve, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë, që histeria për tu maskuar që ka përfshirë botën është harxhim i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”– tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje