Nga Altin Ketro
Një prej analistëve anti-Rama u shpreh se njerëzit në bulevard më 2 mars nuk i nxorri Ilir Meta, por Edi Rama. Unë bashkohem me këtë konkluzion. Përsa kohë që edhe vetë Ilir Meta thoshte: “mos ejani për mua”, kur Monika thoshte “mos ejani për Ilirin”, kur Basha thoshte të njëjtën gjë, natyrisht që të gjithë këta, po edhe mbështetësit e tyre, me Ramën e kanë.
Sepse Iliri e di se sa mbështetje ka, po ashtu edhe Monika e di këtë gjë. Se po të ishin të sigurt në mbështetjen popullore karshi tyre, nuk do kishin kërkuar përforcime nga PD-ja, por e kishin bërë vetë një sprovë se sa u vlente lëkura.
Lulzim Basha u detyruar që në 3-vjetorin e deklarateve të tij anti-Meta e anti-LSI, të bëra po në bulevard poshtë një çadre, kësaj here, në të njëjtin vend, solli mbështetësit e tij për të brohoritur marrëzitë e Ilir Metës.
Interesat politike evoluojnë dhe mbase kjo do t’i vlejë Lulzim Bashës që herë tjetër të mendohet mirë kur nxjerr nga goja fraza të rënda për politikanë që nesër do të jetë i detyruar t’i ketë aleatë. Politika do moral, por s’ka moral. Se po të kishte, as Basha e as Meta nuk mund të puqeshin pas atyre çfarë i thanë njëri- tjetrin në verën e vitit 2017, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Turmat, në fakt, nuk është se e vrasin shumë mendjen se çfarë kanë thënë udhëheqësit e tyre ndaj njëri- tjetrit. Bile, turmat, harrojnë edhe që Meta dhe partia e tij, sa ishin në qeveri, kryenin “masakra” pikërisht ndaj njerëzve të PD-së që punonin në administratat qendrore a vendore.
Turmave u intereson kundërshtari në pushtetin ekzekutiv, dëshira që ai të largohet dhe të zëvendësohet prej liderëve të tyre.
Turmave as që ua kërcet për nenin aq e kaq, se kur për ato nene kushtetuese nuk bien në një mendje edhe vetë konstitucionalistët, çfarë pret ti nga disa syresh që nuk dinë as të shkruajnë shqipen drejt!
Por unë nuk do merrem me turma, qofshin këto edhe 20- 25 mijë vetëshe, që po t’i pjesëtosh me 50 bashki (nga 61 në total) ajo mesatare prej 400- 500 pjesëmarrësish për çdo bashki janë një pikë ujë në oqeanin elektoral të Shqipërisë.
Unë dua të di se çfarë interesash ka Lulzim Basha që të bëhet spektator i Ilir Metës. Fakti që ai pranoi të bëhej i tillë, më lë të besoj se Lulzim Basha nuk ndjehet i sigurt që fiton i vetëm zgjedhjet përballë Edi Ramës. Ky i fundit e hodhi poshtë kompleksin që e kishte njësoj siç e ka sot Lulzim Basha, kur në vitin 2017 u fut i vetëm dhe i mundi të dy, edhe Lulin edhe Ilirin.
Lulzim Basha poshtë podiumit, u detyrua të dëgjojë Ilir Metën mbi podium, se si ky i fundit akuzonte mazhorancën socialiste për zëvendësimin e deputetëve të opozitës që dogjën mandatet. Ai argument i Metës ishte në vetvete një fyerje e rëndë kundrejt Lulzim Bashës. Ky i fundit e kreu atë akt me vetëdijë të plotë, duke pyetur njerëzit në bulevard dhe duke marrë miratimin e grupit parlamentar të PD-së.
Kur ata dogjën mandatet një vit më parë, e deklaruan botërisht se e bën me vullnet të plotë për të mos u kthyer më në atë Kuvend që është edhe sot. Por Ilir Meta la të kuptohej se mazhoranca nuk duhet t’i kishte zëvendësuar deputetët e opozitës aq shpejt.
Nuk ka asgjë të keqe që të bëhesh pishman për një veprim politik të kryer, bile edhe të kërkosh ndjesë që ke gabuar në një vendimmarrje të caktuar. Por, deri më sot, sa herë i është dhënë rasti të pyetet, Lulzim Basha s’e ka vënë në dyshim që ajo djegie mandatesh ka qenë me gjasme. Se po të ishte e tillë, mjafton t’i bënte një sms Edi Ramës dhe ai do e priste ca kohë deri sa ai të kthente mendje.
Nuk e di sa logjikë politike mund të ketë Lulzim Basha (sepse turma e tij që i kishte shkuar në ndihmë Ilir Metës natyrisht që nuk e ka), teksa dëgjonte Ilir Metën që vinte në dyshim aksionin më të madh të opozitës, djegien e mandateve, dhe të rrinte sërish duke i dëgjuar me vëmendje profkat e tij.
Gjithashtu, si mundet Lulzim Basha, që drejton një parti alternativë qeverisëse, të dëgjonte Ilir Metën teksa përbetohej me ultimatume se do të shkonte në Kuvend dhe do e shpërndante me dekret atë!!!
Nuk është problemi se nuk do e marrin seriozisht Ilir Metën dhe që ato palo dekrete s’i zbaton askush. Po kur drejton një parti alternativë qeverisëse, nuk mund të mbyllesh në guackën e ngushtë të një interesi personal politik të momentit, e të mos mbash një qëndrim prej burri shteti, për t’i thënë ndal këtij lloj precedenti.
Se bota është me rrota dhe situatat kthehen përmbys dhe po legjitimuam një president që të shpërndajë Kuvendin jashtë kompetencave që i njeh Kushtetuta, atëherë nuk do të ketë qeveri që të mbijetojë as 3 muaj në pushtet, sado solide ta ketë mazhorancën parlamentare.
Të zgërdhihesh aty mes turmës teksa dëgjon këtë marrëzi presidenciale, tregon që ose t’i e di që s’vjen dot në pushtet, ose që s’e ke haberin fare se çfarë përfaqëson dhe e kategorizon veten në një rang me Nardin, Agronin, Fatmirin e Monikën.
Gjithsesi, sado ta akuzojnë Edi Ramën për uzurpim pushteti, janë të lutur të na japin shembuj të tyre se sa jo uzurpatorë u treguan gjatë viteve 2005 – 2013. Cilin institucion publik, përveç Avokatit të Popullit, ia kishin lënë ish-opozitës socialiste?
Të na japin ndonjë shembull, se a i kërkuan konsensus opozitës së kohës për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm, apo e zgjodhën njëanshëmërisht Adriatik Llallën me votat e PD-LSI-së?
Të na tregojnë nëse i ofruan bashkëpunim ish-opozitës për emrin e kryetarit të KLSH-së, apo në krye zgjedhën një deputet të tyrin, nga radhët e PD-së, zotin Leskaj?
Për kryetar të ILDKPI-së, a i ofruan gjë konsensus opozitës, apo zgjodhën në krye të atij institucioni një zëvendësministre të Berishës, zonjën Xhuka?
Apo mos vallë ia dhanë drejtimin e KQZ-së ish-opozitës socialiste, siç ka bërë sot Rama duke ia lënë detyrën e kryetarit përfaqësuesit të PD-së, zotit Zguri?
Nuk po zgjatem më tej me shembuj, sepse shteti i kohës PD- LSI-së ishte një shtet i drejtuar tërësisht prej tyre në raportin 80 me 20 përqind, ku opozita nuk kishte asnjë rol.
Ilir Meta akuzon kryeministrin Rama se do që të kapi drejtësinë. Po të ishte për ta kapur drejtësinë, Edi Rama mbante drejtësinë e kalbur që trashëgoi nga Sali Berisha dhe modelin e zgjedhjes së tyre nga politika. Mjafton që të bënte pakt me gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar për të pasur ata dorë të lirë në allishverishe, dhe Edi Rama do të ishte i qetë se do t’i kishte pas vetes. Ajo që ai bëri me reformën në drejtësi, është pikërisht heqja dorë nga kapja politike e këtij sistemi.
Sa për “kapjen” e institucioneve të tjera publike që s’kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, me thënë të drejtën, e ka të detyrueshme ta bëjë, sepse prandaj është mazhorancë dhe si e tillë ka përgjegjësinë t’i udhëheqë ajo. Sepse në finale, në vigjilje të 4-vjeçarit të dytë qeverisës, kësaj mazhorance do t’i kërkohet bilanci i punëve dhe realizimeve. Dhe ajo s’mund të ketë alibi që nuk drejtoi mirë filan institucion, sepse nuk deshi ta “kapë”, por e la në duar kundërshtarësh.
Si përfundim i të gjithë asaj çfarë pash në mitingun e 2 marsit, mund ta përmbledh kështu:
Ilir Meta ka nisur pashmangshmërisht rrugën e degradimit të plotë mendor e politik. I ka plasur cipa dhe ndërmerr veprime folkloriko- patriotike që nuk i shkojnë as si natyrë. Falsiteti që e karakterizon në këto raste, gjen mishërim të plotë te ai teksa e sheh në hall të madh kur valëvit flamurin amerikan me shprehjen provokuese e tinëzare:
“Amerikën e kam të dytën dhe jam gati të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët”. Duke e vënë në dyshim qëllimin e mirë amerikan të këtyre tri dekadave demokraci ndaj Shqipërisë, në fakt ajo fjali e Metës është një kërkesë direkte për amerikanët për të mos futur hundët në reformën në drejtësi. Sepse në këndvështrimin e Ilir Metës, reforma në drejtësi po dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe, me shqiptarët, ai ka parasysh veten dhe sojin e tij politik.
Lulzim Basha i dha një dorë oksigjen Ilir Metës, pa i kuptuar pasojat. Lulzim Basha nuk e di historinë se ç’i ndodh polumbarit nën ujë kur ia jep përkohësisht tubin e vet atij që ka pranë. Duket si veprim ndihmues, por në fund të dy luftojnë egërsisht për mbijetesë.
Edi Rama mbetet lideri më racional dhe më vizionar në Shqipëri, që nuk ecën me teorinë “sot për sot”, por “sot për nesër”. Është teori që e bëjnë vetëm liderët e mëdhenj e të vendosur në rrugën e synimeve që i kanë vënë vetes.
TemA
Ashtu i rrezuar pertoke te pafsha,ashtu e meriton o dumdum kokekungull.
DRIDHE LIKE ME LESH FABRIKE
SE NA FIKE.
Valle ky fshatari i Skraparit do te nenshtroje AMERIKEN?!
This is fucking sick,, Mr President ,,
Një bravo e madhe Altin Ketro!
Të lumtë goja! Aq mirë i ke kopsitur sa s’thuhet!
Se lur do shpëtojmë nga këto fundërina një zot e di!
Edhe njëherë, njëmijë falenderime, për fjalët e gjetura plot balsam në shkrimin tuaj!
Respekte mik për këndvështrimin realist dhe, pse jo dhe vizionar.
Lulezim Basha mbreme ka bere gabim fatal .Tymin do e shikoj ne te ardhmen.Ai nenshkroi fundin e tij Lum kush te roje ta shoh…….
Paragrafi I fundit i thote te gjitha z.Ketro
Rama eshte i vetmi poltikan visionar,pavarsisht se disa e duam e disa e urrejme.
Mos thoni që Sali Maloku me Ilirin dhe ata rrotull tyre jane largpames.