Një qeveri surprizë!

4 Mars 2020, 11:06Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

As Edi Rama, as Ilir Meta, As Lulëzim Basha, asnjë burrë më në kolltukët e qeverisë. Është momenti të eksperimentojmë politikisht me një qeveri krejtësisht prej ministresh gra dhe një kryeministre grua.

Do ishte risi në shumë aspekte dhe do prodhonte shumë efekte pozitive edhe në veprim edhe në perceptim.

Së pari, prezumohet se do ishte qeveri shumë herë më e përgjegjshme, më e angazhuar, më produktive, më sociale, më ekonomiqare, një qeveri me orientim moralist. Do krijonte relaksim të menjëhershëm politik.

Qeveria do konsiderohej jo si domen i burrave për luftë, por si një institucion shërbimesh për popullin. Do krijonte një impakt të fortë ndërkombëtar.

Një qeveri me gra që do prodhonte efekte konkrete në menaxhim do prodhonte efekte të menjëhershme edhe në proceset integruese. Do ishim referencë botërore që nga një vend problematik dhe gjenerues krizash do shfaqeshim me këtë risi surprizë.

Dhe ajo që është më e rëndësishme, gratë e ekspertizës, menaxhere ekselente dhe plot maturi kemi me shumicë në të gjitha fushat.

Thjeshtë u duhet hapur rruga me një kompromis kombëtar dhe shoqëror që t’iu jepet besim. Le të provojmë dhe të mos kemi frikë nga nënat e motrat tona të ditura, energjike dhe të kujdesshme.

E sigurt është që një qeveri e përbërë krejtësisht nga gra do të ishte minimalisht 2-fish më efiçente dhe produktive se një qeveri burrash dhe e drejtuar nga një burrë.

Burrat le te merren me parlamentin dhe mundësisht të rrisnin kualitetin parlamentar që është shndërruar si mëngjesore ku hahet paçe pilaf dhe bëhet muhabet!

Në qoftë se ka burra ky vend ky është rasti për të treguar kurajën që t’ua lënë qeverisjen e vendit grave. Do jetë më mirë për të gjithë. E hodha këtë ide sot se po ta hidhja në 8 mars do dukej si hipokrite.

19 komente në “Një qeveri surprizë!”

  1. Kapterri says:

    Mos harro që këto “burra” që na drejtojnë sot janë fëmijë grash dhe bashkëshortë grash. Diku duhet ta kenë marrë edukatën familjare, qytetare dhe politike. Mos harrojmë dhe disa gra PD-iste dhe LSI-ste që do të ishte tmerr tu jepje frenat e shtetit. Në qoftë se një shoqëri çalon, 50% e fajit e kanë femrat. Prandaj nuk i besoj matriarkatit e aq më shumë amazonave shqiptare. Kanë treguar që janë po aq agresive dhe korruptive sa edhe meshkujt. Por nga utopia nuk të vjen ndonjë e keqe.

    1. Revizori says:

      I nderuar Kapterri,
      Ndoshta nuk e ke kuptuar mire kete Denisin. Ky ka mendimin qe gruaja e vet te behet ministre ne qeverine e Monika Kryemadhit, ku Sonila Meço do jete ministre per Aresimin, Kulturen dhe Median.
      Klodiana Lala do jete Kryetare e SHISH, Nora Malaj zv-kryeministre, dhe gruaja e Zenit zedhenese e qeverise.
      Kryetare e Gjykates Kushtetuese ajo shoqja e Ilir Metes, ndersa Kryetare e Gjykates se Larte gruaja apo partnerja e atij te PD-
      Moj kasolle, ku na mblodhe.
      Qeveri me gra apo jo.?
      Ky gomari kujton se e kane fajin burrat. Se ato grate nuk kane burra, ose ata burrat nuk kane gra.

  2. SHKELZENI says:

    NE FILLIM KISHA MENDUAR QE ISHE NJE GAZETARE I MODERUAR POR KAM GABUAR KE GJERA POZITIVE NUK KE VIOLENTE PO NUK KE IDE NDOSHTA NUK JE AKOMA I POZICIONUAR AS MISH AS PESHK AS FEMER AS MASHKULL .
    SKANDALOZE PER MUA ISHTE BIZEDA JUAJ NE NJE STUDIO KU RAMA ISHTE TREGUAR INFERIOR KARSHI MINISTRIT TE JASH.. RUSE .
    RAMA E LOZE KAQ BUKUR SA TI NUK JE CAPABLE TA KUPTOSHE. TAKIMI RAMES I SHERBEU PER TAKIME TE METEJSHME E JO PER TE NDALUAR PROBLEMET NE BOTE DHE NUK KA SE SI QE SHQIPERIA TE KONSIDEROHET E BARABARTE ME RUSINE NUK E DI NESE E DINI QE RUSIA NE MOS GABOHEM ESHTE 17 HERE ME E MADHE SE EUROPA JO SA SHQIPERIA LJO TREGONE QE JU NUK KENI JETUAR JASHTE SHQIPERISE DHE NUK I NJIHNI BUZEQESHJET SIPERFAQSORE NDAJE MOS E FUTE RAMEN NE GRUPIN E QENVE SE OFENDON KULTUREN OFENDONE NJE MILIONE VOTUES OSE NJE POPULL

    1. Realisti says:

      Une them qe grate jane me dinjotoze ne qeverisje prandaj propozoj Monika Kryekokemadhin per kryeministre dhe ajo vete te zgjedhe grate e tjera per ministre. Mos te harroje Gruden dhe Xhozin qe vertete i japin vlera qeverise.

  3. millonai says:

    Ore Derr nis Dynjaja kush je ti ore rryp qe mund e duhet te te degjohet fjala e aq me pak mendimi!Idotesirat kete vend vertet e kane mbuluar e zaptuar ku te gjithe Ju pleherat e ketij vendi jemi mbledhur si dikur mergata e qyqeve e veçese vajtoni e fantazoni per te dale ne ndrite injoranca Juaj!Nuk jeni ju pleherat e injorantet e ketij vendi qe vendosni por eshte populli Shqipetar qe me voten e lire(jo te Ilirit e Derr nisave)percakton se kush force do te duhet ta qeverise doni apo s’doni ju te kazanit mediatik qe po treteni ne kazan pasi lengu u ka mbaruar me kohe e per rrjedhoje keni filluar e undermoni ere te qelbur!Ngaqe si Presidenti edhe bishti i tij qe perfaqesohet nga ju veglat e parase e pasurive perallore, ku padyshim qe keto te mira i keni jo nga aftesite por nga bythelepirrjet e atyre qe shperndajne parate e popullit tek duart e pista te pushtetit te katert siç keni degjuar te jini ,mendoni se ky vend e ky popull nuk mund te behet e aq me keq te jetoje pa idotesine tuaj qe e keni te shkruar ne ball ,ku edhe pse u bete vite ne kryeqytet akoma nuk bini ere qytetarie por fshatare me koke qoshe!Ndaj o Derr nis ,mos flisni perpara popullit se pasketaj nuk eshte e larget ajo dite ku zemerimi popullor mut tu japi leksion sikunder dikur anestezistit kuqalosh Tritan Shehut qe i futi prasin e goje e me qene se prodhimi i tij eshte rritur nuk eshte ndonje çudi qe nga urrejtja te ngateroje organet e trupit tuaj duke ju kompletuar me nga dy prase sejcilit nga ju qe vajtoni se po ju heqin nga llumi dhe balta nga ku jeni rritur e bere gazetaruc kazani!Poshte diktatura e budallenjeve qe nuk kuptojne se ne ke vit rrojne e qe fatmiresisht populli fale edhe emigrimit eshte me i zhvilluar se ju vemjet e sali Berishes dhe te Ilir Metes si vrastare dhe hajdute te ketij vendi e populli deri ne palce!

  4. e verteta says:

    Nuk e ke keq por problem eshte se ke te veme k/m….????? te veme Monen…???apo Griden ???

    1. Meta says:

      po Nora nuk ta mbush mendjen.

  5. Beni says:

    Kur e lexoj kete Dyrnjane, se cfare propozon Me duket tipi qe pi gji akoma te mami , dhe e merr grauaja me shpulla…???

  6. derr derr says:

    Dhe mbas te deshtoje qeveria me gra, te elsperimentojme nje qeveri me kalamaj,

  7. butrinti says:

    hall i madh me keta njerez . e dine mire se qeverrit zgjidhen me voten e popullit dhe prap se prapi llomotisin .

  8. FATMIRI says:

    UN THEM QE TE BEHET K MINISTER RUDINA HAJDARI ME QE FLET PERÇART DHE KA DEFIÇENC

  9. Gazetari says:

    Ne kemi gra burra plot qe mund ta bejne kete???

  10. selim shpuza says:

    Te ndryshohet sistemi zgjedhor,te votohen deputetet direkt ne popull dhe patjeter do te ndryshoje qeveria dhe kjo klase politike. Kushdo le te jete ne krye te vendit vetem kater fytyra te mos i shohim me Sali berishen, Edi Ramen,Ilir meten dhe Lulzim bashen. Hajdutet me te medhenj e nepotiket me te rrezikshem.

  11. zana says:

    Prite zot te na vij ne pushtet
    nje hajdute si albana vokshi
    ose Grida duma nje vrasese e sofistikuar
    SPAK duhet ta njftoj Griden
    kush e vrau Artan Santon dhe zbuloni tel e fundit te ndjerit
    mjafton dhe del vrasesi
    mos e kishe per te tilla gra se na fike o gazetar

  12. Doda says:

    Shum mir , ti propozoj un femrat qe do drejtojn shtetin , zhozefina Topalli kryeministre , ministre transporti Mesila Doda , kryetare kuvendi Mona Kryemadhi , ministre kulture dhe integrimi ate gocen qe mban nga pas monika kryemadhi , ministre te mbrojties e kemi , ministre brençme klodiana shalen , he si thu Denis do bojm prokopi me kto gra apo jo ,
    jan dhe disa qe sti kam permen qe te shajn nga nona si burra . Ktu tek ne burra gra siç jan sot ne politik , jan ti varesh per komesh mer mik , çin mban mend ti grat e kohes PPSHse , ato nuk egzistojn mo mer mik , kan ndrru 100 per 100 mos u lodh kot , nuk ka as nji zgjidhje , jan te hunit e te litarit sot nuk ke ku ve dor.

  13. Doda says:

    Shum mir , ti propozoj un femrat qe do drejtojn shtetin Denis , zhozefina Topalli kryeministre , ministre transporti Mesila Doda , kryetare kuvendi Mona Kryemadhi , ministre kulture dhe integrimi ate gocen qe mban nga pas monika kryemadhi , ministre te mbrojties e kemi , ministre brençme klodiana shalen , he si thu Denis do bojm prokopi me kto gra apo jo ,
    jan dhe disa qe sti kam permen qe te shajn nga nona si burra . Ktu tek ne burra gra siç jan sot ne politik , jan ti varesh per komesh mer mik , çin mban mend ti grat e kohes PPSHse , ato nuk egzistojn mo mer mik , kan ndrru 100 per 100 mos u lodh kot , nuk ka as nji zgjidhje , jan te hunit e te litarit sot nuk ke ku ve dor.

  14. LORA says:

    Edhe feministet me te sprovuara ne bote nuk do te guxonin te hidhnin nje mender-ide te tille,,,a thua se qeveria eshte shoqate.
    Perfundimisht ky gazetar eshte bole.
    O Tema, ishit mangut sot per te tilla traplliqe?
    M’a shpifin ekstremet,qofte feministe,qofte maskiliste ,ne cdo aspekt te jetes sociale, ekonomike dhe politike.Ashtu si cdo familje normale krijohet nga nje burre dhe nje grua,,,,ne kete rregull derivon funksionimi i gjithe shoqerise.Tung.

  15. Dashamiresi says:

    PO une ku jam, Mero?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje