Nga Endri Kajsiu
Ajo që nisi me tone kërcënuese dhe betim tek Zoti, përfundoi me shfaqje qesharake që vështirë se mund t’i gjesh edhe në skenarët e estradës. Ilir Meta zgjodhi sot të vetëshpallë aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ia valëvitur flamurin mirë e mirë.
Aq i pabesueshëm në këto veprime, saqë u desh të reagonte vetë ambasadorja e SHBA për t’u distancuar dhe duke kërkuar indirekt që simbolet e shtetit të saj të mos puthen për mitingje. Aq më pak nga Ilir Meta. I vetmi lajm që duhet marrë seriozisht nga ‘show’ që na dhuroi presidenca, është sjellja e Metës si lider i opozitës.
Në fakt, ai pati një performancë të suksesshme kur mendon që mori duartrokitjet e demokratëve në shesh pas çdo fjalie. Dhe mbi të gjitha, nuk stonoi në teksa këndoi himnin e flamurit. Por kjo nuk ishte fitorja e tij e parë përballë Bashës. Ilir Meta mund të ketë bërë prova që prej nëntorit për ta kënduar himnin siç duhet, duke marrë parasysh se mitingun e ka njoftuar prej muajsh të tërë.
Përtej këtyre, paneli që Meta kishte përzgjedhur të fliste ishin njerëzit që dikur i shkonin Bashës në çadër. Ishte Bujar Kapexhiu që bënte thirrje për dhunë në 30 qershor. Apo Neritan Liçaj dhe Edmond Budina që dikur pritën Bashën në Teatër dhe ia dorëzuan flamurin e protestës duke bërë thirrje që opozita e tij të mbështetej hapur.
Dhe nëse prezenca e tyre në krah të Metës ishte thjeshtë një rastësi, ka ngjarje të tjera që duhet ta trembin Lulzim Bashën për marrjen e lidershipit opozitar.Nëse nuk e vutë re, Argita Berisha thyu të gjitha pritshmëritë e protestës.
Vajza e ish-kryeministrit jo vetëm që mori pjesë në tubimin e thirrur nga Meta, por e reklamoi atë gjërë e gjatë në rrjetet sociale përmes të shoqit. Një veprim ky që s’e ka bërë kurrë për tubimet e PD-së, as kur e drejtonte i ati dhe as Basha.
Të gjithë këtij mozaiku, iu bashkua vetë Berisha që tha se mitingu i Presidentit shënon rënien e Edi Ramës. Mesa duket edhe vetë Berisha i ka humbur shpresat tek i emëruri i tij në krye të PD-së.
Ilir Meta duket se e nisi me këmbë të mbarë fushatën e tij për të marrë drejtimin e opozitës. I duhet vetëm të ruajë zërin për himin dhe të mos ‘krruhet’ me flamurin amerikan herë tjetër. Pa Basha siç ka ardhur, edhe mund të ikë.
I gjithë ky sforcim është shenja e një rënie të lirë në pikiatë. Liderët janë si trajnerët. Militantet kanë rolin e lojtarëve. Zakonisht ekipet që janë në krizë, shpesh bien në kapitullim. Dhe kjo ndodh se shumti kur ndërrojnë trajnerët në mes të kampionatit. Saliu në rastin konkret është presidenti i klubit të opozitës, ( mergates). Është afër mendsh që nuk e ka me simpatinë për kamarierin e Rinasit. Per holandezin që nuk e sqaroi kurrë atë punën e pasaportës dhe diplomës. Parë që skuadra. tashmë kishte rënë nga kategoria, dale nga parlamenti, rreziku ishte të binte në kategoritë e diletanteve. Mirëpo duket se problemet e akumuluara nuk premtojnë zgjidhje të shpejtë të problemeve. Trajneri i ri Meta ka patur një farë ecurie. Por me skuadra periferike si LSI . Ndërsa të drejtosh opozitën duhet të kesh edhe mbështetje nga një tifozeri që shtrihet Vermosh – Konispol. A ka Meta mbështetje kaq të gjerë për drejtuar një skuadër që pretendon kreun ( qeverinë) .? Përgjigja është jo. Sepse në dhomat e zhveshjes do ketë gjithnjë lojtarë që pretendojnë shiritin e kapitenit. Në PD jo të gjithë janë për një aleancë me LSI . Kjo do ta bëjë edhe më të ndarë ambientin brenda Shqupit. Fraksionet e Dodes, Bregut, Patozit, Topallit, e se fundmi Hajdari e grupi de jure i opozitës parlamentare, mund të çojë edhe në krisje të tjera të strukturës Shqup. Aktualisht Basha dhe grupi i tij, nuk mund të pranojnë që byrekun në tepsi ta hane Tit Vasili me shokët, e këta të mbajnë në dorë tepsine bosh. Gazetarë të gjithë vendeve zgjohuni. Ju ka lënë mendja kur bëni aludime të kësaj natyre. Ilir Meta është aty për vete e vetëm për vete . Thjeshtë po bën akrobacira për ti shpëtuar një zbythje nga skena politike. Të tjerët janë aty thjeshtë si dëshmitarë të kësaj që po ndodh. Saliu nuk ka kurrfarë ndjesie për Ilir Metën, aq më pak për LSI. Është kjo e fundit që u fut në mënyrë prepotente, duke rrëmbyer elektoratin e PD. Me gjithë mend Luli nuk di të bëjë matematike . Po besoj I ka parë ish të tijet të bredhin zyrave të shtetit nën siglën e Lsi. Nga ana tjetër janë mini partiçkat. Një aleancë e Saliut me ilrin, u zvogëlon atyre , 1 mundësinë për tu futur ne sistem nën siglën e PD. 2 Por edhe u a kufizon gostine e byrekut në tepsine e dikastereve. Sa për folklorizmat e të ndierit kryetar i shtetit paralel sh e tij z Ilir Floriri I Krrabes, me shumë kanë qeshur vetë pjesmarresit, se artdashësit që ndjekin spektaklet nga ekrani apo smartfoni. Thanas shtrëngo rrypin. Minike mblidh burrin se ka dalë nga binarët, ( ligji) .
Shifni ca mashkull i peshtire . A mund te kete femer qe mund te fleje me kete mashkull te neveritshem. Shikoni si e ka koken tamam si nje penis i sapobere synet, kurse zerin si ato bucet e rrugeve kur kalojne ne orgazem
Berisha po teston meten si lider te PD.Basha dihet tidale zot vetes Berisha e ka vendosur largimin e tij.
Perderisa nuk ndryshohet ligji elektoral ,keto fytyra do jene .Flasin per kushtetuten por me ndryshimet qe I kane bere,I Kane hequr te drejten popullit te zgjedhe.Nuk pritet asnje ndryshim do vazhdoje kariera e hajduteve me president kryehajdutin.Fytyra te peshtira
Po ju te dy sa te bukur ju kemi. O pika pse si bie. Ne burg e kemi vendin.Krye hajdutja me gjithe burre e soj e sorrollop.Mos u ngopshi gjak I vjellshi cfare keni vjedhur.