Nga Shpëtim Nazarko
Megjithëse flas shpesh në ekrane, apo shkruaj po aq, një gjë kam frikë ta bëj në punën që kam zgjedhur prej shumë kohësh. Të flas apo shkruaj për ligjet dhe të diskutoj aspektet juridike të një çështjeje.
E di mirë, që kjo histori fillon nga e Drejta romake dhe nuk është punë për një gazetar, sado e sido ta cilësojë veten ai, apo ta cilësojnë të tjerët. Historia e të drejtës dhe e ligjeve të saj, apo e vetëm një ligji, është punë dymijëvjeçare. Kaq më ka mjaftuar, për të mos u futur në diskutime, as për të dhënë opinion mbi një çështje të lidhur me të.
Në këtë arsyetim, jam mbajtur pa shkruar edhe për çështjen që ka ngritur Presidenti i Republikës. Ndërkaq, kjo nuk më pengon, ta shoh çështjen nga një kënd tjetër dhe t’ia them ca ditë më parë, në formë të drejpërdrejtë edhe vetë Presidentit të Republikës.
Po e paraqis çështjen pikërisht nga ky kënd, për lexuesit e Konicës.
Këtu e kohë më parë, u ndesha me një plak të vjetër që duket më njohu nga ekranet dhe pa folur gjatë, më pyeti fare thjesht.
A mund të më thuash, pse e kritikon presidentin Berisha, prej kohësh?
E pashë dhe u mendova pak. E kuptova nga dialekti, se ishte nga Veriu i vendit. Pyetjes iu përgjigja po me pyetje dhe i thashë, nga vinte dhe sa kohë kishte që kishte “rënë” në Tiranë. Plaku ngurroi pak dhe më tha, se ishte nga Kukësi, ishte tetëdhjetë vjeç dhe kishte pesëmbëdhjetë vjet që kishte ardhur.
Nuk e di pse kam një debolesë për njerëzit e kësaj krahine, më shumë se kujtdo tjetër. Do ta kujtoj sa të vdes, ndihmën që më dha një familje kuksiane nga ato të ikurat e pas 1944-ës, në Francë. Plaku i shtëpisë Tota, megjithë varfërinë e asaj familje të stërmadhe që rronte me kodet e vjetra, më mbajti si djalin e tij, për kohë të tëra. Dhe në shtëpinë e tij, pashë një edukatë shembullore, e cila ka kohë që duket është arratisur nga vendi e që ishte fare e ndryshme nga ajo që krijuam ne, prej 1944-ës.
Dëgjo mik i mirë, – i thashë. Ju jeni nga Veriu dhe unë jam nga Jugu. Në Veri, kanë një zakon shumë herë më të mirë, se te ne jugorët. Kur ndodh diçka e rëndësishme, atëherë mblidhet Oda e burrave dhe flet Plaku i shtëpisë. E të gjithë, duhet ta dëgjojnë me vëmëndje. Pasi merren vendime prej tij e diskutohen edhe heshturazi, të gjithë i zbatojnë ato.
Po nëse Plaku i shtëpisë nuk mbledh Odën e burrave, apo del dhe ai rrugëve dhe bërtet, çfarë ndodh? Shtëpia e gjithë, merr rrokullimën dhe fatkeqësia shtohet. Unë besova, se Berisha, kur erdhi në ’92-in, në krye, do të bënte Plakun e shtëpisë dhe do vepronte me urtësi, për të na shpjeguar tamam hallin që na kishte gjetur, pas rënies së regimit të vjetër dhe ne të shkonim me qetësi në rrugën e re…
Po duket, Berisha ka ikur shumë i ri nga Veriu dhe nuk i ka ndjekur shumë diskutimet në Odën e burrave. Kjo na çoi në fatkeqësi të reja, më të mëdha se të parat… Kjo është arsyeja që edhe unë ika shpejt prej tij, pa e kthyer më kokën prapa.
Plaku nuk foli dhe vazhdoi të pinte duhanin e tij…
Mendoj se në të njëjtin situatë, jemi dhe me Presidentin aktual. Pa paragjykuar asgjë, nga ato që ai pretendon për Kushtetutën, një gjë është e qartë. Si Plaku i shtëpisë, ai kishte mundësira shumë më të urta, për të pozuar vështirësinë.
Thjesht, mund të dërgonte letra të mbyllura në Komisionin e ligjeve. Të thërriste palët, po me dyer të mbyllura dhe t’u tregonte shqetësimin e tij. Mundësisht, tanëve dhe jo të huajve. Është ai i pari, që hallet e shtëpisë, nuk i nxjerr në pazar, po i diskuton me njerëzit e shëpisë së tij. Pastaj, nëse nuk e dëgjonin, mund ta rriste gradën e shqetësimit, duke vajtur tek instrumenti i fundit që unë besoj se e ka në dorë. T’i dërgonte Mesazh të hapur parlamentit, duke theksuar shqetësimin. Në këtë rast, detyra quhej e plotësuar përfundimisht,
Rruga e ndjekur nga presidenti, është e gabuar. Plaku i shtëpisë, nuk mund të shkatërrojë shtëpinë. Çdo vendim që ai merr për ta pozuar në rrugë, shpie në rastin e keq, në shkatërrimin e shtëpisë, pas të cilës, ka humbur përfundimisht dhe ai vetë. Kjo rregull e thjeshtë, vlen në të gjitha rastet edhe kur nuk njeh as të Drejtën romake dhe asnjë ligj të shkruar, a të pashkruar që nga koha kur kjo e drejtë, udhëheq pothuajse gjithë botën.
Meta, zgjodhi rrugën e gabuar dhe kjo, edhe në rastin që supozohet se ai ka të drejtë. E drejta e fituar nga Plaku i shtëpisë, me mjete që nuk i takojnë atij në bazë po të rregullave të pashkruara, shpie vetëm në zjarrin që i vë shtëpisë së tij.
Larg qëndrimeve moralizuese. Presidenti mund të thotë se Parlamenti nuk do ta dëgjonte. Ai ka uzurpuar, si partia e mazhorancës, çdo gjë. Është vetë i paligjshëm etj., etj.
Mbase duket se është kështu. Në vitet ’90-të, në Gjermani, ku isha refugjat, Presidenti i asaj kohe, që ka fuqi të pakta ashtu sa tek ne, mbajti një fjalim që e tronditi vendin për ditë të tëra, Foli thjesht për rëndësinë e edukimit, nëpërmjet librit dhe braktisjes së tij, prej gjermanëve. Kjo do na shpjerë nesër në hatara, theksoi ai. Jemi larguar prej rrugës së të parëve e kjo është dramë që do të duhet ta paguajmë… Gjermania e dëgjoi, e tronditur dhe në heshtje,
Po ne nuk jemi në Gjermani, – mund të thotë dikush. Po, është e vërtetë. Po traditën e Plakut të shtëpisë, e dimë më mirë se gjermanët. Nëse Meta, do të ndiqte rrugën që thashë e që bazohet në rregullat tona të vjetra, e Parlamenti nuk do ta dëgjonte, ai kishte vetëm një rrugë. Thjesht, të jepte dorëheqjen me urtësi. Vetëm kjo, mund ta bënte vendin të dëgjonte e ai, të bënte një efekt me gjestin e tij, shumë herë më të madh sesa e mendon ai vetë, apo të tjerë rrotull tij.
A ka rrugë tjetër? Vetë, besoj se jo. Duam apo nuk duam, këto rregulla i kanë vendosur paraardhësit tanë. Ato janë ligje të pashkruara. Ai që i shkel sot ose nesër, paguan vetë i pari. Nuk ka rëndësi forma e pagesës. Në të gjitha rastet, nuk fiton edhe kur i duket se ka fituar.(Konica.al)
E Rama bam e Nazarkot ham….
Klajdi apo Klajda je???…
Se ma ngrite perpjete … leshin…
Sala eshte thjeshte njeri i keq dhe i lig nga shpirti.ska te bej fare me veriun apo me zakonet tona .ok Nazarko eshte thjeshte njeri i lig dhe kriminel .
Nazarko je nje mesues i vertete….mos vdekte kurre pena jote..respekte
Klajdi, kur s’ke çfar te thuash, mos leh.
Kukesianet e vjeter kane nje shprehje,nuk ka Tropojan te zgjuar,Kuksianet kane zakone dhe nder ne familje.
Nazarko!Shkrimet e tua jane me vlera ,sepse nga ato nxiren mesime qe u vlejne shume njerzeve!Por ti merr dy shembujt me te keqij ne historine e ketij vendi ; ate te presidenteve Sali Berisha dhe Ilir Meta ; dihet qe shembulli negativ nuk duhet te pergjithesuar!
Duke marre shkas nga historia e plakut te Kukesit po e shtjelloj ndryshe komentin tim:
Ne Veri ka qene tradita e Kuvendit te burrave te nje bajraku,tek i cili kishin te drejte te gjithe te flisnin dhe jepnin mendimin e tyre dhe ne fund vendoste shumica.Me tej veprohej sipas ketij vendimi dhe bajraktari mbante drejtesine e zbatimit atij qe ishte vendosur.Me dukej se e quanin USULL…
Per anallogji,ne shtetin modern,vendimet perseri i merr populli ne kuvendin e tij,i cili eshte VOTIMI per zgjedhjet e pushtetit qendror.Pra vendimn per qeverisje merret ne zgjedhjet,dhe ka fituar ai [program qe i pelqen shumices 50+ 1 perqind e votuesve.Mbas kesaj eshte Parlamenti ai qe ushtron kontrollin e qeverisjes,eshte ai qe miraton ligje sipas te drejtave qe ja jep Kushtetuta e miratuar nga populli dhe jo nga persona te vecante qofte ky president,kryetar kuvendi apo kryeminister…
Perseri po bej ballafaqimin midis dy kuvendeve,te Veriut dhe Kuvendit Popullor:
Ne kuvendin e Veriut,nuk i jepet e drejta bajraktarit te ndryshoje,te moszbatoje,vendimin,(USULL-in) e kuvendit te bajrakut,perndryshe luan pushka…
Edhe ne kohet e sotme,askush perfshire dhe presidentin ne Kushtetutene e miratuar nga Populli,nuk i jepet e drejta te ndryshoje ligjet,te mos zbatoje ligjet e miratuar nga Kuveni Popullor,perndryshe shkelesi i ligjeve vendoset ne poziten e ndeshkimit deri ne largim apo ndeshkim penal per shperdorim detyre,shkelje ligji,tejkalim te kompetencave e tj…
Duke mbajtur parasysh sa me siper,shkeljet e palopresidenti,Like floririt,jane te ndeshkueshme…
Per me teper ky palopresident,prej 8 Qershorit 2019 po shkon perdite e me shume per lesh,po kalon cdo stad per tu mbyllur nje ore e me are ne cmendine…
E ka nje hall te madh mendoj une,nje litar,i lyer me vaj i eshte mbeshtjelle rreth qafes dhe po i shtrengon qafen…
Duart i ka te lyera me flori,i reshqasin dhe nuk mund ta clirojne nga litari…
Vetem hekurat e REC-t,mund ta “shpetojne”…
Mire e tregove perrallen, por nuk na sqarove se cfare ndodh kur “shtepia jone” i zgjedh pleqte e shtepise pikerisht ata qe vjedhin shtepine? Ti me moralin e perralles qe po na tregon, do te sugjeroje qe t’ja leme Rames kreun e odes. Por ata njerez qe u mblodhen ne shesh dhe une kam bindjen qe shumica nuk jane me Meten, nuk jane dakord qe Rama dhe ortaket e tij te politikes te na vjedhin e varferojne akoma, fale dhe ndihmes tuaj prej mercenaresh.