Nga Eduard Zaloshnja
Bazuar në të dhënat zyrtare të KQZ-së dhe të Gallup-it, banorët e rritur të Shqipërisë në vitin 2017, u përvijuan në tre sinorë të ndryshëm elektoralë, që ishin pak a shumë të barabartë. Pavarsisht se në zgjedhjet e 2017-ës nuk kishte koalicione zyrtare mes partive, tre sinorët e ravijëzuar qartazi ishin: 1) sinori “kuqeblu”, ku dominonte flamuri blu i PD-së dhe flamuri i kuq i LSI-së; 2) sinori “violet” ku dominonte flamuri socialist; 3) sinori “gri”, i populluar nga banorët mosvotues. (Shënim: 1.4 milionë emigrantët e llogaritur nga Gallup-i nuk futen në këtë tablo, sepse vetëm pak mijëra prej tyre vijnë për të votuar në Shqipëri).
Në të gjitha sondazhet që kam zhvilluar pas zgjedhjeve të 2017-ës, kam konstatuar një rregullsi të frikshme. Me luhatje brenda kujfive mëse normalë të marzhit të sondazheve (+/-3%), përgjigjet e pyetjve me konotacion politik janë grupëzuar pak a shumë brenda 3 sinorëve të sipërpërmendur.
Fjala vjen, pyetjes “A duhet shkarkuar Ilir Meta nga posti i Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës?”, shumica dërrmuese e popullit “violet” i është përgjigjur “po”; shumica dërrmuese e popullit “kuqeblu” i është përgjigjur “jo” dhe shumica dërrmuese e popullit “gri” i është përgjigjur “s’e di”. Dhe jo më kot, në sondazhet mujore që kam zhvilluar prej qershorit të 2017-ës (me pak përjashtime), PS-ja më del me vota që luhaten diçka mbi 50-përqindëshin, ndërsa koalicioni “kuqeblu” diçka poshtë 50-përqindëshit.
Që “revolucioni” i nisur në bulevard më 2 mars nga Ilir Meta të ketë sukses afatgjatë, duhet që t’i bashkohet jo vetëm populli “kuqeblu”, por edhe populli “gri”. Sidoqoftë, ky i fundit s’para u bashkohet politikanëve që, në një mënyrë apo në një tjetër, janë ulur për 30 vjet në krye të sofrës së pushtetit…
Dhe pastaj kur rezultatet nuk dalin si I kan qejf shefat e tu ti I fut nje artikull ku shan popullin si alabak e ‘vlla kurve’ sipas Cupit ose ‘bir kurve’ meqe je amerikan dhe je ne rregull. Nxirre njehere ate artikullin qe ke bere mbas zgjedhjeve para disa vitesh ku ste doli rezultati ta lexojme. Kelysh kazanesh.