Ky vend ka parë shumë arkivole, shumë viktima, shumë vrasje me plumb

2 Mars 2020, 17:11Blog TEMA

Nga Enver Robelli 

Ky vend ka parë shumë arkivole. Shumë viktima. Shumë vrasje me plumb në ballë dhe pas shpine. Shumë sulme natën e ditën.

Rajone të tëra janë shndërruar në arena të luftës civile vëllavrasëse. Këtij vendi nuk i duhen arkivole. Ka mjaft njerëz në dhé, që “nuk dihet” kush i ka vrarë.

Qeverisja e deritanishme e keqe, skandaloze, me plot dyshime për afera korruptive, me favorizime të paligjshme, skandale dhe me pagesa marramendëse e kriminale për firma që gjoja janë marrë me lobing – krejt këto të zeza nuk i mbulon me simbolika morbide me arkivol, as me azgani primitive, as me thirrje në patriotizëm. 

Qeveria e mëparshme ra për shkak se partneri i madh i koalicionit nuk qe i gatshëm ta mbajë më tutje në fuqi tarifën tashmë fantome doganore, e cila ka filluar të bëhet mit si ato “100 ditët e famshme” dikur.

Zgjedhjet e 6 tetorit hapën një kapitull të ri. Për ta kthyer të vjetrën partitë rajonale duhet të gjejnë aleatë dhe të kenë mbështetje popullore. Pasi nuk ka mbështetje popullore, politika opozitare reduktohet ne arkivole.

1 komente në “Ky vend ka parë shumë arkivole, shumë viktima, shumë vrasje me plumb”

  1. Baliu says:

    Zoteri hajnat dhe zoteri kriminelat po perpiqen prap me vjedhje e vrasje ta rrembejne pushtetin. Ajo “karte” e tyre eshte djegur njehere, tash ato vjedhje e vrasje do tua zene frymen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje