Pas manifestimit të Metës, Rama citon Churchill: Nëse çdoherë ndalesh të pushosh një qen që leh, s'arrin në fund të udhëtimit

3 Mars 2020, 09:11Politika TEMA
Pas manifestimit të Metës, Rama citon Churchill: Nëse

Prej disa muajsh, kryeministri Edi Rama e ka kthyer në një ritual publikimin e disa ‘Fjalëve të çmuara’.

Ai citon çdo mëngjes personazhe të njohur jo vetëm shqiptarë, por edhe ndërkombëtar.

Ditën e sotme, Rama ka zgjedhur Winston Churchill, i cili jep një mesazh inkurajues për të mos u dorëzuar kurrë, pavarësisht vështirësive që hasesh.

‘Asnjëherë nuk do arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të pushosh një qen që leh’, shkruan Rama, duke cituar Churchill.

Kujtojmë që dje, Rama u shpreh për manifestimin e organizuar nga presidenti Meta se është rasti i parë në botë që presidenti, i cili duhet të jetë mbi palët, organizon një protestë kundër qeverisë.

2 komente në “Pas manifestimit të Metës, Rama citon Churchill: Nëse çdoherë ndalesh të pushosh një qen që leh, s’arrin në fund të udhëtimit”

  1. xyz says:

    Ku e gjeti mor aman!
    Që kur ka dalë FB, nuk ka ngel adoleshente pa e përdorur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje