"Kundër hajdutërisë", Ilir Meta thirrje shqiptarëve të ndershëm që të reagojnë: Pasuria kombëtare po vidhet çdo ditë, ju garantoj se unë do ta mbroj

2 Mars 2020, 18:34Politika TEMA

Ilir Meta ka sqaruar në fjalimin e tij se pse vendosi të thërriste protestën e këtij 2 marsi kundër mazhorancës.

Sipas Metës, institucionit të Presidencës i kanë shteruar të gjitha përpjekjet demokratike dhe sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur popullin nga grushti i shtetit.

Sipas Metës po vidhet pasuria kombëtare çdo ditë dhe kjo është një nga arsyet e tjera se pse ai thirri këtë protestë.

Ai garanton se do ta mbrojë.

“Jemi sot këtu sepse asnjë nga ne nuk mund ti qëndrojë anash grushtit të shtetit, jemi këtu për tu vendosur përballe sot me nisjen e pranverës “Kuqezi”. Unë si president i republikës dhe ushtari i parë i republikës dhe gjithë popullin kuqezi  kundër grushtit të shtetit.

Pse presidenti thirri popullin? Sepse presidenti i shterojnë të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit.

Presidenti ka thirrur popullin sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë është ajo ç’ka zoti u ka dhënë të gjithë shqiptarëve.

Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, nga sekti anti-shtet, sepse kemi drejtësi me regji që godet të varfëritë të pambrojturit dhe të ndershmit dhe garanton paprekshmërinë e klaneve pranë sektit që ka zaptuar shtetin.

Sepse financat publike po shterojnë dhe borxhet publike po rriten në mënyrë katastrofike dhe ato po i paguani të gjithë në mënyrë të padrejtë.

Sepse skandalet që financon kontrolli i lartë i shtetit prej miliarda eurosh bie në vesh të shurdhët edhe për qeverinë edhe për Kuvendin, por edhe për drejtësinë që fle.” tha Meta.(TemA)

 

12 komente në ““Kundër hajdutërisë”, Ilir Meta thirrje shqiptarëve të ndershëm që të reagojnë: Pasuria kombëtare po vidhet çdo ditë, ju garantoj se unë do ta mbroj”

  1. Timi says:

    Ha ha ha ha ha ha o hajdut muti na shkrive ha ha ha

  2. ?? says:

    ????????????????

  3. Bekim Peja says:

    A thua ka njeri qe i beson këtij palaço ?.

  4. monika e Fatimes says:

    wooooooooooooooooooow do mbroje pasurine e shqiptarve Ilir Hajduti hahahahahah kjo eshte e forte

  5. Isidori says:

    Ti ke vjedh më shumë se gjithë të tjerët së bashku o plehrë
    Ti do me e kthyer popullin mbrapsh, por ti ke mor fund me kohë tamom si si plaku mere

  6. USA says:

    Kaq e pate Edi Rama,hapi krahun Likes tani me mosvarunit,Kapexhiu,Licaj,Budina,dhe asaj cupe te juridikut.Gjithe shqiptaret e Amerikes sot ishin ne Tirane me Meten,vec meje,keshtu tha presidenti.

  7. Dajti USA says:

    Kaq e pate Edi Rama,hapi krahun Likes tani me mosvarunit,Kapexhiu,Licaj,Budina,dhe asaj cupe te juridikut.Gjithe shqiptaret e Amerikes sot ishin ne Tirane me Meten,vec meje,keshtu tha presidenti.

  8. shqip says:

    O Like ktheju opcionit Alende. Kështu të paktën nuk do të shkarkojnë. Plus qe po erdhi Saliu në pushtet, të shpall hero- ina ( drogë) të demokracisë. Po ti o lumadh me kaq njerëz do bësh revolucion ? Po bere një thirrje tjetër aa gjysma nuk te vijne me. Po bere edhe një tjetër akoma, rrezikon të dalësh ti me Tit Vasilin duet. Është turp qe presidenca njolloset nga një tufë deficentesh . Merreni dhe shoqerojeni diku këtë tipin. Merreni para se tu hapi luftë Amerikanëve. E bëri si ai çobani që i thoshte Peliceli-t te filmi, ; do zemër lufta . Edhe ky kujton se po te ngjiri pak zërin, ata që kanë nisur ta shkarkojnë, do tremben dhe kështu ky shpëton. E po kur bëjnë edhe shpellaret sikur kanë çliru Tiranën, kjo është ti hedhesh një atomike , e kështu të shuhemi si shtet.

  9. Salbeu says:

    Mendoni të lëm këtë dobiç të na ruaj pasurinë. Ky ali baba like floriri me 40 hajdutët që e rrethojnë do nalër me brekë . Fatkeqësi për ata 1000 vetat që kanë dalë në shesh( për ata të varfërit flas) do ti xhveshi fare. Sa për berishën nuk ështëbudalla tia lërë metës pasurinë tja ruaj se e njeh mirë.

  10. SHQIPE-FREE says:

    Q…..ja……Nenen:HADUTI I THESARIT TE SHTETI “GARANTON” kOKEPALARET SE DO TE “Mbroje Pasurin e Shteti”???????????EJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJOOOOOOOOOOOO MIILLEETTT……Na eshte bere Hajduti i Ndershem??????????????ZOT I MADHE I SHQIPETAREVE:::C´Fare po na Degjone Veshet….lol

  11. Koba says:

    Ky eshte Kulmi!! Hajduti me i Madh i te gjithe Koherave synon te mbroje Pasurite Kombetare.Hajde çvete hajde ,Nuk mbulohet me Gjethe Fiku apo Mullage.

  12. h says:

    Dorëzojani ilir hajdutit gjërat se ndryshe mund ti vjedhin të tjerët.
    Ai të paktën eshte hajdut me kushtetutë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje