Prej Ramës, ne jemi të detyruar të kemi në krye të shtetit një njeri si Ilir Meta

4 Mars 2020, 09:23Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Edi Rama nuk po ngopet me pushtetin që ka marrë apo që i ka rënë në duar. Partinë më të rëndësishme në vend, atë socialiste, e ka bërë zap si njëherë e një kohë Enver Hoxha të vetën.

E patë Kongresin e fundit. Lajmi i vetëm ishte që mbajti një fjalim shoqja Nexhmija, d.m.th Linda Rama. E sikur të mos mjaftonte kjo, pjesa më e bukur e fjalimit të Ramës iu dedikua asaj.

Rama e konsideroi atë opozitaren më të madhe në këtë vend. Opozitaren e vetme. Dhe në fund, nuk mund të mos përmendte emrin e të birit, që na e ka bërë personazh urban. Nuk është çudi që në Kongresin tjetër t’ia japë fjalën edhe nënës, djalit të madh, vëllait.

Edi Rama ka në dorë parlamentin. Nuk e ka uzurpuar këtë pushtet. Ia lanë, ç’është e vërteta. Ia la opozita. Ai ka në dorë edhe pushtetin lokal. Edhe këtë nuk e ka uzurpuar. Ia la opozita sërish. Dhe Ramës i pëlqeu kjo punë.

Siç i pëlqeu edhe fakti që opozita ishte kundër Reformës në Drejtësi, e cila, Reforma në Drejtësi pra, tanimë është e komprometuar, më së pari ngaqë socialistët i kanë veshur një dhe vetëm një qëllim, arrestimin e Metës, Berishës e të ndonjë opozitari tjetër, dhe së fundmi me lojrat për të shtënë në dorë Gjykatën Kushtetuese.

Kështu i ka mbetur veç posti i presidentit pa e bërë të vetin. Dhe këtë po kërkon ta fitojë nëpërmjet shkarkimit të Metës. Ky e fundit e ka hak të shkarkohet, në fakt. Shkarkimi i tij është gjëja e duhur.

Por puna është se kjo maxhorancë i ka marrë të gjitha. Prandaj ia ka djegur shanset vetes për të bërë gjënë e duhur në këtë rast. Dhe kështu, ne jemi të detyruar të kemi në krye të shtetit një njeri si Ilir Meta.

La situazione politica non è buona. 

Lulzim Basha donte të bëhej kryeministër. Donte shumë. I lëshonte goja lëng. Dhe prandaj nuk i pritej. Pasi provoi të bëhej me kryengritje, me kanosje, me djegie mandatesh, me bojkotim zgjedhjesh lokale, me luftë kundër Perëndimit të korruptuar, tani duket se ka vënë mend dhe i është kthyer rrugës normale.

Mirëpo nuk ka gjë në terezi. Transformimi nga fajkua në pëllumb e ka zvogëluar fare si figurë, e ka bërë qesharak, e ka bërë karakter portokallie. Dhe me këtë ka bërë nervozë opozitarët, të cilët kanë mbetur me gisht në gojë.

Janë pa pushtet, pa mundësi për të abuzuar. Sepse gara politike në Shqipëri bëhet bash për këtë: për të shtënë në dorë mundësinë për të abuzuar.

Prandaj, pretendimi i opozitarëve se mbrëmë dolën në protestë për demokraci, për kushtetutë, për shtet ligjor, për ta çuar Shqipërinë në europë, se dolën të luftojnë edhe për të mirën time, që si budalla që jam nuk jam në gjendje ta kuptoj, se ata janë burrat e vërtetë të këtij kombi, se ata ishin në bulevard për flamur, madje për të dy flamujt, edhe për atë amerikan, ky pretendim pra të bën të gajasesh me të madhe.

Në mos, t’i sjell zorrët te goja. Sepse gjërat në të vërtetë janë ndryshe. Shumë ndryshe. Ajo protestë ishte një horrlik.

Protestuesit opozitarë nuk kanë gjë me socialistët e korruptuar. Thjesht do donin që të korruptuarit të ishin ata vetë. Atyre u qan syri për një tender, për një PPP, për një vend pune në polici, në dogana, për mundësinë për t’bo ndonji lek që ua ka vjedhur pala tjetër.

Ata thellë-thellë nuk kanë gjë me Edi Ramën. Përkundrazi, ata thjesht vuajnë pse nuk kanë në krye një si Edi Rama, që t’u dilte për zot pritmërive të tyre.

Menduan se kishin Lulzim Bashën, por janë bindur tanimë që nuk e kanë për këtë punë. Dhe tani i kanë shpresat te Ilir Meta. Madje, Ilir Meta është shpresa e vetme. Kjo është arsyeja që dolën në protestë mbrëmë.

La situazione politica non è buona…

17 komente në “Prej Ramës, ne jemi të detyruar të kemi në krye të shtetit një njeri si Ilir Meta”

  1. loni says:

    MUCI TE KA ARDHUR OREKSI MIRE , HA SE TE BEN MIRE , RAMES IA ………..TO.ET……..

    1. Stockholm's Syndrome says:

      Jo bre Muc Skapi, gabohesh se nuk di gja per rotacionin.Njihere Meta pastaj Rama e me pas Basha. Jane vllazen te nje ideali.Shumica e kuptojne por vuajne nga Sindroma e Stokholmiy, hej?

  2. Lon says:

    Cfare mut burri je ti mor kok tul, dukesh qe kur vesh pantallon me rripa se vithe per te qendruar nuk ke mo. Po si mor spurdhjak e dashke kryeminister nje krye ajdut, nje krye kriminel qe çfare si ka bo ktij vendi. Ky qe ai qe e perçau te majten i dha fitoren sal kriminelit, ky esht ai qe e shkel kushtetuten me duar dhe me kemb e ka hedh ne hale dhe vete e puth pastaj, jeni nje tuf analistesh qe keni ven pasuri me trillime duke filluar nga ty, ai qerozi se sdu tja kujtoj emrin, nga i zhulsi zheji, markat e nga mutrat, keshtu jeni o bole.

  3. h says:

    Nuk keni asnjë shpresë ,sepse jeni shoqëri e degraduar në çdo qelizë,në çdo aspekt,deri në pambarim.

  4. Diktat says:

    Bravo! Dhe mos e rr….j çfarê tē thonē antarët e bandave majtas djathtas qê po vriten se kush do marrē copēn mē tē madhe tē pasuris kombëtare!! Bjeru shushunjave !

  5. Klimax says:

    Me nje popull si shqiptaret ku sundojne akoma patriarkalizmi e ligjet kanunore mesjetare, eshte me se normale qe kryepushtetari te luaj rolin e diktatorit. Kjo gje i jep kenaqesi shumices (sot, votueseve e simpatizanteve te PS-se) qe udheheqesi i tyre po u “shtyp koken armiqve te atdheut”.
    Totalitarizmi nuk eshte dicka e re. Cudia eshte se po te kujtojme periudhat historike 1924-1939, 1945-1990, 1992-1997 e ne vazhdim, Shqiperia vetem me totalitarizem ka mundur te “mbeshtetet” me fanatizem popullor e te “funksionoj” si shtet.

  6. preshevali says:

    Ikë mor lap hafi, të gjithë ju allbanistancat ishit dhe jeni kunder shqiperisë e ne sherbimë te kishës greke qe ta dobesoni atë se ta zhdukni nuk mundeni sepse tjeter kush do qe ajo te jetë.

  7. Emigrante says:

    Po’ ky karafil a di me marr naj pozicion o e dridhet si potrà ne prush

  8. Shqiptar says:

    Mustafai nga fshati, xhonglon me qejf, jo topin e futbollit apo patate tè nxehta por fjalè tè huaja.
    I duken si ato pendèt e palloit qè dikush ia ka ngjitur nè shpinè, i duket vetja interesant.
    Kur nuk xhonglon fjalèt e fqinjève veriorè apo perèndimorè, u thotè njerèzve se èshtè i dhènè pas pllakave tè gramafonit, pèrdorim para-mbrapa.
    E kuptoni tani pse njèherè e njèkohè, nuk lejohej çdo pallua si ky tè vinte nè kryeqytet?
    Largojini kèta rripa tè budallallepsur nga ekrani. Shqipèria, meriton mè tepèr sesa lèngun e zi tè kazanit tè mbeturinave. Nuk kam asgjè kundèr serbishtes apo italianes, thjesht nuk duroj dot qè jargaxhinj fshati tè mè shiten pèr qytetarè. Nuk bèhet stan me lepuj gramafonxhinj.

  9. FLUTURA says:

    Nuk ka njeri me te urryer se ai, qe thote te verteten…

  10. Timi says:

    Po pra e gjete…por pse nuk flet per manovren brilante qe vetem politikane si Rama mund ta vejne qe per te vazhduar reformen ne drejtesi pa pengesa nga hajduti Meta e coi ne presidence… por hajduti edhe atje i shkeli te gjitha ligjet ne kembe dhe tani do shkarkohet dhe do shkoj ne burg.

  11. Albanian,I'm sorry. says:

    Muçi ka thane nj te verteten qe asht nji tragjedi per kete popull inferiore servil qe osmanllinjet i kane ndryshuar ADN-ne.
    Askush nuk mund te kundershtojne faktin se ato “shqipe” qe rrinin poshte tribunes se Ilir Metesishin aty kunder korrupsionit dhe maskaralleqeve te qeverise se Edi Rames.
    Ata ishin aty sepse duan te vjedhin (te marrin pjesen e tyre ne grabitjen e fukarejve ) dhe pasi humben besimin te hajdutat e P.D me Lulin ne krye nuk mund te gjenin per prijes nje hajdut ma profesional se Liri Floriri si i vetmi qeveritar shqiptare i certefikuar me za e figure si superhajdut .
    Qe shqiptaret te bejne shtete brenda dhe jashte Shqiperise duhet te presim se paku edhe 70-80 vjet.

  12. qytetari says:

    Ky i gjori corovodas,qe ka rene ne kryeqytet,pa kulture dhe rritur me edukate familjare komuniste-krahinare te llojit dridhe like,vazhdon te vuaje keq nga sindromi i nje madheshtie teper vulgare.
    Aq sa sa ndjehem une kozmonaut,aq vazhdojne ta ndjejne te tjeret Nanon gazetar.

  13. Endri says:

    Është një shkrim i ekuilibruar, realist dhe në interes të stabilizmit të gjendjes, të përparimit dhe të zhvillimit të Shqipërisë. Faktet qëndrojnë që të gjitha. Cili nuk qëndron?! Nuk po e kuptohet se pse disa komentues po e ndotin me qëllim apo nga moskuptimi (?!).

  14. skraparlliu says:

    Shume shtrenjte ta ka paguar kokmadhi e kryehajduti per te bere kete shkrim o i pafytyre, o bythe lepires

  15. Nik says:

    Mblidh njerez me detyrim dhe interes nga te kater anet e vendit dhe tuboi ne Bulevard per te demostruar “mbeshtetje popullore” dhe je ne rregull! Bota “eshte me ty”, populli “eshte me ty” dhe zgjedhjet e radhes i “ke fituar”. Fli gjume rehat Z. Basha, se dhe kete punen e tubimeve qe te besdiste tash e ka marre persiper Z. Mete.

  16. @autori says:

    I dashur Muci.
    Keni (jo vetem ti) shume vite qe e shani (me te drejte) klasen tone politike pa perjashtim, qe po e shkaterron vendin, ndergjegjen dhe mireqenien e popullit. Demokracia eshte thjesht nje iluzion dhe demagogji e mafies politike. Ne fakt shteti ligjor eshte bere cope ose pothuajse nuk ekziston per qytetaret e tij. Ai i sherben vetem nje grushti Hajdutesh dhe Kriminelesh qe grabisin dhe dhunojne nje popull te tere. Meqe fati ju ka caktuar qe ta ushqeni kete populli me propagande dhe meqe kam nje shprese se je pak me i sinqerte se disa te tjere, perse nuk e merrni ne konsiderate variantin e nje protektorati te perkohshem (>25 vjet) nderkombetar per Shqiperine (ndoshta bashke me Kosoven)? Fundja, de facto, ne nuk kemi sovranitet dhe besoj se akoma nuk jemi te afte per ta pasur ne kuptimin e plote te fjales. Mundesisht shtjelloje kete teme ne nje nga serialet e tua te Provokacias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje