Sonila Meço shkruan se për autokratët e Ballkanit, Brukseli nuk ka ndonjë merak.
Sipas saj, ndërkombëtarëve iu intereson stabilokracia.
“Kryeministri nisi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e “ku ta dimë” me fjalime prej lideri opozite 7 vjeçare.
Kongresi i partisë në pushtet shpall amnisti në një kohë kur pasuritë offshore të “politikës” shëllehen nën diellin e parajsave fiskale.
Ndërkombëtarët shpikin metodologji të reja integrimi për Shqipërinë, por në thelb na kujtojnë se iu duhet vetëm stabilokracia përtej dyerve të BE-së.
Brukseli mblodhi ca fonde për pasojat e tërmetit, për të cilat qeveria na tha gjithë entuziazëm fund-hallesh se janë mbi 1 miliard, por rezulton se nuk janë as 200 milionë me gjithë fondet e shpenzuara gjer më tash.
As nuk thithen dot në një vit. Për autokratët e Ballkanit, Brukseli nuk ka ndonjë merak, por as Plan Marshall.
Liderët shqiptarë në rajon kanë nisur garën e denigrimit, a thua se lufta për liri e pavarësi Kosove është kryer 5 shekuj më parë.
Kushtetuta është pengesa e fundit për një parti-shtet, por problem për një pjesë është kush mbron ligjin themeltar e jo kush po do ta zhbëjë.
Ka paradokse, patjetër që ka. Por ato shtohen sa më shumë dobësohet logjika. Jo e atyre që i shkaktojnë, por atyre që e pësojnë.
Tani mendoni vetëm diçka, çfarë mund të ndodhë kur një forcë e pandalshme godet një objekt të palëvizshëm”, shkruan ajo.(TemA)
Kurse ruseve u duhet kaosi.
O Delirante o servile e pushteteve te ka mbet fiksim Rama dhe te gjithe e dime pse. Boll o buze komardare se le nam
http://www.gazetatema.net/2020/03/02/video-e-zhdukur-nga-interneti-nje-arsye-pse-duhet-dale-ne-shesh-per-ilirin-dhe-moniken/
Foli kjo gërdalla!
Me ty kurvë bëjnë shpikje që e mban veten për gazetare. Shqipërinë duan ta vënë nëvijë dhe mos e lënë në duar të mostrave si puna juaj.
Kot nuk thote populli mendja eshte gje e madhe.