Meta në morsën e ndërkombëtarëve

2 Mars 2020, 21:51Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Ilir Meta nuk zhgënjeu.

Nuk ia mbajti të firmoste një dekret për shpërndarje Parlamenti, duke treguar kështu se nuk është gati për një betejë,  të paktën siç e bëri PD-ja duke braktisur institucionet.

Skenografia  e tij e lodhur, me dy pensionistë që janë bërë si biçikletat me qira të Veliajt, që mund t’i marrë çdokush që mbetet në këmbë dhe një aktor te realizmit socialist, që publikun e ka 60 vjeç e sipër.

U betua për sovranizëm duke tundur flamurin e SHBA-së, e cila për hir të së vërtetës as e pëlqeu fare këtë fakt, madje u nxitua ta bëjë dalje,  çdo asocim të mundshëm.

Kjo në mbyllje të protestës. Ndërsa në hapje, BE-ja premtoi hapje negociatash me Shqipërinë.

Mbështetja në shesh, pa praninë e PD-së do të ishte një dështim. Dhe nuk ka asnjë garanci që kjo mbështetje do të vazhdojë. Nëse Basha e vazhdon, do të firmosë edhe groposjen e tij.

Në konkluzion, mitingu i Presidencës ishte një akt që tregoi vetëm diçka: Morsën rreth Metës nuk po e shtrëngon Edi Rama, por ndërkombëtarët. Dhe ndërkombëtarët ai as mund t’i trembë dhe as t’i blejë.

Gjithë deklaratat e mbështetësve të tij kundër perëndimit dhe ambasadave, në shumicën e rasteve e kanë bërë qesharak, ndërsa diku-diku ka ngjallur zemërim. Gjykimi i të huajve me kutin e Tiranës dhe profkave me Soros e komplote, mund të shërbejnë për të mpirë trutë e sëmura shqiptare, por nuk janë manual si të sillesh me perëndimin. Dhe kjo ka sjellë një braktisje të presidentit.

Mitingu i sotëm tregoi se Ilir Meta nuk ka më armë dhe zhvlerësoi të fundmin enigmë që kishte: Shpërndarjen e Parlamentit. Tani edhe në e bëftë, askush nuk do e marrë seriozisht.

14 komente në “Meta në morsën e ndërkombëtarëve”

  1. adriana says:

    duhet te jesh idiot te besosh nje fjale te ketij hajdutit Meta po asnje nuk e merr seriozisht kete lolon e Monikes Shallvareve dhendrin e Fatimese qe bente aborte ilegale deri ne vitin 1990

  2. Toni says:

    Janë përpëlitjet e fundit të peshkut pa ujë.
    S’ta fal Amerika.

  3. Kostandina says:

    Pensionisti Agim Nesho, dje hengri me partin e punes, sot gjuan ku mund te haje ndonje pilaf si puna fariut. Qesharake sa po shkon drejt vetvrasjes, dhe e ka hak se gjynahe te mdhaja ka mbi kurriz. O met, ke vila boll, mer neshon, fariun e bushatin e fevziun dhe boni nji grup dominosh, populli nuk te do, nuk do ta besosh por kjo eshte e verteta.

  4. Malo says:

    Sipas teje Ilir Metà Po pengone gjithcka ne jete vende,refoemen ne drejtesi Edhe zgjedhjet,kush i ha keto brickulla o truthari ti.

    1. Revizori says:

      Malo, je vizituar?
      Qenke keq fare. Megjithate eshte e drejta jote absolute te jesh idiot. Jemi ne demokraci apo Jo? Une do luftoj me te gjitha forcat qe ty mos te ta heqe kurre njeri kete te drejte.
      Nderime, o idioti yne.

  5. Ilir says:

    E tha vete iliri, qe nuk do ti mbledhe me ne shesh.Heren tjeter tha do te shkoj vete ne parlament. Pra Basha I ka garantuar mbeshtetjen vetem per kete miting.

  6. Boston says:

    Malo…. Ku do qe re fshehesh hajdutin Ilir, USA do ta gjeje si Sadamin ne vrimen e miut…or idiot. Pa USA ne do ishim ne rradhe per qumesht or buke shkelur…
    Rrofte USA

  7. shtrigari vicidolas says:

    Tamam Dritan Hila! Po te mos ishte mbeshtetja e PD-se,e cila per hir te te vertetes do thene se ka akoma elektorat,pavaresisht kupooles mafioze ne krye te saj, atje do shkonin vetem disa derdimene qe ti benin shoqeri Tit leshko Vasilit dhe mesimores se dikurshme te PS-se!Konkluzion i drejte i zotit Hila! Bravo!

  8. Mandi says:

    O Dritan po kendo ndonje kenge edhe per Gjinon trimin e nenes.
    Qeverrine ketu e 7 vjet se ka patur Meta o Dritan por Ram Edepsezi. Nuk sheh asgje te hidhur o te tharte zotrote?
    Ua ka mpire trute e verbuar syte tringellima e parave dhe posteve qe prisni te merrni. Se n fakt te qan njecik syri per ambasador.

  9. Konjak says:

    Dhe thone se jo ! Nga ferra e vogel daleka hiena e madhe ,qenka me se e vertete . A e shikoni e digjoni kete karagjoz Hilen . Si ka mundesi qe ky lapanjoz te ofendoje mbi 100 mije shqipetar ,qe moren pjese ne tubim ,per te drejtat e tyre , duke i quajtur popull me tru te semura . Kete karagjoz e paska marre fora ,dhe s’ka te ndalur ne felliqesiren e tij . Dhe kujton , derdemeni , se duke bere sikur mbroka nderkombetaret ; si dhe duke perbaltur bashkekombasit , ata do ta bejne vali . Hila keto i ben per nje dore para ,nuk besoj se e ka lene mendia te besoje se me keto marrina ,do te katapultojne ne maje te shkalles .Zoti , se besoj se ka kohe te tepert ,te mirret me kete lloj njeriu . Faleminderit .

  10. FLUTURA says:

    Analize matematike!

  11. Magbule says:

    ore keta nderkombetaret jane xhelate me morse dhe trikembesh apo njerez qe e duan shqiperin
    prandaj ua qi motren Putin dhe Kina ketyre

  12. Magbule says:

    ore keta nderkombetaret jane xhelate me morse dhe trikembesh apo njerez qe e duan shqiperin
    prandaj ua qi motren Putin dhe Kina ketyre
    kisha respekt per kete mut Dritanin por qenka friks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje