Dy “grushtet” amerikane kundër Ilir Metës

5 Mars 2020, 18:21Politika TEMA

Të gjithë e panë qartë. Pas një tubimit të 2 marsit, ka pasur një reagim të pazakontë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Ambasadorja Yuri Kim tha se “E surprizuar të shikoja flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”.

Një reagim që tregon se Ilir Meta nuk i ka marrëdhëniet e mira me SHBA-në, dhe ata që përpiqen ta justifikojnë apo të sulmojnë ambasadoren po bëjnë gabim.

Po bëjnë të njëjtin gabim siç bënë atëherë kur sulmuan zv.ndihëm aekretarin Amerikan të Shtetit, Palmer, ndaj të cilit çfarë nuk thanë. Por, në finale rezultoi se rruga që u ndoq ishte ajo që ai kishte kërkuar.

Dhe sulmi që po ndodh këto ditë ndaj ambasadores amerikane, pas qëndrimeve të saj, tregon edhe një herë se politika jonë nuk ka nxjerrë leksionin e duhur.

Se “xhebrailët” shqiptarë nuk janë në rrugën e duhur dhe Ilir Meta duket se nga një njeri që ka qënë i mbështetur nga amerikanët dhe zgjedhja e tyre rreth 20 vite më parë, tani e ka humbur këtë mbështetje.

E ka humbur për shkak të korrupsionit të tij, të familjarëve të tij, për shkak të mënyrës sesi ka drejtuar shtetin dhe për shkak të cirqeve të tij në politikë.

Rasti i deklarimit të ambasadores ishte një rast i pazakontë dhe ishte “grushti” i parë në fytyrën e Ilir Metës. Ia “ngriu” buzëqeshjen në fytyrë. Ia ndali të gjithë festën e asaj që ai po e çuante fitore.

Më pas, erdhi edhe grushti i dytë dhe ndodhi dje. Kur Ilir Meta po bërtet dhe ulëret tribunave, kur bën debate dhe vërsul këshilltarin e tij për mediat kundër ministres së Drejtësisë, ambasadorja shkoi dhe i dha asaj mbështetje publike për reformën në drejtësi, për hapat që janë ndjekur dhe ata që duhen ndjekur.

Sërish ky një “grusht” i dytë ndaj presidentit Ilir Meta. Ndoshta ambasadorja amerikane nuk do ta takonte kurrë ministren e Drejtësisë, ndoshta nuk do t’i thoshte asnjë fjalë. Por, ja që ndodhi. Dhe ndodhi pikërisht në zyrën e ministres dje, për t’i dhënë një leksion të dytë Ilir Metës.

Të dyja kanë diferencë sepse tregojnë qëndrimin që ka SHBA ndaj Ilir Metës.

E para ka diferencë për faktin se ne mund të kujtojmë që në Shqipëri flamuri amerikan është përdorur në mijëra protesta dhe s’ka pasur kurrë një qëndrim të tillë.

Flamuri amerikan është përdorur kudo. Edhe në protesta të dhunshme, edhe në ato më ekstremistet. Edhe në 21 janar.

Por, Ambasada nuk ka reaguar. Thjeshtë dhe vetëm ka bërë paralajmërimin e saj rutinë, që qytetarët e saj t’i shmangen vendeve ku do grumbullohen njerëz. Dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht. Edhe kur ka qënë PS-ja në opozitë, edhe tani që është Partia Demokratike në opozitë.

Por, ajo “shpullë” apo “grusht” fytyrës që i dha Ilir Metës ishte e papërsëritshme në llojin e vet dhe e padëgjuar më parë.

E dyta me ministren. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që një president të ketë një konflikt të hapur me një ministër, të shkojë dhe ta kallëzojë atë në Prokurori, dhe më pas ambasadori i SHBA-ve, të shkojë dhe t’i japë mbështetje publike.

Më shumë se kaq, çfarë kërkon Ilir Meta?!

Ai ndoshta ka kauzën e drejtë dhe janë të drejta çështjet që ngre. Por, grushtet e amerikanëve janë në fytyrën e tij. Jo për të thënë se nuk ka problematika. Jo për të thënë se nuk ka çështje të cilat duhen diskutuar dhe se reforma në drejtësi ka krijuar probleme të padiskutueshme në Shqipëri. Por, sepse është Ilir Meta ai që i trajton këto çështje dhe Ilir Meta për ta ndoshta është si “Eskobari” në Kolumbi.

Dikur, mund të dilte edhe Eskobari e t’iu bënte thirrje njerëzve, se përdorimi i drogës dhe kokaina ishte një gjë e dëmshme, aspak e mirë. Por, kur bënte thirrje Eskobari, prodhuesi më i madh i saj në botë, imagjinoni se cili do të ishte reagimi i SHBA-së.

Kështu është edhe rasti i Ilir Metës, i cili del e flet dhe ncjerr çështjet e shqiprtarëve, por Ilir Meta është njeriu më i padëshiruar tashmë për amerikanët dhe këtë po e tregojnë me fakte dhe me vepra konkrete. Dy “grushtet” e fundit mund të pasojnë dhe të tretin dhe të katërtin, derisa ish-kreu i LSI-së, tashmë President i Republikës, ta kuptojë dhe të kthehet në rrugën e duhur.(CNA.al)

9 komente në “Dy “grushtet” amerikane kundër Ilir Metës”

  1. h says:

    Ata bëjnë politikë dhe dipllomaci.Fshatari hajdut bie në gjunjë dhe çirret ne rrugë.
    Ka shkelur kushtetutën,ka sulmuar aleatët perëndimorë,nuk ka asnjë kredibilitet moral.
    Kjo mjafton mos e konsiderojë askush.
    Kurse injoranti,nxjerr konen e tij të bindur blushon dhe shpreson të trembi luanët.
    Fshatar,hajdut,provincial,injorant kozmik.

  2. Yt says:

    Ky eshte BASTARD…..

  3. Ladi says:

    Eshte thjesht: nje bandit…

  4. Koba says:

    I Erdhi Sosja ketij delenxhiu.E gjithe politika duhet te jete NJESH kunder Ketij Eskobari te Ballkanit.,qe ka grumbulluar pasuri marramendese duke futur duart ne Fondet Publike dhe pasurite Kombetare.Tashma SPAK duhet ta Luaj Bilbilene .Nuk ka ma çfare pret.I Gjithe Populli e Mirepret te shohi prapa hekurave Like Floririn dhe te tjere si AI

  5. Tirona says:

    Kush o ky qe ka bo kte hartim , as mish as peshk………. edhe me drejtesine edhe me ata qe kon shkel drejtesine. Do ishte mire qe kete hartim mos ta perfundonte me ….. Ta kuptoje qe te kthehet ne rrugen e duhur ???,por te shkoje te japi llogari para ligjit per te gjitha akuzat qe i jane ngritur dhe po i ngrihen????

  6. Salbeu says:

    Është thjesht një hajdut i krimbur me florinj.

  7. Lennard says:

    Hajdut qe vjedh Floririn dhe parate dhe le Koven me bajga

  8. Emiljano says:

    Tani edhe i bien me grushta dhe ta kuptoje dhe te kthehet ne rrugen e duhur,mblidhe menjen,o. njera o tjetra.Po i gjujne me grushta bejne mire ta fundosin fare ose perndryshe te kam dhjere reformen ne drejtesi.

  9. Lasgushi says:

    Amerika,superfuqia e pare ne bote.nje gje e ka pa diskutim.Po qe e tille,je shteti me serjoz ne politiken e jashtme.Si e tille,nuk meret me hajdute pulash e bankash,me kriminele te deshtuar,qe bejne karagjozlleqe,ecin ne gjunje,puthin flamure,nderojne kapterat si “SACI” dikur ,bejne shqiponja,diten rine ne presidium,neten me te kerkuarit nga policia, etj.Qendrimi ultimativ ndaj Metes dhe atyre qe e kane zgjedhur ate,eshte nje paralajmerim per legenat e politikes shqiptare se SHBA te i ke merzitur servilizmi i maskarenjve ne Shqiperi.Ajo vlereson ndjenjen e mirenjohjes se paster te mbare shqiptareve,per mbeshtetjen qe i ka dhene dhe jep kombit ton,te vuajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje