Nga Brizida Gjikondi
Njeriu shikon jashtë atë që ka brenda, kapet mbas gjoja të keqes më të vogël se të keqen e ka në ekzistencë, dhe e vogël e madhe, ç’rëndësi ka, ajo është e keqe…. Kur korruptimin e ke në ekzistencë, e justifikon atë jashtë teje, e promovon, e mbron, e brohoret.
Mendoj që këto mund të jenë ndër rrjeshtat e fundit që shkruaj për këtë kastë kriminale politike. Pasi kam vendosur ta luftoj duke e injoruar pasi vëmëndja e ushqen të keqen, injorimi e kalb.
12 vjet të shkuara kam patur një eksperiencë të shkurtër politike me Presidentin e tanishëm, por pa u zgjatur po shpreh vetëm një konstatim personal, momentin që ai përplaste grushtin me fuqi në tavolinë “me idealizëm” dhe ligjëratë të egër kundër “kriminelëve” Berisha dhe Rama, pikërisht atëherë ai kish ngritur pazarin dhe zgërdhihej përbrënda me idealizmin e ne “budallenjëve” që e shikonim me vlerësim. Koha më dha të drejtë. Prej 2008 që atë qënie e shikoj në distancë, kohë e gjatë, pazare dhe grushta dhe zgërdheshje pa fund.. e mbrëmshmja ish thjesht një konfirmim monoton i kalbëzimit të tij dhe të një pjese të shoqërisë shqiptare.
Kush neverit dhe distancohet nga kjo kastë politike që e ka shqyer Shqipërinë nuk shkon as tek Rama as tek Meta as tek Berisha e Basha, por ndez qiriun e vetëdijes kombëtare, sic thoshte nënë Tereza, “mos mallko errësirën por ndiz një qiri”
Në 30 vjet kjo kastë kriminale vetëm është ricikluar, vetëm ka aktruar, i ka përdorur shqiptarët si bagëti që i tërheq me një tufë jonxhe poshtë hundës drejt greminës së vetvetes.
Harmonia e tyre provohet qoftë edhe me një provë mediokre, në 30 vjet këta janë mallkuar, janë sharë, na kanë vrarë, janë bashkuar e ndarë, por kurrë, kurrë, mbas rotacionit të pushteteve nga pseudo e djathta tek pseudo e majta ose anasjelltas nuk kemi parë qoftë dhe një hetim ose procedim penal ndaj ministrave ose titullarve të njëri tjetrit, që kur janë në opozitë i bëjnë të vdekur, por kur vijnë në pushtet i amnistojnë dhe heshtin si skutha, askënd nuk e gjen asgjë… aq sa korruptimi dhe kriminalizimi i tyre ka kaluar ne shoqerine shqiptare si normalitet, dhe kjo te trondit shpirtin.
Protesta e mbrëmshme bëri skanerin e kalbëzimit të nje pjese te shoqërisë shqiptare, askush nuk ish për të ndjerën Kushtetutë, aty ishin ata që ndajnë gjallimin korruptiv njësoj si Meta, që urrejnë Ramën si konkurent korrupsioni jo si simbol korruptimi.
Protesta e djeshme tregoi se shoqeria idealiste shqiptare ka luftë të gjatë dhe të egër me pjesën më të keqe që e ka brënda vetes, e keqe që është aq e pafytyrë sa fshihet mbrapa Flamurit Kombëtar. E keqe, që kur ti bëhet skaneri i pasurive personale do llahtaris të madh dhe të vogël, pasuri të përbindshme të arritura me rrjepjen e skalpit të këtij populli, ndërkohë ky popull ja besoi Shqipërinë që ta përparonte dhe nderonte ndërkombëtarisht, e degdisi atë në humnerat e ekzistencës dhe dinjitetit kombëtar. Po a ka shpresë, sigurisht që ka… unë e kam ndezur Qiriun tim..
EDHE UNË KAM SHPRESË .
⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
Personalisht nuk e njoh shkruesen. Menyra e te menduarit te ngjall respekt..
Shumë bukur,te lumte dora!
Nuk te heq asnje presje, mund te shtoj akoma madje……por po bej si ju , po ndez dhe une Qiriun tim ?️. Respekte
Po ndes dhe une qiriun tim!
Sa here qe e ndeza qiriun tim,doli dikush e ma fiku…
E ndeza ne 1990.Ma fiku Saliu.
E ndeza me 1996.Ma fiku 1997.
E ndeza prap ne 1997.Rruges mu fik.
8 vite ndenja pa qiri.
E ndeza prap ne 2013.Gati po fiket…
Ku jane komentet ???
Respekt per ju zonja Gjikondi.Keni absolutisht te drejte me pike dhe presje,por populli thote se “Shpresa” vdes e fundit dhe njeriu sa te kete jete do shpresoje.Shpresa e njeriut here eshte e madhe dhe here e vogel por nuk shuhet kurre.Sot jemi ne kete gjendje kritike kur kriminelet me te medhenj te ketij populli dhe hajdutet me cizme te tipit Metaj ,duke shfrytezuar koniukturat politike i kane hypur ne qafe popullit tone prej 30 vjetesh dhe shembulli personal qe ju sillni e verteton kete.Te shpresojme se jemi ne metrat e fundit te gares dhe se shpejti SPAKU e BKH-ja ,me mbeshtetjen e nxitjen e pakursyer te amerikaneve e te BE-se do ua nxjerrin friken gjyqtareve e prokuroreve te rinj qe te hapin proceset gjyqesore ndaj ketyre banditeve me kullaro e te konfiskojne cdo qindarke te vjedhur nga kushdo politikan,por sidomos nga cifti presidencial dhe familja e kryebanditit Berisha dhe pastaj me radhe deri tek politikani i fundit qe ka shkelur ne derrase te kalbur,i majte apo i djathte qofte.