Memorie.al publikon telegramet që i dërgoi udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, më 5 dhe 7 mars të vitit 1953, Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Këshillit të Ministrave, me rastin e sëmundjes dhe vdekjes së Josif Visarianoviç, Stalinit. Si dhe disa foto të panjohura të cilat na paraqesin disa imazhe të rralla se si u përjetua në Shqipërinë komuniste të asaj kohe vdekja e Stalinit, me ceremonitë e shumta që u zhvilluan me atë rast në Tiranë apo në përvjetorë të ndryshëm të tij.
67 vite më parë, më 5 mars të vitit 1953, pasi u mësua “lajmi i hidhur” se kreu i Bashkimit Sovjetik, “udhëheqësi i lavdishëm”, Josif Visarionoviç Stalin, ishte i sëmurë dhe në gjëndje tepër të rëndë shëndetësore, udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, i dërgoi një telegram Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku pasi i bënte me dije se: “Lajmi i papritur i sëmundjes së rëndë te shokut tonë te shtrenjtë, te mësuesit tonë të lavdishëm, Josif Visarionoviç Stalin, ka tronditur thellësisht dhe ka hidhëruar pa masë gjithë popullin shqiptar, Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Komitetin Qendror të saj”, në fund të atij telegrami, i uronte “ju bëftë dita njëmijë dhe u shëroftë sa me shpejt”!
Por vetëm dy ditë më pas, më 7 mars 1953, kur Komiteti Qëndror i PPSH-së dhe të gjithë komunistët shqiptarë “mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes se shokut tonë të shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionoviç Stalin”, Enver Hoxha i nisi një telegram të dytë Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Këshillit të Ministrave ku midis të tjerash i shkruante: “Me pikëllimin tonë të thelle, populli shqiptar, Partia jonë e Punës, Komiteti i saj Qëndror dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes se shokut tonë tönë shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionoviç Stalin”.
Vdekja e Josif Visarianoviçit në Shqipërinë komuniste të asaj kohe u përjetua më keq se në çdo vënd tjetër të Lindjes komuniste, pasi Enver Hoxha ishte një nga “nxënësit më besnik” dhe një nga vasalët më të bindur të “Baba Stalinit”, gjë të cilën ai e tregoi jo vetëm me ceremonitë e shumta që u zhvilluan ato ditë në kryeqytetin shqiptar dhe në të gjithë vëndin, (ku u mbajtën disa ditë zie), por edhe me vepra konkrete deri sa ishte gjallë, duke e imituar atë në të gjitha drejtimet dhe duke ndjekur verbërisht rrugën e tij.
Por ajo që ka mbetur një enigmë dhe që nuk është thënë kurrë publikisht në versionin zyrtar, është mosvajtja e Enver Hoxhës në Moskë në varrimin e Josif Stalinit, ku asokohe shkuan të gjithë udhëheqësit komunistë nga e gjithë bota, madje edhe ata kryetarë partish komuniste që nuk ishin në pushtet.
Në atë kohë nga Shqipëria komuniste shkoi në Moskë një delegacion zyrtar i kryesuar nga Spiro Koleka, (anëtar i Byrosë Politike dhe zv/kryetar i Këshillit të Ministrave), i shoqëruar nga Liri Belishova, (anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qëndror të PPSH-së) dhe gjeneral-major Beqir Balluku (anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Mbrojtjes Popullore).
Mos vajtjen e Enver Hoxhës në Moskë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Josif Stalinit, disa e lidhin me mos vajtjen edhe të udhëheqësit komunist të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dunit, që gjithashtu nuk shkoi në Moskë në varrimin e Stalinit. Por lidhur me këtë, pra me mos vajtjen e Enver Hoxhës në ceremoninë e varrimit të Stalinit, ka edhe një version tjetër, ku thuhet se: si paranojak, ai i trembej situatës disi kaotike dhe luftës për pushtet që ekzistonte në udhëheqjen e lartë komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe kryesisht pushtetit që po merrte Llavrenti Beria, si konkurent për të zënë vëndin e Stalinit.
Gjithsesi të gjitha këto mbeten vetëm hipoteza që nuk i’u dha një përgjigjie e saktë nga vetë aktorët kryesorë, si Enver Hoxha, i cili edhe pse shkroi gjatë për Stalinin në librat e tij, nuk e sqaroi kurrë sepse mungoi në ceremonitë e varrimit të “mësuesit” dhe babait të tij shpirtëror.
Në këtë shkrim bashkë me dy telegramet e Enver Hoxhës, Memorie.al po publikon dhe disa foto të panjohura nga ceremonitë e shumta që u zhvilluan asokohe në Tiranë me rastin e vdekjes së Stalinit, apo në përvjetorë të ndryshëm të tij.
TELEGRAM DERGUAR KQ TE PK TE BS ME RASTIN E SEMUNDJES SE J. V. STALINIT
5 mars 1953
KOMITETIT QENDROR TE PARTISE KOMUNISTE
Moskë
Të dashur shokë
Lajmi i papritur i sëmundjes së rëndë të shokut tonë të shtrenjtë, të mësuesit tonë të lavdishëm, Josif Visarionoviç Stalin, ka tronditur thellësisht dhe ka hidhëruar pa masë gjithë popullin shqiptar, Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Komitetin Qëndror të saj. Zemrat tona janë në ankth dhe vuajnë, pse vuan ati ynë i shtrenjtë, shpëtimtari i njerëzimit dhe i popujve, pse vuan shoku i lavdishëm i Leninit të madh, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe i gjithë njerëzimit përparimtar.
Në emër të gjithë popullit shqiptar, zemra e të cilit rreh me dashuri, me besnikëri të pafund për shokun Stalin, në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë; në emër të Komitetit Qëndror të Partisë dhe timin personal, i urojmë me gjithë forcën e shpirtit tonë jetë të gjatë shokut Stalin, i urojmë shërim të shpejt mësuesit tonë të shtrenjtë.
Në këto momente kaq të rënda për popujt sovjetikë dhe për gjithë popujt e botës, populli ynë duke shtrënguar radhët rreth Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Komitetit Qendror të saj, do ta çelnikosë në kulm dashurinë dhe miqësinë e pakufishme që ka për shokun Stalin, për Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, për popujt vëllezër sovjetikë. Të gjithë komunistët e Shqipërisë, klasa janë punëtore, fshatarësia jonë, të gjithë patriotët e Shqipërisë janë afër jush dhe zemra e mendja e tyre është në Moskë, është në Kremlin, afër shokut të madh Stalin, të cilit ju bëftë dita njëmijë dhe u shëroftë sa më shpejt!
Për Komitetin Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë
Sekretari i Përgjithshëm
Enver Hoxha
…………………………………………………………………………………………………………………………………
TELEGRAM NGUSHELLIMI DERGUAR KQ TE PK TE BS DHE KESHILLIT TE MINISTRAVE TE BASHKIMIT SOVJETIK ME RASTLN E VDEKJES SE J. V. STALINIT
7 Mars 1953
KOMITETIT QENDROR PARTISE KOMUNISTE TE BASHKIMIT SOVJETIK KESHILLIT TE MINISTRAVE TE BASHKIMIT SOVJETIK
Moskë
Të dashur shokë,
Me pikëllimin tonë të thelle, populli shqiptar, Partia jonë e Punës, Komiteti i saj Qëndror dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes së shokut tonë të shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionovic Stalin.
Sot Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, popujt vëlla sovjetikë, të gjitha partitë komuniste e punëtore, gjithë popujt përparimtarë dhe paqedashës të botës, si dhe populli dhe Partia jonë, kanë humbur njeriun më të dashur, mësuesin e tyre të shtrenjtë, shokun dhe vazhduesin besnik të kauzës së Leninit të madh, udhëheqësin që drejtoi me mendjen e tij largpamëse dorën e çelniktë në rrugën e paqes, të socializmit dhe të komunizmit.
Humbja e shokut dhe mësuesit tonë të lavdishëm është një goditje e rëndë që ka helmuar thellë zemrat e çdo komunisti shqiptar, zemrat e punëtoreve, fshatarëve, intelektualeve, grave dhe të rinjëve të vendit tonë, sepse me emrin e shokut Stalin, është i lidhur çlirimi i popullit shqiptar nga zgjedha e armiqve të jashtem dhe të brendëshem, sepse me emrin e shokut Stalin, është i lidhur ndërtimi i jetës së re e të lumtur në vendin tonë.
Në këto raste kaq të rënda, Partia jonë dhe i gjithë populli shqiptar betohen përpara shokut të madh Stalin, se do ta ruajnë dhe do ta forcojnë akoma më shumë miqesinë, dashurinë ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe popujve vëllezër sovjetikë. Me emrin dhe kujtimin e Stalinit në zemer, populli shqiptar, nën udhëheqjen e Partisë së Punës do të ecë me vendosmëri drejt fitoresh të reja, në rrugën e caktuar nga mësuesi ynë i paharruar.
Populli shqiptar do të shtrëngojë radhët rreth Partisë së Punës, Komitetit të saj Qëndror dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë, do ta çelnikosë unitetin e tij moral dhe politik, do të shtojë vigjilencën revolucionare dhe gatishmërinë për të dërmuar cdo intrigë të armiqve imperialistë dhe të shërbëtoreve të tyre kundër lirisë, pavarësisë, paqes dhe së ardhshmes së tij.
Në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të Komitetit të saj Qëndror, në emër të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërise dhe të gjithë popullit shqiptar, si dhe në emrin tim personal, i shfaqim Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Qeverisë së Bashkimit Sovjetik dhe popujve sovjetikë, ngushullimet më të thella dhe më të përzemërta.
Gjithë punonjësit e Shqipërise, sot më shumë se kurrë, e ndjejnë veten të bashkuar vëllazërisht me gjithë punonjësit sovjetikë dhe ndajnë me ta këtë hidhërim e dhembje të madhe.
Shoku Stalin do të rrojë në shekuj, do të rrojë në zemrat tona, në zemrat e brezave të ardhshëm. Lufta e tij vigane, karakteri i tij prej bolsheviku, do të jenë shkollë udhëheqjeje, durimi dhe fortë të pamposhtur përpara çdo rreziku, do të jenë shembull fitoreje. Të rrojë në shekuj lavdia e shokut të madh Stalin! Të rrojnë popujt e Bashkimit Sovjetik e Partia e lavdishme Komuniste e Lenin-Stalinit!
Për Komitetin Qëndror të PPSH dhe Këshillin e Ministrave të RPSH
Sekretari i Përgjithshem i PPSH dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSH
Enver Hoxha
Kolera sllave ,cfare lidhje kane Shqiptaret me vrasesin Gjeorgjian vetem ata e dine..
Mendoj se dhe Edvin Ramoviçit do i behet nje percjellje madheshtore e shpresoj keto dit.
Kur shikojm kta dobiçat e politikes kto 30 vjet , qe na rropen na vran na tallin na drogojn na degjenerun na vodhen moralin dinjitetin , dhe na perzen me lloj lloj menyrash nga ky vend , i kthehemi figures me te madhe te historis se kti kombi Enver Hoxhes dhe i kerkojm ndjes per çfar kemi folur kunder tij , paska shum po shum me keq se Enver Hoxha , lavdi kti burri shteti qe na dha pun te garantuar shendetsi cilsore falas , shkolla falas , na dha dije dinjitet dhe solli dashuri dhe harmoni ne familjet SHQIPTARE , flas per njerzit korrekt , jo ish llumin burgaxhit dhe lloj lloj alabakesh te asaj kohe , ata ne xhdo vend te botes ate qe moren ne at koh do te mernin mbrapsh me prapsit e tyre kunder ligjit dhe atdheut.
Kur shikojm kta dobiçat e politikes kto 30 vjet , qe na rropen na vran na tallin na drogojn na degjenerun na vodhen moralin dinjitetin , dhe na perzen me lloj lloj menyrash nga ky vend , i kthehemi figures me te madhe te historis se kti kombi Enver Hoxhes dhe i kerkojm ndjes , per çfar kemi folur kunder tij , paska shum po shum me keq se Enver Hoxha me çpo shikojm mostrat e politikes sot , lavdi kti burri shteti qe na dha pun te garantuar shendetsi cilsore falas , shkolla falas , na dha dije dinjitet dhe solli dashuri dhe harmoni ne familjet SHQIPTARE , flas per njerzit korrekt , jo ish llumin burgaxhit dhe lloj lloj alabakesh te asaj kohe , ata ne xhdo vend te botes ate qe moren ne at koh do te mernin mbrapsh me prapsit e tyre kunder ligjit dhe atdheut.
Ti me duket paguan akoma tollonat e PPShse,po per rradhet e vajgurit,per nje pule te kalbur ne muaj,per njerezit qe vrane nga juve per jeten e xhaxhi beqirit ne bllok qe hante sallam Italian dhe pinte Marlboro do thuash gje…pasi vrau gjithe Kombin dhe shoket e tij ,pasi flinte Rus e ngrihej Kinez ti don te na shesesh nje vrases psikopat si lider.aty te te qihet vajza dhe te ta drogojne ,komunist I mire eshte vetem I vdekur.cfare lidhje ka kombi Shqiptar me doktrinen e cifutit Marks qe vdiq me milione por I qante shpirti per juve…ky Qeni gjeorgjian ka vrare me shume se Hitleri.
Ishim miq, ishin ndjenja te sinqerta te popullit.
Me ben pershtypje pse nuk u dha fotografija ku NE SHESHIN SKENDERBEJ ENVERI, BYROJA POR DHE GJITHE POPULLI PJESEMARRES U ULEN NE GJUNJE NE SHESH, ne shenje rrespekti te ketij miku te vendit tone.
Nen udheheqjen e tijje u dermua bisha naziste.
Ai u be mburoje kur kolera jugosllave po na bente gjemen.
Kur ishim ne pike te hallit nga urija, na dergoi grure, megjithse edhe ata kishin uri per vete…..
o dem ti nuk je deem por je vetem nje vic i semure me virusin mbase te pa sheruashem komunist ,mrekullite e Anti Krishtit enver i pati pa gjithe bota ne vitin 1990 …… kur njeriu i ri i enverit tend u dukte neper Europe sikur ishte nga nje planet tjeter….
NËNA E NAZIFIT: “Zife, po ç’të ka gjetur a i vrarë, që vjen në shtëpi me kokë unjur?
NAZIFI: “Nëno, na vdiq SHOKU STALIN.
NËNA E NAZIFIT: “Va rrënjëdali” (dhe nisi menjëherë kujen) “Derëzeza o stalin, shoku i nazifit tim”.
Mir qir TT-TBC
Po ai brez i tere vajzash e djemsh te Popullit Shqiptar, te nje Shqiperie te porsa Dale nga lufta, me nje popullsi 90% analfabete, qe studjuan ne BRSS ne kohen e Stalinit nuk U duket ndihme juve.
Po ndihmat e Para ekonomike per ndertimin e rrugeve fabrikave HEC nuk U duken ndihma juve.
Kush me shume se BRSS e udhehequr nga Stalinit ka bere me shume per Shqiperine?
Po Lenini qe e beri publik traktatin e Londres 1913 ku ndaheshn trojet Shqiptare midis fiqenjeve, kur nje byth maqedonie apo mal i zi
U konsideruan dhe Ju dhane toka e popullsi shqiptare sikur i kishin nga cifliku i tyre e sikur i kishin skllever? Pa marre parasysh luften per pavaresi te popullsise Shqiptare kunder turqeve.
Keni 30 vjet qe Ju lepini bythen te gjitheve
dhe mender nje mut te madh u Kane dhene.
Jo Amerika dhe Gjermania e Franca Po tall bithen greku jugosllavi, cekia vjen e vjedh me CEZ spaguan Taxa dhe fiton dhe arbitrazhin, nafta Krimi mineralet e Tjera vidhen dhe popullit ka fitu nje mireqenie qe Po hidhet nga ballkoni epo po bar miu nga gezimi.
Tallin Menderen me Shqiperine, mbyllin syte per vjedhjet dhe korrupsionet e ca mostrave qeveritar pa asnje merite, dhe Ju dergojne iraniane e mbetjen toxike, dhe tani ndoshta mbi 30000 refugjate qe do punojne per te “rindertuan e eliminuar pasojat e termetit”
Ha ha.
TT Kujdes femrat e familjes dhe ti mir paqeruajtes Kujdes, lerua femrat vet Si mikeprites qe jemi.
Leket do Vene ne xhep te qeveritareve e oligarkeve e U mbors Mali e polli nje mir.
Vazhdoni merruni me kaloqen.
Ju copa e injoranteve shpellar qe snjihni as fakte e as histori.
Po blablabla gjindje Pa tru.
Shyqyr qe keni mesuar me shkru e lexu.
Derra.
Shkoni pregatisni femrat e familjes, i lani e i rruani Para mbrapa se erdhen ata qe U lejohen nga 7 gra.
Per cdo eventualitet.
Nese jo refugjateve po lerjuani qeveritareve e politikaneve sigurisht nese Ju a preferojne.
He vajza te mira.
Keshtu Ju do perendimi qe mbaaase U jep ndonje ndihme dhe hap negociatat.
Hahahahaha
Kujdes Corona se do veni per lesh
Public my comments please
Si mund t’i falet Enverit mospjesemarrja ne varrimin e Stalinit? E beri si Trocki me varrimin e Leninit . Nuk dihet ne se Enveri e deshte vertet Stalinin por e perdori me sukses ate ose figuren e tij per te qendruar ne pushtet sa here qe shfaqej rreziku.
Për dhimbjen e thellë që përjetoi populli ynë nga vdekja e Stalinit, unë do tregojë një bisedë të vërtetë midis dy grave, Shaqes dhe njerkës së saj, Ifetes. Të dyja myslimane të devotshme, po Ifetja na ishte edhe shumë e simpathisur për komunistët. Si rregull në bisedë, ato e thërrisnin njëra tjetrën me titullin ‘Hanko’. I thotë Ifetja Shaqes:
-Sa më ka dhëmbur, moj hanko Shaqe, sa më ka dhëmbur për këtë Stalinin, që unë e di, njëlloj sikur të ishte Muhamed Mustafaj!
– Hë, luaj vëndit, hanko Ifetja, ça thua kështu?- i kthehet e mërzitur Shaqja. Ma krahasoke një mustaqedërr nga Rusia me Muhamed Mustafanë, a.s.
—