Raporti i KE për hapjen e negociatave, reagon ministri i Merkel: Progres i qartë në Shqipëri

2 Mars 2020, 15:28Politika TEMA

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka reaguar pasi Komisioni Evropian rekomandon çeljen e pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë për median Mass deklaroi se Komisioni Evropian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsëri një dëftesë të mirë dhe se dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat e rëndësishme.

 “Komisioni Evropian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsëri një dëftesë të mirë. 

Të dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat e rëndësishme – para së gjithash në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ne ndajmë vlerësimin pozitiv të Komisionit të BE-së. Për këtë arsye ne do të angazhohemi në rrethin e BE-së për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet. 

Negociatat e anëtarësimit janë instrumenti më i mirë për t’u dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetjen më të mirë të mundshme dhe për t’u kërkuar atyre progres të mëtejshëm.

Pa një sinjal inkurajues të BE-së, ne do të rrezikonim përparimin e madh të viteve të fundit. Kjo do të dëmtonte interesat e BE-së dhe të Gjermanisë. Ne kemi nevojë për shtete ligjore demokratike, të qëndrueshme dhe efikase në Ballkanin Perëndimor.”– tha Mass. (TemA)

1 komente në “Raporti i KE për hapjen e negociatave, reagon ministri i Merkel: Progres i qartë në Shqipëri”

  1. Kim été says:

    Erdogan tallet me BE-në siç bën BE me Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje