Dosja CEZ në Gjykatën Speciale: SPAK nuk hetoi Berishën dhe Rulin, çështjen e Lazër Sallakut e çoi në Durrës

5 Mars 2020, 16:52Politika TEMA

Beteja e juristit dhe ekspertit ligjor të OSHEE, Romeo Kara, për hapjen e dosjes CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar është zhvendosur në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe edhe si Gjykata Speciale.

Prokuroria e Posaçme ka konstatuar moskompetencën për shqyrtimin e dosjes së referuar nga Romeo Kara, i cili kallëzonte për shpërdorim detyre gjyqtarin Lazër Sallakut, i cili mbylli dosjen me kërkesë të Prokurorisë.

Në të njëjtën kohë, në kallëzim kërkohej nga SPAK edhe sekuestrimi i gjithë dosjes CEZ, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro, ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha, sekseri kryesor Nuel Kalaj, ish-ministrit Genc Ruli, ish-zëvendësministra, ish-këshilltarë, ish-drejtorë etj.

Prokuroria e Posaçme është fokusuar vetëm tek veprimet e gjyqtarit Lazër Sallakut, duke vendosur dërgimin e dosjes së tij në Durrës për verifikim, meqenëse gjyqtari punon në Tiranë.

SPAK-u nuk është investuar për të hetuar rolin e Berishës dhe Genc Rulit në këtë aferën CEZ.

Sipas nenit 135 të Kushtetutës, Berisha dhe Ruli janë subjekte të SPAK-ut, për çdo vepër të mundshme penale të dyshuar se mund ta kenë konsumuar.

Por, beteja vazhdon. Romeo Kara konfirmoi për Report Tv se ka vënë në lëvizje Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të rrëzuar vendimin e SPAK dhe hetimin e dosjes nga SPAK-u. Gjykata Speciale shqyrton vendimet e Prokurorisë së Posaçme.

Romeo Kara mendon se SPAK-u duhet të bëjë një hetim të plotë dhe të hollësishëm, jo vetëm për rolin e gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili mbylli dosjen disa ditë pasi mbylli edhe dosjen e Lulzim Bashës për lobimin rus.

“Unë duke mos pasur prova për grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion, cilësova vetëm shpërdorimin e detyrës të cilin unë e argumentoj plotësisht, ndërsa për këto të tjerat ishte detyrë e SPAK-ut që të hetonte nëse ka korrupsion apo diçka tjetër. Nuk merret vendimi për moskompetencë vetëm duke luajtur me cilësimin që unë si kallëzues i kam berë akuzës. Cilësimi i akuzës është atribut i prokurorisë, i cili behet pas një hetimi të plotë dhe të hollësishëm”, thotë Kara.

Ndërkaq, një tjetër betejë po zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës për hapjen e dosjes CEZ.

Gjyqtarja Shpresa Beçaj është zgjedhur përmes shortit për të shqyrtuar ankimimin e Kuvendit të Shqipërisë kundër vendimit të gjyqtarit Lazër Sallaku për mbylljen e dosjes.

Në kallëzimin e bëra nga Kuvendi akuzohet edhe Shkëlzen Berisha, i biri i Sali Berishës, për lidhje të dyshuara dhe të pretenduara nga Kuvendi, me sekserin kryesor të aferës CEZ, Nuel Kalaj.(shqiptarja.com)

17 komente në “Dosja CEZ në Gjykatën Speciale: SPAK nuk hetoi Berishën dhe Rulin, çështjen e Lazër Sallakut e çoi në Durrës”

  1. ?????? says:

    PPAK Po nuk mori kupolen e te korruptuarve politikanet keto 30 vjet kerdine edhe po bejne ne hetim cdo gje mbaro per Shqiperine edhe pik…..deri me sot SPAKU ka fale fallco ka arrestuar do njerz kot sa me treguar qe po bejme drejtesi …te shikojne …po me sa kuptoj une nuk ka per te ndodhur …

    1. Ylviu says:

      Te gjithe te liqte jane bere bashke.Ky Genc Rruli nji flliqsire qe u vodhi tokat dhe njerezve te gjakut te vet.

  2. Labi i zemeruar says:

    Cfare bejne keta te SPAKUT,kane frike te permendin emrin e Berishes akoma?!!! Ky eshte organi tek i cili i ka shpresat i madh e i vogel ne shqiperi dhe sidomos Amerikanet dhe europianet?!Ne jemi popull i thjeshte dhe e kuptojme nga jashte se gjyqtari Lazer Sallaku eshte kukull e klanit Berisha,ndaj e mbylli shpejt e shpejt dhe dosjen e lobimit te Bashes me para ruse dhe ndaj e mbylli dhe kete ne bashkepunim me “prokurorin”.Pse vetem shperdorim detyre ka ne kete dosje kaq te rende sa dhe mali i Tomorrit,ku Metaj shfrytezon gurin e tij,nuk e ngre dot.Lepuri fle rehat ne gjykatat tona ,por me duket se ka nderruar vend dhe ka vajtur te flere tek SPAKU.E shikon ambasada amerikane kete…???Sot lexova qe dhe nje gjyqtare tjeter e familjes ne Tirane e shfajesoi Brishen nga akuza e shpifjes ndaj kryeministrit shqiptar.Deri kur keshtu!?

  3. Gani says:

    Plotesisht e vertete…kreu i aspak, NUK duket i duhuri per te qene i tille…qofsha I gezuar…

  4. Atdhetari says:

    Deri tani SPAK-un mund t’a Thërrasim me të Drejtë A-SPAK!? Avokati Ngjela e Argumenton me Faktin se ka Mungesë të Trupave Mbrojtës për këta Prokurorë. Atëhere, Lind pyetja: Ku do gjenden këto forca? E Dyta derisa2u Trumbetua me të Madhe se: SPAK ka filluar nga detyra apo puna këto mungesa nuk i dinin? Po ata Prokurorë që morrën Detyrën A i morrën parasysh këto situata? E Fundit Populli Nuk kërkon nga SPAK-u hetim apo Arrestim të Një Shoferi të Dehur apo të një Burri që Qëlloj Gruan e Vet. Populli Do BERISHË, NANO, META,
    KRYEMADHI, BASHA, RAMA, MALAJ, BODE, TABAKU, ALIBEAJ, NOKA, RULI, MALLTEZI, MEHMETI, VASILI, Luan RAMA, Nora Malaj, GJOSHA, Alexander FRANGAJ, RAKIPLLARI, FEVZIUN GJYKATËS & PROKURORË & CO. HETIM, ARRESTIM dhe SEKUESTRIM TË PASURIVE TË TUNDSHME DHE TË PATUNDSHME. nuk do t’a bëj? Atëhere SPAK u Krijua për të TRËMBUR dhe FRIKËSUAR POPULLIN!?

    1. bledi says:

      Harrove Fullanin Finon etc lista eshte shume e gjate mund te jene diku tek 10 mij veta me pak fjale qe me ardhjen e demokracise filloi 1 vjedhje masive e 1pasurise shtetit qe u trashegua nga komunizmi si psh armet lenda e pare dru minerale godinat u privatizuan plus vjedhje e arkes me tendera dhe dogana
      Filloi trafiku i klandestineve dhe i narkotikeve
      Filloi vjedhja e lekeve tepiramidave
      U privatizuan burimet e lekeve si psh uji peshku plazhet etc
      U ça embargo me Jugosllavine
      U vodhen ndihmat qe dha Bota per Shqiperine
      U vodhen depot e armeve
      Filloi ndertimi me leket e vjedhura
      U ngriten pallate dhe hotele se leku duhej bere prone e patundeshme
      Filloi bixhozi qe thithi leket e emigracionit qe ishin miliona nga droga kurva e vjedhje
      Trafiku i klandestineve u kthye ne trafik droge
      Filloi hashashi qe u ngop Evropa
      Filloi vjelja e turistave nga pronaret e plazheve dhe betonizimi i bregdetit
      Ka dhe shume te tjera po pak a shume SPAKU e filloi nga hajdutet e vegjel dhe nga gangsteret me benz.
      Duhej ta fillonte nga kryetaret e partive si NANO BERISHA LULI EDI ILIR FATMIR etc
      Te zbrizte te ministrat si Malaj Meksi Musaraj Bode etc
      Pastaj ne rang kryetaresh Bashkie e Komunash
      Drejtore Gjykates Prokurore Doganier Shefa Komisariatesh .
      Dhe shoferat dhe badiguardet jane bere milionera
      Me pak fjale po filloi nga fundi do doje 50 vjet te arrijne tek majà. Nuk ka kohe mjaftushem per te shqyrtuar 20 -30 mije dosje
      Llogarit qe s do e pranojne e do fillojne apelimet nga njera tek tjetra gjykate dhe ne fund do skadojne afatet.
      Muhabet kot pa lidhje si programet e zhvillimit ne Afriké
      Lereni SPAKUN te zbavitet dhe e vetmja zgjidhje eshte snajperi me plumb kokes
      Me mire te ngrihej 1 skuader antikrim qe te vriste keto kokat 1 nga 1 sikur te vriste nja 20 peshq te medhenj te pakten do ndryshonte sjelljen e politikaneve ne te ardhmen
      Ça u vodh u vodh po te pakten ti bejne nja ca kurban sa per ti prishur gjumin ketyre bastardeve dhe per te kenaqur sadopak popullin.

      Plumb kokes ose eksploziv te tjerat jane gam gam

  5. Ne kete proces me permasa te tilla hajduterie ku kane fryre xhepat te babeziturit nuk duhet humbur kohe me. Te gjithe gjyqtaret plepa ose jo qe e kane mbyllur ceshtjen duhet te shkojne ne gjyq per shperdorim detyre dhe mbas tyre ti kapin prej zhelezh te gjithe hajdutet .qe nga bariu Sali e gjithe lukunia e sojit te tij perfshire edhe vicin Zeni. Eshte e turpshme kur shikon ne tv per milionat e vjedhura ne kete afere dhe nuk mban pergjegjesi asnjeri.Ne kohen e Llalles dihej qe nuk denohej njeri se derdimeni ishte manikin e pushtetit po sot eshte e pafalshme.

  6. Lsi says:

    Për nē krye të spak ishte një tjetër kanditat, i mbështetur dhe nga onm.por një marrveshje mafioze politike majtas djathtas katapultoj kryetarin aktual si garanci pēr peshqit e mêdhenj ! Prandaj mos e mbani kot diganin nē zjarr ! Peshk tē madhē nuk ka !.

  7. SPAKU KUNDRA GANGSTERREVE ME MAKINA says:

    Mos i bini ne qafe SPAK se eshte e zene deri be fyt duke hetuar gangsterrat me makina te blinduara.

    O ju menderofsha mu ne SPAK, mu ne REFORMEN NE DREJTESI dhe mu ne ALBANISTAN.

  8. Shqiperia eshte kopje e dyte e Italise se Jugut…dhe ashtu do te mbese gjithmon…sepse keshtu ja do interesi Europes por sic duket edhe Amerikaneve…jane vetem “filma” zhurma e Spak apo Reforma e drejtesise….nuk mund te besh reforme drejtesie ne ate vend ku gati 300-400 mije votojn akoma kriminele e te korruptuar…si PD e LSI….

  9. Tarasi says:

    me cfare do merret spaku?? me kete timin qe spaguan dritat???

  10. Kanina e ismailit says:

    Eh more spurdhjaku ju te tani mune njesoje si gjin gjoni..rrofte salo serbi dobici serb..rrofte spurdhjaku qe te ha mune.

  11. Kalec Dega says:

    SPAKU i Rucit apo Berishes?
    e njojta gja

    1. deliu says:

      O Kalec Dega (na kendej kufinit kaleq quejm nji pergjues ose siç thona na nji spihun)Sa per barazin qi ban ti me “e njojta gja”,nuk asht siç pretendon sepse SHIKU i gjeneralit kriminel Gazidede ka ken ku e ku me “shkiaun”!Ti ose je ne mosh te re dhe nuk din gja e i ke ndigjue si peralla ose je pjese e asaj kohet e kerkon me mulue “mutin me shurr”!Ka edhe nji mundesi tjaten qi timos te dish as shkrim e as kendim e ke ble nji laptop e don me i ra me top!Sali Berisha duhe kalb ne burg si vrastar,si tradhetar dhe si perhapes i vellavrasjes ne shqypni e ma gjane or mjerane!

  12. Troç says:

    Nuk bohet ky vend

  13. spektatoti says:

    E kuptoni lojen ,seriali 30 vjeçar vazhdon,1Kariga dhe pozita te ndryshme bythet te njejta. Thone 1 fotografi thote 1000 fjale, por ka me 100ndra foto drekash daarkash ,shantazhe te gjitha sillen rreth katershes

  14. Adi says:

    SPAK e ka marr ngadale, mos te kape shume por me kap nga pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje