Nga Artan Fuga
Ndodhemi në një situatë politike sa dëshpëruese aq edhe të tensionuar. Pa dyshim që sistemi politik qeverisës në Shqipëri është në kolaps tërësor. Sikurse e kam paraqitur hollësisht në librin tim “Shoqëria Piramidale” që është në qarkullim qysh prej katër muajsh në libraritë e Tiranës, demokracia në vendin tonë ka degjeneruar duke shkuar në kufijtë e tiranisë, pra të drejtimit unik individual shoqëruar me rrënimin e të drejtave politike të qytetarëve dhe me gjendjen e tyre ekonomike dhe shoqërore.
Në këtë gjendje sikurse jemi Shqipëria nuk i kryen dot detyrat e veta as para partnerëve të saj strategjikë si BE dhe NATO. Destabilizimi rrezikon vendin. Kostoja e një stabiliteti të paqendrueshëm është dhe do të bëhet edhe më e madhe. Nuk ka nevojë të përsërisim sepse është bërë bajate që Kuvendi i Shqipërisë është degjeneruar në gradën e vet më të fundit. Eshtë bërë thjesht një dhomë rregjistrimi i dëshirave dhe pulsioneve për pushtet të kryeministrit Edi Rama dhe të lobive pranë tij që shohin thjesht interesat e tyre financiare afatshkurtra sepse ato afatgjata edhe ata i kanë rrënuar. Një konsumator i varfër rrënon shtetin, por edhe biznesin!
Me ndonjë përjashtim të rrallë të pamohueshëm, deputetët janë ndarë në lëpirësa të këpucëve të administratës dhe oligarkëve, dhe pjesa tjetër në një grusht hipokritësh qesharakë që rasti më ka bërë t’i shoh se në çfarë gjendjeje teveqelliku janë. Më besnikë se deputetë e shumicës ndaj Edi Ramës dhe më servilë ndaj tij. Thashë me disa përjashtime. Ai Kuvend duhej të shpallej i paligjshëm qysh në çastin kur opozita e drejtuar nga zoti Basha dhe zonja Kryemadhi u larguan prej tij. Qysh në atë moment, dhe për atë shkak, sikurse e kam deklaruar, ai duhej të ishte shpallur i paligjshëm sikurse e kërkonte ligja, Kushtetuta, Ligji zgjedhor, sepse tani është vonë, shumë vonë. Nuk duhej të ishin dëgjuar konstitucionalistët e leshit !
Pasi ky Kuvend na ka fëlliqur dhe infektuar me virusin e tij sepse është bashkëpunuar me të, nuk mund të shpallet i paligjshëm aq kollaj! Kjo është drama jonë, honi ku jemi futur, gremina jonë nga e cila do të duhet të dalim me gjakftohtësi dhe mënçuri. Vêshtirë të gjendet tani baza ligjore e vërvitjes të atij Kuvendi në kazanët e historisë politike të vendit, pavarësisht përbuzjes të bazuar që kemi për ata deputetë e deputete që kanë pëgërë nderin e përfaqësuesit të kombit dhe nuk kanë bërë veçse kanë marrë lekët haram!
Sa herë e kanë përdhosur ata Kushtetutën dhe ligjet në fuqi aq të mira qofshin! Në librin tim “Shoqëria Piramidale” e kam treguar dhe vërtetuar që para katër muajsh. Mos u lodhni kot, shkoni në librari ose bibliotekë dhe shfletojeni! Por, sado edhe për mua Kushtetuta është e respektueshme si qytetar, nuk mendoj aspak se ajo është e shenjtë, e pafajshme, as e përkryer. Ajo është një zuskë hipokrite në shumë drejtime. Nuk puthet aq fort! Po të rrëmosh brenda saj gjen pikërisht atë krimbin e poshtër që po e gërryen demokracinë shqiptare nga rrënjët. Mjafton që të shohësh edhe vetëm Kodin Zgjedhor dhe zgjedhjet me lista ku populli nuk voton dot deputetin për të kuptuar hilenë që klasa politike ja ka pasur elektoratit. Votoni por mos votoni! Ajo e bëri deputetin servil të partisë. Demokracia në partitë politike shqiptare në duart e një personi të vetëm. Edhe deputetët nuk mund të mos jenë në gjendje skllavërie.
Nuk është thjesht çështje individësh ndonëse aspekti individual i vullnetit për pushtet sikur të ishte pronë e babës apo e gruas apo e vëllait a motrës është i pranishëm! Demokracia shqiptare po gërryet nga dita në ditë këtë dekadën e fundit. I ngjan një procesi degjenerimi, seniliteti, shpërbërjeje, më shumë sesa një grushti shteti që është një akt i vetëm. Sigurisht kjo e kapjes të Gjykatës Kushtetuese është fundi i procesit, por jo fillimi tij. Ky degjenerim është faji i të gjithë klasës politike që nuk ka dëgjuar as njerëzit, as intelektualët as vërejtjet dashamirëse të miqve tanë amerikanë dhe europianë! Ka ardhur koha të mendohet një alternativë pushteti me një perspektivë ndreqjesh gabimesh në bashkëpunim me popullin, me qytetarët, me intelektualët, me ndërkombëtarët, perëndimorët; Na duhet një “dizajn thinking” politik. Asnjë komplot nuk mund të mendohet se prej miqve tanë të ketë ardhur. Të keqët e vetes jemi ne vetë dhe jo miqtë tanë! Atyre t’u tundim flamurin dhe t’u qendrojmë me dinjitet në krah! Me falenderime! Sot Shqipëria është se janë ata, dhe janë ata sepse Shqipëria është!
Kur sheh ca fytyra të degjeneruara deputetësh që i skërmiten Presidentit me pushim nga puna të vjen për të vjellë dhe mbushesh me dëshpërim dhe me pyetje: A mendojnë këta se Shqipëria nuk mund t’i hedhi në erë të gjitha institucionet e saj?
Këta debilë politikë po shkatërrojnë vendin. Janë individë që për herë të parë ndodhen kaq afër pushtetit kur dikur kanë qenë “roje stallash” apo “çobenë dhënsh” në kuptimin metaforik të fjalës sepse çobenjve të vërtetë u marrin të keqen ata! Për herë të parë në jetë kanë ardhur një krah a një gisht larg pushtetit dhe erotizimi u ka zënë sytë. Kanë humbur logjikën! E marrin pushtetin i heqin mbathjet, sytjenat, e kapin nga vidhet, e pështyjnë, e shtrijnë në shtrat, i hypin në kurriz. Si një lodër! Dhe nga erotizimi thonë edhe : Perse të mos e prishim fare! Prishin dhe prishen në pushtet!
Këta janë! T’i dhunosh pa bazë ligjore, t’i shpërndash pa bazë ligjore, u bën nder! I kthen nga fajtorë në viktima. Shqipëria mbetet edhe pa President dhe pa Kuvend. I pritëm shtatë vjet! Na turpëruan kaq vite, na dhunuan, na fyen, na lanë zhveshur thjesht për sadizëm erotik sipas sloganit : Mund t’ju bëj gjithçka përse të mos ua bëj! Pushteti pa kufij i humbet tiparin kryesor arsyes, logjikës, pikërisht kufizimin. Nuk thoshte kot Spinoza i madh : Çdo përkufizim është një kufizim! Pushteti pa kufij i hap rrugën çmendurisë kolektive politike! Të pakuptuar nga vetë bartësit! Tani rruga është me zgjedhje të lira! Ajo Kushtetuta e krimbur dhe aspak gjynah, aspak e pafajshme, duhet respektuar nga të gjithë! Kishte të drejtë Presidenti dikur që u thoshte opozitarëve : Po paguani faktin që dolët nga institucionet!
Prandaj kujdes institucionet! Kuvendi të mos e kruajë me Presidentin dhe t’i shkojë ndër mend t’a pushojë nga puna, as Presidenti mos të na lejë pa ato kukullat deputetë edhe pak derisa t’i heqim vetë me procedura konstitucionale, me zgjedhje të lira, përndryshe do t’i kemi akoma aty për vite të tëra! Nuk duhet të harrojmë. Edhe totalitarizmi falë Ramiz Alisë dhe Sali Berishës, falë maturisë popullore, u çmontua në rrugë konstitucionale, me ligje. Ashtu e deshi historia. Me të mirat dhe të këqiat e saj. Jo më rikthimi në një demokraci të shëndoshë që nuk ka përse del jashtë institucioneve. Sepse pa President dhe pa Kuvend ne do t’u ngjasim turmave që natën në errësirë nuk do të marrim vesh se kush është kushi, do të votojmë me lagje a fshatçe, pa pyetur kush është kundër, por vetëm kush është “pro”, pa i numuruar votat, do të ndeshemi nëpër fshatra, do të ndricohemi me celularë që bateritë i kanë afatshkurtra! Kujdes institucionet!
Ky eshte academic ë? Ç’na ka gjet.
Nuk zhgenjen asnjehere menderprofesori me idiotizmat e tij.
HIDHE KANDITATUREN PER DEPUTET MEQENSE JE NJERI ME NIVELE TE LARTE PO KAM FRIKE SE NUK TE VOTON NJERI .
ATA DEPUTET JANE TE VOTUAR DHE JU NUK OFENDONI DEPUTETIN POR 20 MIJE VOTUES O DEBILE NJERI
Të paska ngelur libri pa shitur më duket .Sa i përket mender presidenti mos e luj se mban erë haleja.
Ti nuk je akademik po nje hale qe vien here
Ka njeri te thote pse keta femijet e ish nomenklatures se larte komuniste, si ky Fuga (nena e tij kusherire e pare e Enverit, komuniste e oreve te para, babai antar i KQ etj) e urrejne kaq shume Edi Ramen? Kur behet dhe ky akademik i larte mbeshtetes i Ilirit dhe Mones… nene o nene
Ja pra ky eshte akademiku…
Nese nje mesues filloreje do te ishte ne kete nivel mendimi,nxenesit do te kerkonin largimin e tij.
Sa poshte paske rene o shoku Ropi…
Për inat të nipit. Shumë keq. E turpërohet Myqeremin, atë burrë zotëri, o filozof i l….
JA KY ESHTE NIVELI I AKADEMISE SHKENCAVE…
COHENI TE SPITALI PSIQATRIK KETE KLYSH KOMUNISTASH.
Shikoni ku eshte katandisur Akademizmi ne kete vend …mbushur me debila si puna e ketij
Sì mund te flase keshtu nje akademik? Kur Ju keni qene student dhe me keni ngacmuar e kuptova qe je Jo debil,as imbecoul por idiot.U cudita qe ti je pedagog.Kush e di se c,allishverishe ke bere.Tung
Doli ky budallai…
Myqeremi ka qene zotni burre, ky leshko do jete kopil
I kujt eshte ky moo…? I Myqeremit?
Ti nuk je vetem i biri i Lelem kriminelit komunistit por edhe i biri sateme kusherires pare te Enver Hoxhes.
Mire ata roje stallash po ti e di ca ke qene,mos na detyro te flasim prof,se nganjehere eshte me kollaj te merresh vesh me dele e lope se me prof si puna jote,
Halli i akadhemikut “shitja e librit”! Po kur ke Like Floririn i ke te gjitha mor qerrata!
Me keto qe lexova ketu kuptova qe Artan Fuga mund te kete titullin “Akademik” por, ne
realitet,ose eshte “Akademik me mik”,ose eshte “A kar demi k”…
Sqarim ketij Fuges:
Ne Skrapar,nuk ka me stalla lopesh,ka nje cope katua,vetem sa per nje njeri,lope,si ti.
Ne Skrapar,ka dhi dhe jo dele,sepse delet lene leshte neper shkuret e Skraparit…
Skraparin,e ka patur Likja dhe LSI-ja,por sic them me larte,do lere lesht,jo vetem ne Skrapar,por ne gjithe Shqiperine….
Keti I punon truri si CA te tjereve te njgjashem , me llampa , Po ja we aparatet me llampa ka pese dekada qe nuk perdoren .I pa haruar kujtimi.Ngushellime Partise….
O Artan, gjynah për mbiemrin që mban. Po ti nga ke ardhur? Mjerë akademia.
Hiq gjyslyket e mos tirr lesh o profesor.Je ne rastin me te mire nje megalloman klasik e ne rastin me te keq nje trap 24 karat.
Nuk ta kam lexuar librin te cilit po i ben reklame por vec nga shkrimet e lajthitjet e tua e marr me mend se c’ke shkruar e per pasoje nuk mund te humb asnje minute kohe per te.
Grotesku i djeshme ishte turpi i madh i atije qe e therriti duke menduat qe ky milet ka mendjen anakronike te tije e te disa dhjetra te tjereve qe ishin aty e mendojne si ai.
Me vjen keq qe kete njeri e quajne akademik, me kete fjalor vulgar,nuk e di se cfare edukate marrin ata studente qe ai meson,nuk e di se me sa euro e shet provimin e lendes qe jep .
E pyes Fugen pse jane debile deputet socialiste ?
Pse te mos e krruajne me presidentit?
Po ve ne dispozicion prapanicen tende ne vend te prapanices se Likes,Ke frike se mos i ndodh ndonje gje dhe me mire ty se sa atij?
Me sakrificen qe po ben po tregon se je nje laro i Likes,po hap syte se mos te hedh ndonje kocke e te jep ndonje poste ne presidence se tek r Akademia e Shkencave dy vota bashke me tenden mezii more.
Liken e paske shume frike se nqse do ishe tamam akademik do ngrije zerin qe Likja mos te pelliste dhe te ulej si i lajthitur ne shkalle e presidences dhe ne podium por ti kerkoje llogari per floririn e vjedhur,per vilen luksoze ne Gjirin e Lalzit,miliardat per shkollimin e tre femijeve ne Londer per pasurirat e tundshme e te patundshme qe ka .Nuk kam lexuar asnjehere asnje rresht te shkruar gjekundi nga ty.
Mund ti pyesesh koleget e tu akademike neper bote me standartet e tua sillen ne jeten private ne vendet e tyre? Akademiku eshte akademik dhe jo llumoz rruge.
Po ketij kelyshi te nomeklaturés komuniste i duket vetja si shpetimtari i ri i njerezimit.ik ore miush qe se njef jeten fare.si e ka letren ai libri jot mbase na sherben dashke te lexojme paranojat e tua.
Po ky po rrjeth fre ,lere se harrova e ka ne gjke debilllekun hajde akademik hajde po pse ofendon mor i mjer.
“– kuvendi te mos e ….. me presidentin …”Ky Artan Fuga me duket se eshte akademik ,apo edhe keto jane shprehje akademike!?
Jane shtuar shume budallenjte e shkolluar qe demokracine dhe kushtetuten e lexojne se prapthi
Me Demek profesor Leshi, koqe kandari, qe besh tym per tu dukur I zgjuar…
Keta mendje ndritur ja ngrejne delirin Presh-identit qe fluturon me pras si Kur te jete etaloni I pastertise…edhe pse dihet kush eshte
Vetem se shqiperia vlerson dhe njeh te till akademik
jemi akoma ne vitin 0
ky grup akademikesh do ishte mire ta nxirrte koken xhaxhi atje
ku ka shume vite qe eshte futur
dhe do ta shikoje fugen ne spac duke bere normen
ne te kundert 10 dite biruce dhe per uje shurren e xhandarit
nejse Fuge vazhdo rrugen e nisur se e ke nje kaimshe
beju te fala familjes
se ke ik per lesh
Hajde akademiku i likes hajde! E nxori koken!
O histori,o profesor,o patriot,o akademik,o puthador,o bythlepires,o bllokmen,ne kohen e sotme e mire eshte dhe morale,te thuash te vertetat ashtu sic jane,po ti japesh vlere nje njeriu qe nuk ka asnje vlere,jo vetem qe eshte e pamoralshme dhe e neveritshme,po eshte niveli me i ulet i moralit,pa moral.Shqiptaret jane aq te zgjuar,sa gjithsecilit t’ja vene kesulen simbas kokes,prandaj mbrojtja jote e nje njeriu pa vlere,nuk ka vlere,se aq vlere ke dhe ti vete.
Yt byth-lepires i cdo Sistemi, medemek Akademik, njeri i ulet ne cdo element, se dhe si Pedagog nje llafazan qe nuk meson askend ne Auditor nga cfare thua Ti. Lepiu tek Media e Doctor RRUMPALLES dhe e Like FLORIRIT se, ka nje vend bosh ne Presidence per Keshilltar Llapaqen qe shkruan “fort”. Presidenti edhe pak jave eshte ne ate Godine, se me 6700 veta Maksimumi plus gabimet e DRON_it ne fotografime e Video, ate manifestimin prej te Cmenduri total te Likes me 2 Mars, me ate pjesmarrje “Popullore” qesharake, edhe me nga 2000-Leke e karburant falas, Ju te gjithe bashke me Sali-PD dhe Ilir-LSI; te HANI MUTIN o Profesor llapaqen.
Te nderuar Gazetare të programit investigativ STOP Tirane me 03/03/2020
Inisiativa per tju shkruar juve e mora se kam besim tek programi juaj i cili ka kontribuar dhe kontribuon ne denoncimeve te skandaleve dhe korrupsionit qe ndodh ne Administrate shtetrore dhe jo vetem, dhe ju falenderoj per kete.
Dua te denoncoj nje skandal i cili eshte ne zhvillim e siper tani keto dite
Une qe po ju shkruaj jam nje punonjes i Inspektoriatit Kombetare te Brojtjes se Territorit (IKMT)
Kam nje vjetersi pune mbi 10 vjet ne kete institucion, ditet e fundit sic mund te jeni ne dijeni eshte marre nje Vendim Qeverie (VKM) Nr 95 date 05/02/2020 per shtimin e nr te punonjesve me 220 vete qe vijne nga inspektoriati i mjedisit dhe pyjeve IKMT-se dhe fondet perkatese , pas kesaj nga MINISTRIA E BRENDSHME eshte ngritur nje grup pune per rekrutimin e 220 punonjesve, kot sepse mund te transferoheshin punonjesit e Inspektoriatit te cileve ju eshte zgjidhur kontrata e punes ne kundeshtim me ligjin dhe demi ekonomik nga gjyqet E PUNONJESVE TE LIRUAR PA ASNJE SHKAK do te kape mbi 2 miljon USD, I PAGUAN POPULLI JO Plarenti keto para.
Grupi i punes i kryesuar nga Plarent NRECFA ku ky i fundit theksojme se ka qene kryeinspektor i inspektoriatit te mjedisit dhe pyjeve para se te largohej nga kjo detyre dhe te fillonte si sekretare i pergjithshem ne MINISTRINE E BRENDESHME, eshte ky strumbullari i i gjithe ketije megaskandali dhe mega korrupsioni , ky ka hapur nje link ne https://apliko.ikmt.gov.al/login se ku nuk dihet dhe pa procedura te miratuara okulte jo transparente ka shpallur te ashtequajturen thirrje publike per te plotesuar vendet vakante kjo eshte kopetence ligjore e IKMT jo e Ministrise se Brendshme, IKMT sektori i burimeve njerzore nuk ka asnje lloje dijeni per faqen dhe nuk ka te drejten e adminit te faqes, keto kredenciale i kane Burimet njerzore ne Ministrine e Brendshem, kjo eshte shkelja e pare, kuptohet ish punonjesit dhe te gjith te tjeret do te paguajne shuma te majme per te mbajtur ose vashduar punen qe variojne nga 3 deri 5 mije euro flitet nen goje.
Shkelja e dyte , Ky zoteria nuk mjaftohet vetem me thirrjen per te plotesuar 220 vendet vakante te shtuara ne IKMT por ka shpallur vakante te gjithe organiken e IKMT dhe fton publikun per te aplikuar per vende pune gjithsej 240 vende te tjera te vete IKMT , po ne te njejtin link, pa asnje procedure transparente , okulte dhe korruptive, te gjithe punonjesve te IKMT pa asnje shkak te aresyeshem jane njoftuar per nderprerjen e mardhenieve te punes , dhe jane pa pune , nqs se duan te vazhdojne duhet te aplikojen tek linku dhe me nje dore eurosh tek Plarenti NDRECAJ , edhe zgjidhja e kontrates se ketyre punonjesve eshte komplet e kundraligjshme , dhe ne gjykate te gjithe e fitojne gjyqin e demshperblimit nja 2.5 miljon euro te tjera humbje per buxhetin e shtetit , po ku pyet Plarenti , eshte dhe jurist burreci i botes, ka disa ceshtje te hapura per korrupsion nga do ku ka qene
Ky njeri kemi degjuar se ku ka shkuar vetem korrupsion ka bere. Qe kur ka ardhur ne Ministrine e Brendshme vetem presion per te bere korrupsion dhe realizuar aferat e tije , jane me dhjetra punonjesit te cilet kane leshuar vendin e punes ne Mnistrine e Brendshme duke filluar nga drejtoret e specialistet pasi e shohin te pamundur te plotesojne oreksin grykes te ketije njeriu.
Te gjitha procedurat e rekrutimit duhet ti kryente IKMT si njesi shpenzuese me vete ne baze te ligjit dhe jo Ministria e brendshme, nuk duhej tu zgjidhej kontrata punonjesve te IKMT
Verifikonia se jane lehtesisht te verifikueshm ete gjitha sa theksova me larte