Ilir Meta dhe aksi i së keqes në historinë shqiptare

2 Mars 2020, 12:22Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Ilir Meta ka zënë vendin që kanë përgatitur prej kohësh të gjithë ata shqiptarë të cilët fati dhe makinacionet e ndyra i kanë nxjerrë në krye të politikës shqiptare, dhe që këtë shans të madh, e kanë shfrytëzuar për interesa thellësisht vetjake duke konsoliduar me këtë rast sloganin e njohur të « Atdheut-plaçkë », mall që mund ta blesh, ta vjedhësh, ta shkëmbesh e ta shkatërrosh në emër të një ideali të vetëm që është pasurimi me çdo kusht e me çdo mjet.

Po çfarë është ky njeri që sot ka zaptuar presidencën dhe po iu dridhur qerpiku kërkon të destabilizojë vendin. Çfarë përfaqëson ai ? Një student mediokër në vitet ’90, Ilir Meta iu ngjit anijes që po mbytej të Partisë së Punës së Shqipërisë, e cila po përpiqej të ndryshonte emër e mentalitet dhe atje, së bashku me bashkëshorten e ardhshme, zaptuan një forum kalimtar siç ishte dhe është FRESH-i. Karriera e këtij njeriu nis me luftën pa asnjë princip për t’u bërë deputet dhe, siç kujtonte Bashkim Kopliku në një shkrim botuar këtu, ai është ndër të parët që futën elementet e banditizmit në politikën shqiptare.

Të gjithë kujtojnë se në atë kohë Meta bashkë me Majkon paraqiteshin si fytyra ndryshe e PS-së, por në qoftë se Majko ruajti profilin e politikanit të përunjur që nuk i mori koka erë në asnjë çast madje edhe atëhere kur fati e çoi në krye të Shqipërisë në një nga krizat më të rënda që po kalonte kombi shqiptar pas spastrimit etnik serb, Ilir Meta e shfrytëzoi një moment krize të PS-së dhe pa e kuptuar as vetë u gjend në krye të vendit si kryeministër. Se si ka qeverisur Ilir Meta dhe çfarë modeli ndërtoi ai në qeverisjen shqiptare e dimë të gjithë, por për të rifreskuar kujtesën duhet të lexosh shtypin e opozitës dhe raportimet e pavarura të asaj kohe.

Korrupsion i paparë ndonjëherë, lidhje me grupe banditësh të krahinës së tij të vendosur në metropole, vjedhje e thesarit të shtetit dhe për t’i vënë vulën gjithë asaj maskarade që bëri ai me shtetin shqiptar, është e nevojshme të rikujtojmë përsëri krizën e rëndë ku e kishte futur Meta qeverisjen dhe PS-në dhe me këtë rast duhet të rikujtojmë lëvizjen për katarsis të Fatos Nanos dhe investigimin brilant që i bëri ai qeverisjes së Ilir Metës në mbledhjet e famshme të KPD-së në vitin 2001.

Nuk besoj se ka politikan në Shqipëri që të jetë diskredituar me fakte dhe me argumente siç është diskredituar Ilir Meta nga pjesa e shëndetshme e PS-së në atë kohë dhe nga opinioni publik po ashtu. Mirëpo, Ilir Meta në vend që të tërhiqej dhe të mendonte të mbrohej në gjykatë duke kundërshtuar akuzat e rënda që i bëri Fatos Nano dhe KPD-ja e asaj kohe, bëri atë që bëjnë të gjithë dështakët . Krijoi një parti tjetër me emrin

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe sigla e famshme «LSI» u bë sinonim i atij grupimi që ka si motiv dhe si slogan « Shqipëria-plaçkë ». Karriera e Ilir Metës ne krye të LSI-së nis si aleancë me Sali Berishën, arrin kulmin me bllokun e shënimeve në zyrën e Dritan Priftit.

Pas kësaj masakra në Bulevard dhe katër të vrarë. Meqenëse politika shqiptare është aleancë me banditë dhe mungesë parimesh, PS-ja dhe Edi Rama iu nënshtruan « darkës së ngjalave » dhe, pas saj, qeverisën me Ilir Metën dhe më pas menduan se duke e bërë president do të shpëtonin përfundimisht nga një prej politikanëve më të korruptuar e bandit në Shqipëri.

Dhe kjo u vertetua shumë shpejt. Ilir Meta e dinte që po kërkonin ta largonin, por me djallëzi mendonte se pushteti i presidentit do ta ndihmonte të shkaktonte kriza, trazira dhe mos o Zot edhe gjëra më të rënda. Në fakt u gabua. Refroma në drejtësi që inicuan amerikanët dhe europianët ia dogji të gjitha kartat dhe i hoqi fuqinë e vetme që ka një president – dekretin.

Ilir Meta tani është një zyrë e paligjshme dhe dekretet që ai prodhon nuk i përfill askush sepse janë të gjitha në shkelje të Kushtetutës. Ilir Meta në Shqipëri dhe Ramush Haradinaj në Kosovë janë kthyer në simbiozën e së keqes etnike dhe po bëjnë të gjithë përpjekjet herë me budallaki e herë me shpirt banditi që ta nxjerrin Shqipërinë nga binarët e orientimit perëndimor dhe ta fusin në krizë me SHBA-në dhe BE-në. Për fat të keq gjërat kanë ecur aq shpejt sa sot Ilir Meta ngjan me një kloun që do të dalë në Bulevard të zbavisë qytetarët. Asgjë më shumë.

4 komente në “Ilir Meta dhe aksi i së keqes në historinë shqiptare”

  1. koko says:

    Te lumte pena,me mire asnje ska shkrujt te tjeret jane kurvat e ILIR METES

  2. Dardani says:

    Shum sakte. Por sot ne Bulevardin perballe Kryeministrise do kete viktima, te vrare. Te gjitha tubimet qe organizoi PD e LSI kishin te vetmin qellim, te sajohej nje vrasje dhe te akuzohej Rama. Teveqeli Basha, jo se nuk e donte nje gje te tille, por u frikesua sepse ishte edhe bashkeautori i 4 vrasjeve te 21 Janarit dhe e shihte si nje rrezik qe nuk i a vlente.
    Kete e ka marre persiper Meta ne bashkepunim me segmentet me te erreta dhe me te rrezikshme te krimit te organizuar te cilet jane te rrezikuar bashkerisht nga reforma ne drejtesi.
    Rama dhe |Lleshaj, ne bashkepunim me organet ligjezbatuese sot duhet te marrin masat per te evituar me cdo kusht nje kurth nepermjet nje vrasje te organizuar nga vete PD-LSI, etj duke i a tribuar Rames.
    Shqiptaret duhet ta dijne se ka shume vite qe punohet nga PD-LSI qe te organizojne trrazira, akte terrori deri ne likuidimin fizik te Edi Rames.
    Sot populli shqiptar dhe miqte tane perendimor, ne saje te Metes, Berishes, Kryemadhit, Bashes, Mediut, etj rreth tyre, kane mundesine e arte te mesojne se kush jane bandat e organizuara kriminale dhe lideret politike te tyre qe mbajne Shqiperine ne terror qe preej 30 vjetesh.
    Edhe njehere sot do kete te vrare ne kete tubim.
    Armet ka kohe qe jane perqendruar ne disa banesa ne Tirane.
    Lleshaj, mos lejo as police dhe as gardiste te armatosur.
    Armet ne depo me urdher me shkrim dhe kundrejt dokumentave te rregullta.
    Besojeni Berishen kur deklaronte se Ilir Meta eshte vrases me pagese dhe eshte autor i disa vrasjeve qe nuk u zbuluan kurre.
    Heshtja e Dash dhe e BE eshte e frikshme.

  3. undefined says:

    Bravo….shume shkrim i sakt

  4. Genci says:

    Shkrim briliant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje