Nga Alfred Peza
“Manifestimi” i 2 marsit u tha fillimisht se do të ishte një “besëlidhje” e re e Ilir Metës me shqiptarët. Edhe përpara, por edhe pas çdo dite të re që po kalon, jepet gjithmonë një arsye e re, një arsye e ndryshme për shkakun pse ai vendosi që ta lerë Presidencën dhe të dali në rrugë.
Njëherë u tha se ky hap u ndërmor për tu përballur e për të zhbërë “grushtin e shtetit” të mazhorancës.
Herën tjetër u tha se do të dilte për ti prirë “revolucionit popullor”, që nuk po e duroka dot këtë qeveri.
Më pas u tha se këtë po e bënte për tiu kundërvënë projektit të shpopullimit të Shqipërisë, pasi shumë qytetarë janë larguar vitet e fundit jashtë vendit.
Pastaj u tha se kjo po bëhet për tri arësye të tjera; Për të mbrojtur Kushtetutën. Për të mbrojtur lirinë. Për të mbrojtur demokracinë.
Një herë tjetër u tha se kryeqëllimi është që të “rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion”.
Më parë ishte thënë se kjo po bëhej për të mos lejuar që të shtypej vullneti i popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese.
E kështu me radhë e pafundësisht, përmes shprehjesh standarde e parrullash politike, të cilat mund të ishin thënë kurdo që nga dhjetori i 1990 e deri më 2 mars 2020. Të cilat mund të thuhen çdo herë tjetër, edhe përgjatë 30 viteve të ardhshme.
Me sa duket në mungesë të një kuaze të vetme e të vërtetë politike, të një shqetësimi real qytetar, të një shkaku madhor të qenësishëm që buron nga një hall i madh kombëtar për tu adresuar për zgjidhje, duket sikur po sajohet çdo ditë nga një gjë e re. Me synimin e qartë se përmes nxitjes artificiale nga lart, të mund të krijojnë pakënaqësi e tensione sociale në vend, për ta detyruar Kryeministrin Edi Rama që të ulet për të bërë një pazar politik.
Në pamundësi për ta arritur këtë, po mundohet që ti shtojë sa më shumë pikë profilit opozitar përpara syve të publikut, me shpresën se do të mundet që ta konvertojnë të gjithën këtë nesër, në një projekt politik e elektoral. E në fund fare, kur të vijnë zgjedhjet, edhe në vota e mandate përfaqësimi në Parlamentin e ardhshëm.
Skenari identik me këtë që po tentohet nga Meta përgjatë këtij viti, u zhvillua nga opozita shqiptare gjatë 2019. Ndryshimi i vetëm është se Basha, Berisha e Kryemadhi e nxorën opozitën nga Parlamenti në rrugë, duke bojkotuar më pas edhe zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit.
Edhe ata folën dje, si Ilir Meta sot. Në emër të sovranit. Për “revolucion popullor”. Për zbatim të vullnetit të popullit. Për mbrojtje të demokracisë e shumë të tjera si këto. Fundi i historisë dihet tashmë. Opozita e rrugës as pazar politik nuk mori, as Edi Ramën nuk e rrëzoi dot dhe në fund të fundit, u detyrua që të rikthehet sërisht atje nga u nis. Në sistem. Por, vetëm pasi i kishte humbur të gjitha pushtetet rrugës.
Ndërsa Ilir Meta ka vendosur që të bëjë politikë duke mos e lëshuar zyrën e kreut të shtetit. Duke dashur që përmes saj të vetviktimizohet, me shpresën se kështu do të maksimalizojë, mbështetjen popullore për të.
E kur e gjitha ajo që nisi në 2 mars do të përfundojë, qytetarët do kuptojnë se të folurit në emër të tyre për kazuse dhe halle të rreme kombëtare, ishte rruga përmes së cilës Ilir Meta kërkoi që të zgjidhte veç hallin e vet personal.
Po pra po…
Kush genjehet nga meta se do dali ne shesh se shpopullohet shqiperia eshte idioti me i madh!
Meta fluturon me presh ne BYTHE
Vec ketyre, edhe fundi pa lavdi i nje presidenti.
Kishte te gjitha mundesit ta mbyllte ndryshe dhe nderkoh fundi i erdhi si nje karagjoz dhe klloun
…nje profesor n.a. pyeti gjate nje leksioni (ne kohen e recesionit ekonomik ne uk) se kush eshte rreziku I dyqaneve firmato…
….te gjithe filluan te mendoheshin…kur njeri shpertheu…ata me te varfrit ne shoqeri tha…ata do ti marrin dhe do ti shesin etc etc… profesori nenqeshi dhe u pergjigj…me vjen keq qe as nuk more mundimin te mendosh dhe analizosh…por direkt u pergjigje me ate qe eshte steriotipi dhe propaganda qe vjedhin vetem ata qe jane te varfer…e kunderta eahte e vertet the…pse??? Fare e thjeshte …ne nje dyqan firme nuk mund te futet nje lypsar sepse nuk do ta lejonin te afrohej…nje I veshur me kostum te shtrenje megjithate…di ti hapeshin dyert…dhe eshte me prpbabilitet te larte per te vjedhur aty sepse do te mbaje standartin qe per shkak te recensionit mund te kete humbur gjithcka…
…..tani te vijme tek mitingu I presidentit dhe ata qe u mblodhen dhe perse u mblodhen…shtetin…dyqanin e tyre luxury (firme) qe kane humbur dhe duan ta bastisin sic kane bere ne te shkuaren…sidomos kur behet fjale per miliarda qe do vijne per rindertimin…
…presidenti do shpalle zgjedhje te parakohshme sepse e di qe po ndertoi Rama shtepite e njerezve ekonomia do rritet…sikur 40pence per eruro te kthehen ne ekonomi do te mjaftojne…ata qe do behen me vila do ja japin voten sepse do ndihen grateful…keshtu qe morrat nuk do kene shanc qe te kthehen ne pushtet….
…..kaq e thjeshte eshte…mjafton te kujtojme qe politika eshte ekonomi…mos e harroni dhe anashkaloni kete….
shume flitet nga “analiste” politikane etj etj per zbrazjen e shqiperise , njerezit po larhohen nga ky vend sepse politika eshte e demshme,
Shqiptaret kane ikur dhe do ikin si cdo vend tjeter, ketu ku une punoj ka emigrante qe vine SOT dhe nga Hollanda, Australia, Zelanda e re, biles dhe nga Gjermania…..
Pra nuk ikin vetem shqiptaret, cdo njeri iken per nje jete me te mire.
por me vjen cudi qe asnjeri nga ju as sot e as dje nuk permendni aspak morine e njerezve qe iken nga shqiperia ne 1990 – 2000, > tashti thoni se po iken truri i vendit …….?? me nje fjale sipas jush aty kane mbetur njerezit pa tru ( iliri po se po ) dhe te mencurit ( NE qe kemi ikur jemi te mencur ….??) aspak nuk e besoj kete.. NE BUDALLENJET KEMI IKUR, VJEDHESIT KANE MBETUR ATJE qe po ja heqin dhe breket shqiperise ( kujto Bujar Asq kur thoshte se atje vjedhin dhe lapsat e kopshteve per femije )
shpresoj dhe besoj qe nje dite malli i vjedhur do ti kthehet te zotit- SHQIPERISE.
Meta me kete foto kujton ata boksieret qe dalin nga dhomat e zhveshjes secili me kengen e tyre…e turpshme per nje President Republike. Nje dite del njeri ben kllounin me gazetaret, diten tjeter ky boksieri…show shume i rendomte.
Hipokrizia me e madhe nder hipokritet. Perpara se te ulej ne gjynj te bente pak nje bilanc, se cfare ka ber nder vite per ket vend. Pervecse ka mbajtur menderen ngroht sa ne nje post ne tjetrin e duke u majmur ne shpine te shqiptareve. Duke vjedhur te gjitha tenderet e mundura per zhvillime te ndryshme.
Po boll ka shtyp lek ai kaq vite. Politikani me finok dhe i zgjuar qe ka shqiperia. Tani ben si atdhetar i thekur dhe patriot. Hajde Llike hajde…
Me perzien organizmin .
Me shkakton te viella
Me neverit te qenurit shqiptar .
Ben dhe shqiponjen ky qe i vodhi floririn
Ik o Hajdut….zhduku o preher….partia jote është intrige e gjalle…Ik oj prostitut se ke 30 vjete që vjedhë këtë popull ti me shoket e tuje….Lsi bazë droge në gjithë shqiperin….