Ministrja e Arsimit besa Shahini ka mbërritur në Fier për të parë nga afër gjendjen e gjimnazistëve.
“ Kjo ka lidhje me një pajisje te përdorur nga nxënësit, edhe herën e parë edhe tani. Herën e parë e pamë si pakujdesi nga nxënësit që kanë dashur të bëjnë një sherr në shkollë. Por kjo tani është e patolerueshme , do marrim masat e nevojshme, policia dhe prokuroria kanë parë rastin, do gjejnë ata që e bënë , do shohim kamerat dhe çdo gjë tjetër.
Do marrim masa që mos të përsëritet më. Është e papranueshme. Shkolla do të marrë masa ndaj nxënësve, për më tepër do flasë policia. Do kemi më shumë oficerë policie dhe më shumë kamera në shkollë”, tha Shahini në një prononcim pasi vizitoi nxënësit.
Dhjetëra nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme u dërguan sot me urgjencë mesditën e së mërkurës si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes. Burime brenda spitalit bëjnë me dije se në ambientet e shkollës është spërkatur me “gaz piper”.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që përsëritet e njëjta situatë. Herën e parë në spitalin e Fierit morën ndihmë mjekësore 7 nxënëse dhe 3 punonjëse, ndërsa sot numri i personave të dëmtuar, kryesisht nxënëse është disa herë më i madh, ndërkohë që zyrtarisht deklarohen vetëm 30.
Normal. Kur kaloi heren e pare pa u djegur pse mos ta perserise heren e dyte. Te treten t’i vere bomben shkolles.
Prinderve iu jepet fatura e demit dhe kaq. Te tjerat i rregullon vetë ai.
Lum si ne per keta ministra jeni kukulla te sistemit gjeja e vetme qe ju jep pik eshte dorheqja.
”si mos te ikesh nga …………fier/afghanistani shkruan dikush me lart!
una rraza una facia……………allah uakbar!
Ky eshte nje akt terrorist, nxenesit jane perdorur, mendja eshte gjekte.
Po sikur te kishte ndodhur ndonje gje me e rende nga reagimi apo ndikimi i asaj qe eshte hedhur?
Te ajo shkolle po vendoset rregull, por shpirtkeqinjte qe jetojne ne erresire e ushqehen me fatkeqesi me nuk e duan, andaj gatojne keto marrezira.
Prokuroria e mandej gjykata duhet te japin demine shembullore per kete veprim terrorist.
Ka ndodhur gjete hyrjes per ne klasa, pas ores se pushimit.
Pyesni nxenesit, ata do t’jua zbardhin ngjarjen.
Le tja len ket pune “burrit” te saj Dardan Mollaqit, nje deshtak i deshmuar qe i duhet nje shance e dyte.