Nga Alfred Peza
Pas “manifestimit” të 2 marsit, të organizuar nga Ilir Meta në bulevard, sa më shumë që Presidenti i Republikës ka hyrë në shtegun e errët të ikjes pa kthim, aq më shumë qartësohet opinion publik rreth fundit të kësaj historie të palavdishme politike. E ajo që është qartësuar më shumë se çdo gjë tjetër, si të ishte jo drita e celularëve si koreografia e një “proteste politike” por bash si drita e diellit, është ndarja mes asaj që mund të bëjë pas kësaj Ilir Meta dhe asaj që nuk i bën dot ai, si Kryetar Shteti.
Ndaj, gjithëkush duhet të kuptojë mirë diferencën e pangatërrueshme mes deklaratave të tij politike dhe fuqive të tij reale kushtetutese dhe ligjore për ti jetësuar tani e tutje ato. Aq më tepër që pasi doli nga gardhi i institucionit në rrugë, ai është vetëm “de jure” President dhe jo më edhe “de facto”. Ndaj, mos e merni më seriozisht pas kësaj Ilir Metën, për gjërat që thotë. Sepse do ju duhet të bëni pak më shumë durim, për të parë nëse i bën dot ato që thotë, përtej dëshirave të tij pa limit.
Përshembull nga tribuna e “manifestimit”, ai tha se pas 15 marsit do të shpërndajë Parlamentin. Madje edhe u betua publikisht e solemnisht për këtë. Po çfarë do të ndodhë?,- do pyesi me të drejtë çdokush që e dëgjon. Sa shanse dhe mundësi ka që të ndodhi kjo? Përgjigja është fare e thjeshtë: Ilir Meta si individ, edhe mund ta bëjë këtë. Por, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, JO.
Ilir Meta si qytetar apo si qenie politike, edhe mund të firmosë mbi një shkresë e cila si formë e përmbajtje, mund të duket “zyrtare”. Po. Kjo është e mundur, po të kujtojmë se e ka bërë këtë edhe më parë. Përshembull Ilir Meta e hodhi firmën pa u menduar gjatë, madje live përballë të gjitha kamerave televizive, kur çdekretoi zjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 30 Qershorit 2019. Por, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nuk mundi që ta bënte dot këtë. Sepse ajo shkresë që ajo firmosi dhe e paraqiti përballë gjithë opinionit publik, ishte nul. Nuk kishte asnjë vlerë, e për rrjedhojë asnjë fuqi për aq kohë sa ishte anti kushtetuese.
Ndaj zgjedhjet u zhvilluan më 30 qershor anipse opozita që i kishte mbushur atij bulevardin, i bojkotoi ato. Ato u pranuan. U çerifikuan. U njohën nga institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare, duke marë edhe bekimin e SHBA, BE dhe aleatëve tanë të tjerë. Pas kësaj, mazhoranca parlamentare ngriti një komision hetimore për shkeljen e rëndë kushtetuese të bërë nga ana e Presidentit të Republikës, duke nisur edhe procedurën për shkarkimin e tij. Pas kësaj, Ilir Meta nuk u ndal. Duke vijuar që të konsumojë të tjera raste të ngjashme apo të krahasueshme me këtë. E ato nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e kanë shtuar listen e akuzave ndaj Presidentit, në procesin e shkarkimit që pritet të konkludohet sëshpejti.
Ky ishte shembulli më klasik për të treguar se çfarë është në gjendje që të bëjë Ilir Meta si individ dhe çfarë nuk është e mundur që ta bëjë ai, si President i Republikës. Ndaj, edhe në rastin e debatit për shpërndarjen ose jo të Parlamentit nga ana e tij, përfundimi do të jetë i njëjtë. Ilir Meta pas 15 marsit mund të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, madje mund ta bëjë këtë edhe brenda asaj salle siç edhe premtoi. Por Kryetari i Shtetit Shqiptar, nuk mund ta bëjë dot këtë, sepse nuk ka asnjë kopetencë kushtetuese dhe ligjore.
Dokumenti themeltar i shtetit, i ka të përcaktuara shumë qartë, të tria rastet kur mundet dhe kur nuk mundet që Presidenti i Republikës, ta shpërndajë Kuvendin e Shqipërisë. Rasti i parë, ka të bëjë me momentin kur pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Parlamenti i ri dështon në tri votime për të zgjedhur Kryeministrin e ri të vendit. Rasti i dytë, kur pas 5 votimesh Parlamenti nuk arrin që të zgjedhi dot Presidentin e ri të Republikës. Dhe rasti i fundit, kur mocioni i mosbesimit i Kryeministrit për Këshillin e ministrave, nuk arrin që të konfirmojë mbështetjen nga shumica e deputetëve (70+ 1) të Kuvendit.
Duke qenë se nuk jemi në asnjërën prej tri rasteve, mund ta lexoni premtimin e ri, thjeshtë si një dëshirë të Ilir Metës. Ose, si një deklaratë të pastër politike, nëse dëshironi. Ndaj pas 15 marsit, e firmos apo nuk e firmos Ilir Meta dekretin, Parlamenti as nuk shpërndahet dhe as nuk do të pengohet dot për asnjë çast, që të përmbushi mandatin e tij legjitim 4 vjeçar, të dhënë sovrani. E kur flet sovrani, individi kushdo qoftë ai, ka vetëm një mundësi: Të heshtë dhe ti bindet. Nëse nuk e bën, kjo nuk është më çështje e askujt tjetër, përveçse e Ilir Metës!
??????
E sakte. Por mendoj se ilir nuk ben dot me gje nga dita e djeshme as si ilir as si president
Eshte automatikisht i shkarkuar
Shume e vertete
Luli Mona skishin sy e faqe te therisnin popull per protesta te kendonin himnin e tju thoshin naten e mire, se i turperuan si gomer te dilnin benin xhiro rrugeve te tiranes gomeret. dhe i than Metes beje ti tani se ne skemi me boj ti tallim se sdo na ngrihen me asnjeher. sa ti sorollati dhe Meta disa her gomeret do fillojn te kuptojn prap lojen e buallait qe bejn per te mbrojt krimet e vjedhjet e tyre kta budallenj qe ata duan vecse te behen kurban te tyre.
Ilir META mund vetem te vjedhi prape shqiptaret….. kush i shkon nga mrbapa eshte IDIOTI ME I MADH ne vend. TURP per lulzim bashen qe i la demokratet ne dore te tij
Shoku rambushit jane vetem per te tu mare me lopet cfare do preseshn nga ku legen burre kurve
Te lumte
E thene bukur
qarte
sakte…
Sado te shkruani nuk mund ti vini dot ne ndihme nje te cmenduri si liri.
Ai ka humbur cdo sens dhe reagimi i shba dje i vuri vulen se ai hajdut eshte armik i drejtesise
Like hajduti qe kercenoi dje nga sheshi i mbushur me demokrate e ka vendin ne burg
Ke te drejt peza por nuk kuptoj vonesen e shkarkimit!!!
Problemi jone eshte se likja po i ben te dyja
Ore po iliri ka shkalluar. Kush do mbaj pergjegjesi per kete qenie te ndyr dhe veprime tqe merr ai se ai vete nuk duket i shqetesuar???