Halil Matoshi replikon me Enver Robellin: Stigma ndaj Fatos Lubonjës manifeston frikë

5 Mars 2020, 17:37Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Mendimtari Fatos Lubonja është brenda lirisë së tij, ai nuk e vë në dyshim lirinë tonë…!?

“Të jesh armik i Amerikës është e rrezikshme, por të jesh mik është fatale” thoshte Henry Kissinger.

E tfilloj këtë shkrim me këtë thënie të diplomatit legjendar, jo për ta justifiku rrezikun e lartë të të qenmit armik i SHBA-së, as për të hap diskutimin se sa është fatale të jesh mik i Amerikës. Por thjeshtë me tentu çmistifikimin e postulateve të ngurtësuara që e pengojnë mendimin e hapur.

Kritika e Fatos Lubonjës është në suaza të mendimit të lirë, e drejtë që atij nuk mundi t’ia suprimojë as diktatura anveriste, që e mbajti me dekada në burg, e lë më injorantë të InterNet-it (Umberto Eco) dhe mediokër portalesh, që nuk guxojnë të kenë mendim kritik, për asgjë, pra as për Amerikën, sepse mendimi kooperativist-kolektivist i ka tkurrë në gjiun e turmave, ku ndihen të mëdhenj dhe gati për sulm duke mos u marrë me idetë por me njerëzit tjerë, ad hominem!?

Ne, shqiptarët e Kosovës jemi të lidhur sentinentalisht me Amerikën dhe NATO-n.

Me të drejtë!

Sepse na ka shpëtu nga gjenocidi klasik që kishte mësy Serbia!

Dhe është sponsor i shtetit tonë.

Prandaj bombardimi i Serbisë nga NATO për ne ka qenë bekim hyjnor, e si rezultat i atyre bombave, ne jemi ndër popujt e lirë (të gjallë!).

Mirëpo kjo lidhje afektive nuk na premton gjithnjë rezultate të dëshirueshme sepse prirë nga besimet tona, nuk mund të identifikohen qartë interesat në marrdhëniet ndërkombëtare.

Jo të gjithë intelektualët e kalibrit të madh mendojnë si ne, zatën ne nuk kemi fare mendim për Amerikën, as për NATO-n, ne vetëm falemi!

Edhe kjo është e falshme për popujt e vegjël.

Por nga pikëpamja humane dhe lëvizjet antiluftë dhe anti diktat hegjemonist, bombardimi i Serbisë nga NATO shihet ndryshe!?

Ne, sëkëndejmi duhet t’i mbrojmë argumentet tona, pa i denigru të tjerët, që nuk janë gjithmonë miqësor me të drejtën tonë!?

Filozofi i fundit i madh, i shkollës së Frankfurtit, Jürgen Habermas thotë se ShBA është hegjemoni e domosdoshme!

Dhe ky është definimi që e preferoj.

Ashiqare që Lubonja nuk e mohon të drejtën e kosovarëve për të jetuar të lirë, por ai, po don të thotë se jo gjithmonë dhe jo çdo veprim ndërmerret për interesat strikte tonat.

Intelektuali nuk sheh as nuk ndjen si viktima – në këtë rast ishim ne viktimat- por as si agresorët, që për ne ishin serbët e për ta NATO!?

Fundja ne, të mbijetuemit, e kemi tregimin tonë për luftën e NATO-s për ta parandalu gjenocidin në Kosovë.

Ajo është sakrale, e paçortueshme, e vërtetë supreme dhe e mbështjellun me bestytni.

E kjo nuk duhet të na kthejë kundër fjalës e mendimit të lirë.

Fatos Lubonja dhe secili intelektual e qytetar i lirë ka të drejtën e vet, për gjykim të lirë edhe për kritikë, pse jo edhe ndaj ShBA-së, NATO-s?

Kundër luftës!?

E drejta jonë kufizihet me të drejtën e tij.

Këto janë vlera sipërane Perëndimore! Janë vlera pa të cilat Amerika nuk do të ishte e tillë.

As NATO.

Lubonja ka mund të gabojë në interpretim ose ka keqcitu ndonjë sekuencë të librit të Norris, ndodh të dekonstruktuar nga Naom Chomsky, qëllimkeq.

Mirëpo për këtë mund të debatohet pa e stigmatizu.

I thanë injorant, të paditurit dhe jo njeri, injorantët egërshan. I thanë nuk ke të drejtë me folë!? Hesht!

Pa u kujtu se çmimin më të lartë në botë, për lirinë e shprehjës e ka pagu pikërisht Lubonja!

Fundja linguisti fenomenal, politikisht hajvan, Naom Chomsky (autorin që e citon Lubonja) është produkt i vlerave Perëndimire, sepse shoqëria amerikane e kultivon mendimin e lirë, sipas parimit se të gjitha vlerat janë të diskutueshme.

Sëkëndejmi të negociueshme.

Shkrimi i Lubonjës, e dekonstrukton infantilizmin e shqiptarëve (disa shqiptarëve?) që disa të vërtetave të kësobotshme u japin dimensione sakrale, dhe dyshimi në to, jo që është sakrilegj, por të shpie në turrën e druve, këtu në botën tonë!?

Pra qasja e Lubonjës përkon me dyshimin Kartezian.

Thelbi i shkrimit të tij është pikërisht zbërthimi i mungesës së mendimit kritik tek shqiptarët, (kur kryetari i shtetit, profesori universitar dhe qobani mendojnë njësoj ose i binden mendimit kolektivist) dhe nuk ka të bëjë asgjë me antiamerikanizëm, NATO-n dhe lirinë e Kosovës.

Ai thotë se kundërshtarët e Kurtit janë kategoria e shqiptarëve infantil dhe kultura dominante që ata kanë përçuar ndër shqiptarë, duke mos e zhvilluar mendimin kritik. Dinjitetin. Lubonja mësynë t’u thotë shqiptarëve që mos të bien pré e “balancimit të frikës” (Kissinger) si relikt i Luftës së Ftohtë, por të luftojnë për “balancimin e dinjitetit” (Fukuyama), duke u shndërru nga mëkëmbës në partnerë!?

Këtë, synon Lubonja. Prandaj,

mos e gozhdoni Lubonjën, sepse ju sapo ktheheni kundër vet idesë se lirisë.

Jo vetëm të lirisë së mendimit e kritikës shoqërore, porse, mungesa e mendimit kritik të shndërron në duartrokitës krimesh dhe në ndjekës shtrigash!?

Histeria kundër Lubonjës, nuk flet për të, por për gjendjën shpirtërore të dy shoqërive tona politikr dhe për stadiumin e vet mendimit politik shqiptar, që i është nënshtru gjykimit, zemërimit dhe ikonografisë së turmave, me trurin muskul.

Kështu njeriu i turmës, duke qenë në terr të plotë, nuk guxon t’i hapë sytë e të sheh vetën në pozitën gjunjëzuar, para britmave të turmës,

Mendomtari është vetmitar, ai nuk përben “ne” me askënd!

Stigma ndaj Lubonjës manifeston frikërat tona ndaj territ brenda nesh, që e shquan mendimin politik e kulturor ndër ne.

Nga njerëz që sapo jemi çliru, po shndërrohemi në armiqtë e lirisë!

I njëjti autor i thënies së kreut të këtij shkrimi ka thanë edhe atë se Amerika nuk ka miq ose armiq të përhershëm, ka vetëm interesa të përhershëme!

19 komente në “Halil Matoshi replikon me Enver Robellin: Stigma ndaj Fatos Lubonjës manifeston frikë”

  1. USA says:

    O Matosh Pallosh kot je zgjatur kaq shume,kuptohet qe ne kry te heres se te pelqen mendimi i Lubonjes,por nuk ke guxim ta thuash.Boll me kaq o Pallosh Matosh!

    1. Ani says:

      Matoshi ne kete shkrim ka tregu qe ka goxha kapacitet, por nje vemje e ridhjerjes si ty, nuo eshte ne gjendje ti pergjigjet me argumenta dhe flet kot.

      Ti as autoret qe citon Matoshi nuk i di e lere me te prdoresh argumente.

      Sullfaqen e Edit e merr dhe kaq mjafton.

  2. Ndroqi says:

    Halil Matoshi eshte vellai siamez I Haradinajt,pa hyre ne brendesi te lene pershtypjen e njerezve te trashe.

  3. Hajdarizimi says:

    Lubonja eshte bole e theme pa as nje lloje ndjenje urrejtje ky trap di vetem te kundeshtoje nuk e njeh miratimin i shikone gjerat vetem me ngjyre te zeze
    Lubonja ate pak tru e la ne burgjet e enverit edhe ti qe mere ne mbrojtje lubonjen je testicule e fishkur e karit haradinaj spiunit ruse me flamure amerikan
    Eshte mode sot si meta i skraparit kundra amerikes po me flamur amerikan

  4. Bllokmeni says:

    Mbrojtja e Lubonjes nga njerez qe shqipen e flasin si gjuhe te huaj, vetem i ben nder,sepse neser do ti referohet edhe ketyre “analisteve” qe me shume po e percajne kosoven.

  5. Prostituta Kombetare Sali says:

    I halil
    O magjar,
    Ban aheng e han nji palle..

  6. drini says:

    Dakord o Matosh.NUk e ke shkruar keq por ky shkrim nuk i pershatet Lubonjes, ti po flet per nje njeri imagjinar jo per Lubonje.Motivi i Lubonjes eshte vetem goditja e Rames dhe ameriken e sulmon se mbeshtet Ramen.Eshte xheloz i apndreqshem, te gjitha shkrimet e tij nuk kane argument kane vetem mllef dhe urrejtje.Publiciste dhe intelektualet e medhenje nuk merren vetem me nje njeri, nuk jane te njeanshem.Ata respektohen pikerisht per pavaresine e ideve te tyre.

  7. Ladi says:

    Ka monumente kulture qe duhen te mbrohen por ka dhe rrenoja qe kuterbojn.
    Ljuba eshte kjo e dyta…

  8. Mirdita. says:

    O Halil Palloshi merr Lubojen dhe shkoni ne djall.Maredhenia me Ameriken ka qene dhe do jete jetesore per Shqiperine dhe sidomos per Kosoven.Fale Amerikes sot Kosova eshte e pavarur..Kombit shqiptar nuk i ka ardhur dhe nuk i vjen asnje e keqe nga Amerika.Duhet te jeni mirenjohes dhe jo byth..ira..

  9. Atdhetari says:

    Ju ANALFABETË “Mendimtarë”, Moderatorë, ANALESHË e GAZETARUCË siç mund të Jesh T’i Autor i këtij shkrimi IDIOT aq më tepër kur “Me Vrap” ç’fleton një Libër, Dokument apo Thënie bë APK të Mbledhura dhe ua Paraqet Lexuesve s’i diçka që T’i Je Koka e Madhe e Filozofisë apo e të Lexuarit. T’i SHURRAK MËSOJE SE: JO Ç’DO THËNIE E FILOZOFËVE, SHKRIMTARËVE, dhe PERSONALITETEVE TË MËDHENJ BOTËROR janë Thënë në Kontestin e Përshkrimit Tënd ndaj mbështetjes që po i bën Lubonjës. E ke menduar ndonjëherë se: Kush jemi në Shqiptarët? Ç’farë prodhojnë dhe Ç’vend b
    zëmë në këtë Botë? Përse mos t’a Duam Një Shtet të Fuqishëm kur ka Arsye të Forta që Duhet t’a Duam!!? Pa le kur Matemi me Turqinë që Ç’farë Vendi dhe Zëri ka bë Botë dhe Prodhon Ç’do gjë, ndërsa në Protesta Idiote të Tipit Meta (sepse Lubonja është i kënaqur me Banditët Berishë & Meta). Nuk e ke Vënë Re Z. “Mendimtar” se: Pjesa Dërmuese e Politikanëve, TV-të me Studiot e Tyre dhe Një Pjesë e Media’s së Shkruar s’i u Sulen Vendeve të Europës duke i Akuzuar dhe Krahasuar Njëkohësisht dhe nga ana tjetër SHQYHEN dhe ÇIRREN për të Çuar Fëmijët e Tyre për Shkollim, Punësim e Jetë!? KËSHILLË: JO KAQ URREJTJE ndaj KOLOSIT USA!? SEPSE po ta Sitësh Shkrimin Tënd apo të Lubonjës DO TË MBETET KRUNDJA URREJTJE!

  10. Beli says:

    Halil Matoshi është një gënjeshtar i pacipë. Robelli nuk ka stigmatizuar askend, por thjesht ka hedhur poshtë në mënyrë të argumentuar qëndrimet mediokre e manipulative të një intelektuali shqiptar. Ajo që i pengon Matoshit është pikërisht forca argumentuese e Robellit, dhe jo frika nga stigmatizimi i një ish-viktime të komuninzmit që tanë ështe kthyer në të kundërten e vet dhe thërret për anarki e revolucion. Dallimi i Matoshit nga Lubonja është se ky i fundit e di mirë se çfarë do, çfarë thotë e çfarë synon, ndërsa Matoshi është një hajvan që me këto qëndrime në dukje të thelluara, por në esencë eklektike e kontradiktore, mund t’ia ketë bërë mendjen çorbë edhe ish-kryeministrit të cilit i ka shërbyer. E ndoshta i shërben akoma.

  11. Burgajeti says:

    Halil Matoshi,here mbas here akuzohet si agjent I UDB-se,pro sllav.Ne kete kategori futet dhe Lubonja.Per rrjedhoje duke mbrojtur Lubonjen ekstremisht ne gjithe shkrimin,Serbine e citon nje here te vetme,per t’u dukur sikur eshte kunder saj…
    Amerika,eshte superfuqi,nuk eshte ne sherbim te te tjereve.Ajo ka pikpamjet e saj taktike dhe strategjike,ka synime qe diku mbrojne e diku cenojne interest e te tjereve.Per keto arsye dhe quhet superfuqi…
    Por,po te mos kishte degjuar Ameriken,qeverisja shqiptare e Nanos dhe kryesuesi i delegacionit te Kosoves ne Rambuje,Hashim Thaci dhe te mos ishin dakort per te neneshkruar dokumentin e propozuar prej fuqive vendimmarrese,a do te ishte bombarduar Serbija?A do te kishim nje Kosove te lire sot?
    A e di Matosh ziu se,po te mos kishin nderhyre fuqishem presidenti Klinton i Amerikes dhe Tony Bler i Anglise,ajo Europa do e kishte edhe sot Kosoven si nje krahine autonome te Serbise?
    Po te mos jete Amerika ne bazen e Bonstillit ne Kosove,a di gje Matoshi se cfare do I bente Serbija e mbeshtetur nga Rusi,Kosoves?
    Ka shume ceshtje te cilat Kosova,as dje dhe as sot,nuk I zgjedh dot pa mbeshtetjen e Amerikes…
    O Matosh ziu,nese nuk zhvillohen bisedime per nje marreveshje perfundimtare,Kosova do vuaje.
    Nuk jam per te bere leshime,por jam per dialog,parashtrim argumentash,faktesh,kerkesash,ndaj Serbise…
    Por,duhet pranuar qe dhe Serbija ka te drejten e fjales te paraqitjes dhe nga ana e saj e kerkesave te saj…
    Ballafaqimi nen prezencaen e SHBA-se dhe BE-se dhe mbrojtja e forte e kerkesave te paraqitura prej pales Kosovare,do te cohet ne nje zgjidhje te kenaqeshme per te dyja palet…
    Matosh,Fan Stilian Noli,qe jetonte ne Amerike,qe kishte njohje me figura politike te shquara te kohes prej Amerike dhe te OKB-se,ka thene me fjalet e mija:
    Amerika nuk I ka bere asnje te keqe popullit Shqiptar.Popujt e vegjel kane nevoje per nje mbeshtetje prej nje fuqie te madhe per ta mbrojtur.Ju,dmth Shqiperia nuk duhet ta ngateroje me fuqit e tjera qe e kane demtuar,prandaj duhet ta keni mire me te.Mos I fusni te gjitha vezet,(nenkupton vendet),ne te njejten shporte…
    Dhe Kosove me shume se Shqiperia,ka nevoje per nje superfuqi qe te jete prane saj e ta mbeshtese fuqimisht,o Matosh ZIU…

  12. mik says:

    Artikull perfekt. Taman siç thote nje komentues :” ne kete artikull, Matoshi tregon goxha kapacitet ( intelektual )” .
    E vendos taman piken ku duhet, mbi ‘ i ‘ . Nuk tregon asnje shenje armiqesie apo mosmirenjohje per Ameriken, perkundrazi.
    Shume komentues e gjykojne keq nga kandveshtrimi i opinionit qe kane per te’ por, mendoj se disa as nuk e kan lexuar artikullin.
    Si gjithmone Tema manipulon me titujt e artikujve, e ndoshta kjo asht arsyja qe disa komentojne pa i lexu artikujt.

  13. Ziguri i qorrit says:

    Po mos te ishte Amerika ti Zoti mutmatoshit Ti quheshe muti i madhemotoshovici dhe shume shoke tuaj aty e ne Shqiperi qe sulmojne Ameriken.Mire thote njeri se ka ardhe koha e qelbesirave dhe kete liri kta fundrina e kane fale Amerikes

  14. Babale says:

    O Hlil tu befsha une, qe ma pi rakin me shkume.
    Nga sa kendova me siper, nje gje e mora vesh. E gjithe c’ke shkruar per Lubonjen, me bindi se qellimi yt i vetem ishte, te tregoje se sa erudit dhe i kenduar je ! Doni me per Belulin? Leri dokrrat, dy fjale ndajne dhene ! Me gjithe te mirat dhe “te keqiat” shkurt! A duhet te mbeshtetemi ne si komb tek Amerika, apo jo?

  15. Babale says:

    O Halil tu befsha une, qe ma pi rakin me shkume. Nuk po te them “Matosh”, se me duket se konotacioni negativ qe ka ne italisht, perputhet plotesisht me ate mendimin tim qe kam per ty.
    Nga sa kendova me siper, nje gje e mora vesh. E gjithe c’ke shkruar per Lubonjen, me bindi se qellimi yt i vetem ishte, te tregoje se sa erudit dhe i kenduar je ! Doni me per Belulin? Leri dokrrat, dy fjale ndajne dhene ! Me gjithe te mirat dhe “te keqiat” shkurt! A duhet te mbeshtetemi ne si komb tek Amerika, apo jo?

  16. Luli says:

    Ajo qe po thote Matoshi nuk ka lidhje me ate qe tha Lubonja. Thelbi asaj qe tha Lubonja dhe per te cilen ai kundershtohet ishte shprehja: “amerika e sulmoi serbine per interesa te veta, jo per te mbrojtur popullin kosovar”.

  17. Jo per gje... says:

    Gazeta tema ka mundesi ti perktheni artikujt e shkruar ne dialekt?
    Halil Matoshi eshte nje injorant spiun I Serbise nga ata njerez qe I kan ngritur kurthin e takses Ramushit duke e ditur qe Ramushi eshte patriot dhe do bjer lehte ne kete kurth.
    Kurse Lubonja nje nieri medioker qe s’ka as force argumenti dhe as ndonje vlere artistike por nje mbrojtje te tipit “okult” aq te fuqishme sa nuk e ka tjeter njeri ne Shqiperi!
    Nje njeri qe te gjith aktivitetin e tij publicistik ja Ka kushtuar dy gjerave, sulmit ndaj Rames dhe fyerjes ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ne pergjithesi. Asnjegjeje tjeter…. Merrini 30 vjet histori publicistike dhe debatesh mediatike vetem keto do te gjeni.
    E gjith shpurra e analisteve kan qene kunder Rames ne opozite kunder Rames ne pushtet dhe kunder Shqiperise, kunder popullit shqiptar dhe aspiratave te kombit shqiptar dhe aleances me perendimin.
    Ju nxirrni tym nga veshet qe shqiptaret nuk I beni dot per budallenj, por sic thone ne Laberi “plac ne vend”….

  18. Zigur Qarri says:

    Analize brilante.
    Rrespekt,rrespekt….. Z.Matoshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje