Kur Apple zbuloi iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro të ri në shtator, reklamoi një veçori kryesore të kamerës së re: ‘Night Mode’. Kjo veçori mundëson që iPhone të krijoi fotografi të mira në errësirë, pa përdorur ndonjë ‘flash’.
Për të treguar cilësinë e kamerës së re, Apple krijoi një konkurs në janar për fotografinë më të mirë dhe fituesit janë shpallur këtë javë.
Gjashtë fituesit u zgjodhën nga një trup gjykues që përfshinte Tyler Mitchell, i cili fotografoi Beyoncé për Vogue, ish-fotografin e TIME që kontribuonte në Shtëpinë e Bardhë Brooks Kraft, dhe Phil Schiller, nënkryetari i lartë i Apple për marketing.
Përveç kompensimit, fituesve do t’u publikohet fotografia në uebfaqen e Apple, Instagramin e kompanisë dhe tabelat e promocionit në të gjithë botën në muajt e ardhshëm.
Ja fotot fituese:
Kontekstin? apo Konkursin?