"Ti biem me grusht", karikaturisti Kapexhiu proteston krah Metës: Mallkuar qofshin, mos u gënjeni nga politika që është e mbushur me pinokë gënjeshtarë

2 Mars 2020, 18:07Politika TEMA

Karikaturisti Bujar Kapexhiu tha nga podiumi i ngritur në tubimi se të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen kundër atyre që tentojnë të prekin shkelin për interesa të ngushta personale.

Mallkuar qofshin ato që shpikën shuplakat dhe të gjithë se bashku të mbrojmë  Kushtetutën. Mos u gënjeni nga politika që është e mbushur me pinokë gënjeshtarë dhe hundëgjatë. Nuk ka rëndësi se kush e ngriti këtë podium sot Meta, më parë kanë qenë Rama e Berisha, por ajo që ne dalim për të mbrojtur, Kushtetutën.’

Të nderuar motra dhe vëllezer, bashkëatdhetarë, jemi mbledhur sot këtu për 2 vendime, 2 ide, 2 detyra.
Dua të them që sdo jem kurrë pjesë e një partie, ndaj sot nuk ka rëndësi nëse je demokrat,. socialist zogist apo ballist. Pikërisht në ato çaste vetëm për të mirën e Shqipërisë, të atdheut tonë.

Sot, jam me të gjithë dhe kundra të gjithëve.

Jam kundër atyre që tentojnë ta prekin, shkelin, apo falsifikojnë ligjin themeltar për interesa të ngushta personale të një personi apo një grushti personash.

Ne morëm më të keqen dhe diktaturës dhe nxorëm më të keqen e demokracisë.

Pse themi që kemi ngrënë 1 milion shuplaka e pse nuk themi keni marrë 1 milion puthje për fituesit.

Mallkuar kush shpiku shuplakat!

U bëj thirrje patriotëve dhe intelektualëve të mbrojmë atë që është e vërtetë e drejtë, të mbrojmë kushtetutën. të gjithë ata që jemi këtu e jashtë kufinjve jetojmë e marrim frymë për këtrë vend.

Jemi vend demokratik me demokraci me gungë e çalamane, jemi vend i varfër i rrënuar dhe i sfilitur çdo ditë drejt boshllëkut dhe në çdo fushatë gënjehemi.

Ky vend është mbushur me pinpkë e gënjështarë, ndaj ju bëj thirrje mos u gënjeni. e vëretat mbrohet vetëm nga gjoksi juaj, shpirti juaj po të jetë nevoja dhe nga grushti juaj.

Të gjithë së bashku të veprojmë me të vërtetën, dhe kushtetutën.

Politikanë të të gjithë ngjyrhave, të gjatë apo të shkurtër, injorantë e bastardë hajdutë e kriminelë, të tërhiqen ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit, të na lënë të lirë e të jetojmë në këtë vend ku lindëm e duam të vdesim.

Në këtë podium sot është ilir meta, dikur ishte sali berisha, Edi Rama, Lulzim Basha pikërisht për këtë arsye për të mbrojtur demokracinë.

Po ç’rëndësi ka, unë kam një ëndërr. Kam një ëndërr për një vend kur shqiptarët nuk i japin një shuplakë njëri- tjetrit.

Sa bukur do të ishte sikur sot kur të kthehemi në shtëpi të bëjmë një premtim në heshtje: Unë nuk do të godas, unë nuk do të godas, unë nuk do të godas.

Po le të mblidhemi të gjithë se bashku kështu siç jemi për veten, për fëmijët tanë, për Kushtetutën, për Shqipërinë”, tha Kapexhiu nën mijëra thirrje.

 

7 komente në ““Ti biem me grusht”, karikaturisti Kapexhiu proteston krah Metës: Mallkuar qofshin, mos u gënjeni nga politika që është e mbushur me pinokë gënjeshtarë”

  1. Ziguri i qorrit says:

    Ti je vet karikatur

  2. ?????? says:

    Ky është karr i tëri .
    Ka qenë, është dhe do të jetë!!

  3. illyrianpellasg says:

    T’i biem qe c’ke me te,,, duke filluar nga superhipokriti zgjebaraku Meta. ku ”i dhimbset populli,, kushtetuta,,drejtesija,, Shqiperia”. Je njeri i artit por fanatik i politikaneve te tu te zemres Bujar Trapexhiu

  4. Tironsi says:

    Ti je bajge dhe ishbashkepuntore i sigurimit te shtetit,cfare nuk do na degjojne veshet sa jane shtuar monstrat

  5. Batakciu says:

    Ky bujari pasi sherbeu regjimit te ppsh sla njeri pa spiunuar duke shkruar fletrufe karikatura duke mbrojtur rrugen e drejt te partis te enverit tani po mbron njeriun me te ndershem te shqiperis ilir meta

  6. Zigur Qarri says:

    Bujar Kapexhiu ky kari- katuristi teveqel u paraqit si intelektual i pamvarun, ky mashtrues publik genjeu haptazi kur te gjithe shqiptaret shohin çdo dite karikaturat e tij qe jane te njeanshem .

  7. O te mjeret ju. Sanco Pancet e 2020. says:

    Per te gjitha cthua kthe koken ne krah dhe shilo Like floririn. Aty meshirohen ati qe brockollis o mender itelektuale. Si skeni turp qe i rini ne krah atij hajduti? Mund te jeni kunder Rames per 1000 arsye po te dalesh ne krah te atij legeni eshte mjerim i madh per ju. Turp ku e keni katandisur veten. Vetem per te dhene mend nuk jeni. E morkuptoj ate sportistin dhe Licon se aq u pret por ju jeni sharlatane. Kapexhi, Nesho i mbariari dhe ĺai aktori theter. Mjer ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje