Kur injoranca bën pakt me mediokritetin, e quajnë zëri i popullit!

4 Mars 2020, 13:11Blog TEMA

Nga Zamira Çavo

Njeriu në përgjithësi atë që nuk e kupton e refuzon, ose edhe më keq; e lufton duke e përjashtuar. Kështu ndodh me idetë. Kur njeriu nuk i kupton i duken të “padenja” për të. Ndaj qytetërimet e kanë ngritur vetveten duke u përpjekur ti bëjnë idetë e tyre të kuptueshme për njerëzit me synim që ata të afrohen me qytetërimin.

Në përgjithësi injoranca, mos dija, mos kuptimi është burimi i arrogancës dhe ne shqiptarët jemi shumë arrogant. Shumë gjëra nuk i kuptojmë ndaj dhe nuk i duam.

Dijen, edukatën, kulturën e kemi lënë pas derës dhe këtë të fundit e kemi hapur për injorancën, medikoritetin e dhunën. Mediat (elektronike e vizive) janë sot përforcues të injorancës dhe mediokritetit. Duke dashur audiencë e duke e ditur që njeriu refuzon atq që nuk e kupton, ky pushtet mediatik, sot e ka ulur nivelin në vulgaritet. Dhe Vulgu e kupton dhe e mirkupton vulgun, ama progresin jo, dhe kështu për vendin s’ka të ardhme!

Pra të bësh “parᾁ” duke mbrojtur e ushqyer injorancën duket modeli i pëlqyer për popuj të zhytur në varfëri!

Ndaj studiot e opinioneve janë shndërruar në studio ku vulgariteti dhe arroganca bëhen vlera e përhapen në eter si modele! Ndaj leksionet në auditore jo rrallë shndërrohen në biseda vulgare me fraza kafeneje e arrogancë hierarkie! Ndaj politikanët që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre janë bërë doktorë e profesorë dhe kujtojnë se i dinë të gjitha!

Dhe njerëzit bezdisen nga gjërat që i duken të “vështira” dhe preferojnë “si të gatuajnë” dhe si të zbaviten me emisione banale deri në keqardhje për përmbajtjen e tyre! Dhe harrojmë se kur vulgariteti dhe injoranca shiten për “kështu e do populli”, arroganca çimentohet dhe dhuna merr krah!

Dhe besomëni: një injorant i forcuar në kudhrën e vulgaritetit është i pamposhtur në injorancën e tij. E mendoni pastaj të ardhmen? Që sot jemi shndërruar në një popull që vepron për politikën pa ditur të drejtat e tij! Dhe e keqja më e madhe është se injoranti nuk e kupton injorancën e tij!

5 komente në “Kur injoranca bën pakt me mediokritetin, e quajnë zëri i popullit!”

  1. taksapaguesi says:

    Pershendetje Zonja Zamira. Nw emer te popullit u fol edhe me 2 mars.
    Respekte per ju.

  2. lejlek says:

    Shume sakte.Injoranti eshte sa mendjemadh dhe i dhunshem.Hiqet popullor por ne fakt eshte katil (shpirt zi) qe nuk ja don te miren as vellait te tij.Dhuna eshte rruga me shkurter e zgjidhjes se problemeve te tij ngaqe i mungon llogjika dhe eshte edhe vrases gjakftohte.
    Arma ne duart e injorantit eshte mine me sahat per kedo qe errethon.Injorantet diskutojne me zjarr e kompetence kur mbizoterojne pasuri duke mekembur gjithkend qe u del perpara. Vetem “injorantet kane te drejte”.Pervec atyre qe u permenden me lart.
    Ndaj mendoj une duhen cpopulluar zonat e thella me nje plan qeveritar per grumbullim jetese ne grupe te medha per brezat qe vijne .Hapja e sa me shume shkollave ekurseve ……sjellja e kultures perendimore tek brezat nga bijte tane ose edhe mesues te huazuar.
    Sistemimi i ambjenteve rruget ne lagje …lulishtet parqet shatervanet pyjet neper qytet e zbusin njeriun.

  3. gega says:

    Injoranca do te vazhdoje te kryesoje deri kur udheheqesit politike te dalin nga Vuçidoli dhe nga Çepani Skraparit.

  4. Alb Tr says:

    Respekt per cka ke thene me lart,por me keqardhje them se serish kjo tufe halabakesh e mbledhur neper studio(qofshin politikan,gazetar apo opinionist),nuk do te kuptojn asgje.
    Respekte zonje,e do ishte mire te shkruanit me teper,me shpresen se te gjith kto horra do te kuptojn sado pak,se sa te urryer Jan bere per ate popull.

  5. USA says:

    aq injorante je ti sa nuk di tw shkruash fjalwn “padije” – nuk eshte as “mos dije” as “mosdije”
    E keqja me e madhe eshte crregullimi i personalitetit
    po ti e kupton injorancen tende gjuhesore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje